Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, foli me nota pozitive për progresin e Shqipërisë në rrugëtimin për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Nga Brukseli, nga ku u takua me kryeministrin Edi Rama, Antonio Costa tha se “sot po çelim një grup kapitull tjetër me Shqipërinë” dhe se ambicia BE-së është që të çelë edhe më tej grupkapituj për të negociuar gjatë këtij viti me vendin tonë.
“I gëzuar që pres sot kryeministrin Edi Rama, sepse zgjerimi drejt BP është përparësi e qartë për BE dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen për begatinë dhe stabilitetin e vendit tonë dhe është vërtetë inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim.
Sot po çelim një grup kapitull tjetër dhe ambicia jonë është që të çelim edhe më tej grupkapituj për të negociuar gjatë këtij viti sepse kemi një kalendar shumë konkret dhe duam që ta realizojmë.
Kjo është shumë e rëndësishme për BE, për Shqipërinë, shenjë mjaft e rëndësishme edhe për të gjithë rajonin sepse mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien paqen dhe stabilitetin në BP është në Bashkimin Europian me anëtarësimin në të.
Ja pse do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj për të vizituar të gjashta vendet e BP për të rritur bashkëpunimin tonë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të pasur rezultate të mira të anëtarësimit.
E rëndësishme të jemi bashkë sepse bashkë jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Europë më të fortë”, tha ai.
Ju ngeli suma në avion këllirave
...ka " treguar" ???!!!" progres"...???!!!..Mero ka para te mos perdori vetem Google translate, lol = mire e ka komentuesi me siper...ngeli duke dhjere vetem jashte shtetit, legeni yne.......por rrocin do marre.......se do ndaje pushtetin me Sali Berishen e cerrat e tij,.....lol
Fshati feston me ato pak gjera qe ka, ndersa "qyteti" i kenetes dehet me pordhet e fallxhorit nga Amerika.
Nese Shqiperia hyn ne BE ne 2030, Rama meriton nje permendore ne mes te Tiranes dhe amnisti per cdo gje we mund te kryeje gjate jetes. Do jete hero. Nese jo.....thjesht nje politikan qe ben fushata.
Më të poshtër se ne shqiptarët nuk ka.Jo sikur flitet për diçka që i bëhet mirë Shqipërisë por sikur Rama po bën punë të këqia për vëndin.Vetëm sharje vetëm mallkime.Dijeni mirë se ai që mallkon dhe shan shpejt a von do thyejë hundët.Mereni me mënd të hyjë në luftë Shqipëria ne do vritemi me njëri tjetrin.Gëzohemi kur shajmë Shqipërinë.Të shash Greqinë këtu të shëmbin në dru ...