Sali Berisha është shkaktari kryesor i humbjes së partisë Demokratike, duke mbajtur afër njerëz pa meritokraci dhe për hallet e tij personale. Shprehja e dhunës nga përfaqësues të lartë të PD-së gjatë fushatës ndikoi negativisht edhe në këtë humbje të thellë të opozitës, si rastet e Elbasanit me djalin e Luçiano Boçit, Dibrës me Xhelal Mziun, Lezhës me ish-gjyqtarin sheik Gjin Gjoni apo dhe i Korçës me Bledjon Nallbatin.
Kështu shprehet përfaqësuesja e PD-së, ish-kandidate e Primareve, Alesia Balliu, në studion e Report Tv, për maratonën zgjedhore.
“Shfaqjet e dhunës në PD ndikuan edhe në rezultat, sherret brenda partisë në Elbasan, skenat e dhunës me djalin e Luçiano Boçit, ajo e Korçës me Bledjon Nallbatin dhe jo vetëm, ajo ishte një shuplakë në fytyrën e PD-së. Këto ishin zgjedhje për t’i thënë ‘Jo’ Sali Berishës, nuk ishin për PS-në. Ky është fundi i një epoke berishiane, ose në të kundërt Berisha do fundosë edhe PD-në”, tha Balliu.
Më tej ajo jep edhe shkaqet e një humbjeje kaq të thellë të PD-së.
“Berisha shkaktari kryesor për mbajtjen e Ramës në pushtet dhe po i jep 83 mandate. Është ai shkaktari kryesor që paguan 6 mln dollarë për të hequr damkën e zezë personale, kurse anëtarët e partisë s’kishin lekë as për kafe. Për LaCivitën kishte lekë, për besnikët ka lekë, për demokratët e tjerë nuk ka.
A jemi për interes personal apo të partisë. Berisha hyri për të humbur dhe mori një humbje që meritoi, të thellë dhe të merituar. Ai mori 1 milion shuplaka dhe duhet të mbajë përgjegjësi”, vijon Balliu.
Në lidhje me deklaratën e Berishës për vjedhje votash apo bllokimi i numërimit të votave të diasporës në Greqi, Alesia Balliu thekson se është një alibi për të mbuluar humbjen e turpshme dhe se duhet të ketë masa ndaj shkaktarëve. Ajo kërkoi edhe largimin e Flamur Nokës, si një prej autorëve të kësaj humbjeje.
“Janë bërë qesharakë me alibinë e humbjes dhe kontestimit të rezultatit. Kërkojnë të gjejnë alibi. Unë mendoj se Flamur Noka duhet të largohet nga politika. Ata janë shkaktarët e kësaj humbjeje.
Ata janë për interesa personale, një grup i vogël berishistësh dhe të paaftish, që po japin e do japin figurë të shëmtuar edhe më 16 maj kur do vijnë liderët e Europës, ku do zhvillojnë protestë. Ata e dëmtuan partinë që në Primare, ju e patë, si qëndruan jashtë Tabaku, Alimehmeti, sepse do hynte djali i Fahri Balliut.
Unë i qëndrova Berishës në Foltore sepse tha isha kundër Bashës e do bënte diçka ndryshe, por ai veproi njëlloj. Parashikova rezultatin 10 me 4 në Elbasan. Koha më dha të drejtë dhe pa ikur Noka, Vokshi, Berisha etj., PD nuk vjen në pushtet dhe Rama shkon për mandat të gjashtë”, tha Balliu.
..... dhe Rama shkon në mandat të gjashtë!Falemnderitpër sinqeritetin e shprehur,nga goja jote në vesh të Zotit!
Keto funderina , hajna e trashamake duhen larguar nga Tirana , se kane mbetur dhite e kukisit pa kullotur pasi keto cobanet I lane tufat rrugeve te fshatit, te shkojne ti mbledhiin se eshte zanati I vjeter I tyre.
Ke folur tamam, me 6 mln dollar donkish bere super fushate,. Por sic thoshte dhe Xhaferri, saliu nuk kish hallin e PD apo dhe demokrateve por hallin e njolles se vet. Vertet duhen larguar noka e vokshi, puna eshte kush ti largoje, kur saliu i futi ne liste te sigurte. Demokratet e vertete duhe te largojne te gjithe keto kalbesira, se sic thote evi kokalari, sa me shpejt aq me mire para se te vij momenti e te mos kete me PD. Tmerr. Vk