‘Bufi&Tiku drejt bashkimit’/ Rama ndan dialogun satirik, Berisha-Lapajt: Kjo është harta e masakrës elektorale

27 Prill 2025, 10:09Politika TEMA
‘Bufi&Tiku drejt bashkimit’/ Rama ndan dialogun satirik,

Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar sërish me "serinë" e radhës të "Bufi&Tiku drejt bashkimit", duke vënë në shënjestër Sali Berishën, Adriatik Lapajn dhe Lulzim Bashën.

"Dialogu" nis me kreun e PD që flet për një "hartë të masakrës elektorale", me qëllim akuzimin e qeverisë për manipulim zgjedhjesh.

Lapaj përpiqet të sjellë në vëmendje se zgjedhjet janë me lista të hapura dhe vota e popullit është e shenjtë, por Berisha e ndërpret.

Nga ana tjetër, Basha i përmend Amerikën dhe ironizon me statusin “non grata” të kreut të PD.  

Pjesë nga dialogu:

Berisha: Pra kjo është harta e masakrës elektorale 2025! Tiranë, zemra e krimit! Tre mandate të opozitës nuk do të gjenden sepse narkoregjimi i ka tretur përmes një serveri misterioz.

Lapaj: Sali, Sali! Prit një sekondë! Po këto janë zgjedhje me lista të hapura! Janë vota të popullit që ne s’mund t’i tresim për të akuzuar Ramën...

Berisha: Lapaj! Përqendrohu se s’kemi kohë për mendjelehtësira! Ja Fieri, narkoRama ka droguar fshatarët e Myzeqesë . Katastrofik për opozitën! Në Durrës narkomafia ka sjellë vota fejk të diasporës me anijet e karburantit. Opozita përtokë..tamam siç na duhet në 12 Maj! 

Basha: Në Durrës s’ka mundësi Aty fitojnë Euroatlantikët se aty...7x7??? Po më marrin nga Amerika Doktor, ta hoqën non gratën ty këta? 

Berisha: Non gratën ma vure ti.

Lapaj: Po njerëzit, votuesit? Populli? 

Berisha: Lapaj! Populli na duhet për revolucion jo për një mandat tëndin që nuk i duhet as dreqit. Misioni ynë është vota e lirë! Lufta për votën e lirë! 

Lapaj: Po populli? 

Berisha: Populli do lexojë dosjen e zezë. Prandaj ulu dhe fillo punën për dosjen....Në Dibër do urdhërojmë Xhemalin të rrahë Xhelalin dhe do lajmërojmë Sherifin për aktin e xhelatit Edvin Rama..

Basha: Posi posi sherifin ta bleu Rama, votoni numrin 5 tha!

Berisha: He he he he...Janë prova teknike! Albanaaa hape dritën! 

8 Komente

  1. g
    goshi

    Hajduti LLAPA bashkohet me vrasësi dhe hajdutin Sali non grata për të përmbysur Ramën...!!!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bufi dhe Tik Rosa

      E bukur shume me kenaqe....

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tiku=Saliu=Shabani=Shehaj=nje mut

        Te behet Tiku deputet, obobobobo, hahahahaha. Populli do ti jape nje hu ne b.... Tikut te Saliut. Llapaj pellet si te jete vllai i te madhit burre zotni Ver Llapa.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Z

          Ramut na sqaro edhe nje here perse e akuzove babain tend Kristaqin qe eshte babai biologjik i Greg, e pe vete qe teshkerdheu gruan apo te tha mami Neta.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Z

            E kemi thene,Llapa eshte llapaqeni Saliut,kush nuk e kupton eshte cyryk.

            Përgjigjjuni
            1. V
              V

              Adriatik Llapaqeni eshte me keq se Sali haleja,shikoni si e imiton rrumpallen e Vicidolit.

              Përgjigjjuni
              1. V
                V

                Kush voton kopjen e Saliut Llapaj llapaqenin ka votuar Saliun.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Muci i USA ;po jo ai diplomati

                  Edi , qe ti je llapaqen , rrugac , ordiner, eshte shume e thjeshte per ta ditur, une nuk e njoh shume mire Adriatikun,por ty jo une por te njeh gjithe Shqiperia, une nuk votoj Saliun, qelbesiren me te qelbur qe ka nxjerre kombi Shqiptar,por as ty nuk te votoj , ti ne Saliu eshte nje deshtak qelbesire me poture, ti je nje qelbesire me xhinse(demek moderne , flet pak me mire anglisht , por prape je nje qelbesire, prandaj do votoj Adriatikun, sepse nuk ka asnje lidhje me ju ndyresira! e cta sgjase me.......

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje