Braktisi koalicionin me Berishën, kreu i Aleancës Maqedonase: S’na dhanë asnjë vend në listë

12 Mars 2025, 11:13Politika TEMA
Braktisi koalicionin me Berishën, kreu i Aleancës Maqedonase:

Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga koalicioni opozitar “PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në garën për zgjedhjet e 11 majit.

Pasi dërgoi kërkesën në KQZ për të dalë nga koalicioni, kryetari i kësaj partie, Vasil Sterjovski zbuloi arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

Ai u shpreh se PD nuk i kishte dhënë asnjë mundësi kandidimi në qarkun e Korçës, si edhe në zona të tjera, ndaj kërkoi largimin nga ky grupim politik.

“Dështuam në negociata. I kërkova një vend në listën e hapur të Korçës, por refuzuan. Edhe në qarqe të tjera nuk na dhanë vende. Pra koalicion, por s’na dhanë asnjë vend në listë”, tha Sterjovski.

Mundësitë e Aleancës Maqedonase për Integrim që të bashkohet në koalicion tjetër në kushtet aktuale janë të pamundura për shkak të tejkalimit të afatit të regjistrimit pranë KQZ, dhe opsioni i vetëm është garimi në listat e subjekteve të tjera të regjistruara.

4 Komente

  1. S
    Saliqeni

    Je mbrapa listes o bajge maqedonase ….ne si Lipe Shtoku

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ja hadhi Saliu, deputet nongrata baba i Spakut

      Ha ha ha, cfare estrade ka organizue Sali maloku.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kolegu i SPAK -ut

        SPAK-u është investim i PS -së tha lali fiku para ca muajsh?? Dhe takoj kolegët 8 orë pa ndërprerje si qenka i saliut tani?? Si se patëm kuptuar uauuu lal qelisë dmth ja paska ngulur saliu..........vijon perralla e lal milionerit

        Përgjigjjuni
      2. r
        robi

        Po si mund te lihesh jashte liste sharebajga hundpinoke e Jales xhixho hundpinokja e bija e hajdutit te leshelise, leshelija e ka marre rrugen e mutit me 14 maj 2023.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje