Blendi Fevziu: Rama kontrollon të gjithë pushtetet, por nuk mund të them se është autokrat!

17 Janar 2023, 09:11Politika TEMA

Blendi Fevziu: Rama kontrollon të gjithë pushtetet, por nuk mund

Gazetari Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku foli për qeverisjen e Edi Ramës dhe mandatin e tij të tretë. 

Fevziu deklaroi se Rama ka sot në zotërim të gjithë pushtetet, por shtoi se nuk mund ta quajë atë një autokrat. 

"Mendova se Rama do ta kishte të vështirë, por opozita ia ka bërë të thjeshtë! Jemi në mandatin e tretë të qeverisjes së Edi Ramës. Është politikë e personalizuar, që pas ndryshimeve të 2008. Rama, mendohej se do të ishte mandati më i vështirë, por po kalon më lehtë, për shkak të problematikave dhe kaosit të brendshme të opozitës.

Mazhoranca qeveris nëpërmjet njerëzve kryesisht jo politikë. Ministrat janë pa ndonjë personalitet. Rama ka një qetësi edhe në ato institucione që pati probleme, siç ishte presidenca. Rama kontrollon për momentin të gjithë pushtetet.

Fjala autokrat është fjalë shumë e madhe dhe nuk dua të hyj aty. Edi Rama ka nën kontroll dhe dominon pjesën më të madhe të institucioneve politike. Nuk mendoj se dominon opozitën.

Për drejtësinë nuk di të them, është më e koklavitur, sepse te drejtësia kanë dorë edhe ndërkombëtarët. Nuk është aq e lehtë sa duket. Për mua, drejtësinë do ta kishte më kollaj pa reformën në drejtësi", tha Fevziu.

8 Komente

  1. B
    Bureto

    Epo fole një herë me objektivitet o Fevzo. S'kam ç'të të kritikoj. Kjo është e vërteta ky është realiteti. Ramën, përveç se ka pushtetin e dhënë nga elektorati, ndihet komod dhe për shkak të 'çorbës' ku ndodhet PD, çorbë që e ka gatuar ndër vite monstra Saleh Berisha që çoi në berishizimin e saj. E ç'faj ka Rama këtu, kur një ndihmë i'a ka dhënë personalisht Salehu me ndryshimet që bashkë i bënë Kushtetutës në 21 prill 2008? Sigurisht përveç zullumeve të vetë Berishës dhe klanit të tij familiar e politik, që çuan në mandatën "non grata" të ShBA dhe MB. Nga ana tjetër duhet pranuar se Rama, në rrafshin politik, jo vetëm rezultoi më i zoti se ai, por edhe pse në kurriz të tij nuk rëndojnë thuajse fare ato që në aktin e DASH-it i atribuohen Monstrës, për gjithë periudhën 30 vjeçare të tranzicionit si: Minues i demokracisë, shantazhues i drejtësisë dhe korrupsion madhor për përfitime nga familja dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të tij. Dhe këtë diferencë më së pari dhe mbi të gjitha e kanë bërë vetë shqiptarët, që në shumicë s'po them e urrejnë, por nuk e duan Salehun. Sa ta kuptojnë këtë ata që i shkojnë pas, Rama do të "mbretërojë". Besoj se Fevzo, edhe pse shprehur me shumë elokuencë dhe diplomaci, këto ka menduar apo ka patur parasysh.

    1. t
      tosi

      nuk eshte se i kontrollon por thjesht nuk din ato te kontrollojn veten e tyre

      1. L
        LONI

        ORE E NJEK ME NJERI KET MASTROLINDON SE KETO VITET E FUNDIT E KA HUMB ICIK I SHKRETI

        1. i
          ilir

          Ik ore fevziii kar muti

          1. b
            beni

            po ca karin thu ore fevzi

            1. O
              Oligert

              Po se jan kara kta te tjeret e ja lejn vet ca te bej Rama

              1. A
                Ani

                Rama nje nga kryeminitratvme te mire qe vendinka patur

                1. E
                  Eno

                  Po te gjithe ato ministra ca jan apo vl

                  Lini një Përgjigje