“Burri ka kohë te turpërohet gjithë jeten e vet”- Salianji replikon me Berishën: Vetëpërjashtimi? Ka frikë nga gara! PD nuk është klub privat

23 Mars 2026, 14:25Politika TEMA
“Burri ka kohë te turpërohet gjithë jeten e vet”-

Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me deklaratat e Sali Berishes, i cili quajti ish deputetin e PD “si të birësuar”.

Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se Sali Berisha ka frikë nga gara dhe demokracia.

Ai thekson se ‘PD nuk është klub privat ku hyrjet dhe daljet vendosen me humorin e një njeriu, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla’.

“Në mungesë të votës, shpik etiketa. Në mungesë të garës, shpall “të vetëpërjashtuar”. Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara. Partia Demokratike nuk është klub privat ku hyrjet dhe daljet vendosen me humorin e një njeriu, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla dhe me votën e anëtarëve të saj. Ironike që ky që flet për demokraci, është i pari që i trembet asaj. Unë nuk kam nevojë për bekime, as për leje. Kam vetëm një kërkesë: garë të hapur dhe votë të lirë. Pjesa tjetër është zhurmë për të mbuluar frikën. E frikë bën mirë që ka se e ka keqpërdorur funksionin për interesa personale dhe biznesi! Demokratët duan një Parti Demokratike fituese”, shkruan Salianji.

Ndërsa sa i takon pjesës tjetër që tha Berisha, në lidhje me një mendim që Salianji i kishte kërkuar kreut të PD që të firmoste një deklaratë për të mos “vrarë” Fatmir Xhafën, ish deputeti demokrat tha se kjo është një shpifje.

Ai u shpreh me ironi se “ Berishës i flet subkoshienca se ka merak se mos “vrasim’ Ramën me votë”.

“Sa për hallin që ka se mos “vras” Xhafën, i flet subkoshienca se ka merak se mos “vrasim’ Ramën me votë. Burri ka kohë te turpërohet gjithë jeten e vet, por të bierë në këtë nivel është e paimagjinueshme dhe fiks siç nuk e urojnë as kundërshtarët më të ashpër!

Shpifje si kjo tregojnë sa të madhe e ka frikën dhe dëshpërimin, akuzat për vrasje dihet kush i ka mbi shpinë,  siç dhe tregon mëndesinë vrasëse sepse  dikush  që dëgjon këto biseda dhe nuk i denoncon tregon për veten!

Meqë ky po e mbështet SPAK këtë periudhë, unë jam i gatshëm dhe i bëj thirrje SPAK të nisë hetimin për tentativë vrasje ose moskallëzim krimi”, shkruan Ervin Salianji.

14 Komente

  1. M
    Mos u genje Salianj :

    PD eshte jo vetem klub privat por qe udhehiqet nga sekti i grupit te deputeteve te listes qe priten me lule nga CDU.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skypion

      Me thone: ore Skypion po si nuk e the nje gje per kete Salianjin?! Ne fakt kam thene. Gjithsesi po e perseris me pak fjale: pas nje burri te suksesshem qendron nje grua e forte - pas nje burreci qe don te behet burre i suksesshem qendron nje rruspi...! Ky eshte komenti qe kam per kete spurdhjak. Besoj se e kuptoni te gjithe.

      Përgjigjjuni
      1. z
        zeri i arsyes

        Skypion, po per nenin Basha dhe fuqine e tij ligjore, ke ndonje koment?

        Përgjigjjuni
      2. P
        PD

        Eshte duke luajtur me regji…., Po bën “babalen” e radhës…, plehëra!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fili

          O djal, ky luajti mënç një dynja brenda dhe jashtë vëndit. Ky ( berishiani) ja ka kaluar enver hoxhës. Na vjen keq për ata që i shkojnë mbrapa, atyreve u them koqet e koqeve të koqes së enverit. Nuk mund tja thuash dit kujt jash shtetit, se kush është dhe kujt i ka shërbyer berisha. Demokratet sgsjnë kur nuk dinë te shajnë, shajnë komunisti i enverit, kur kryekomunistin, njeriun më besnik të enverit, e mbajnë kryetar, një soj si të bësh një oficer të gestapos së hitlerit, kryetar partie. Nuk e kupton dot llogjikën e njerezve që kanë frikë nga ky njeri.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cfare do mbjellesh do korresh.

            Po mire o komentues qe pd i ka pjesen me te madhe dhe sidomos ata qe qoftelargu mban reth si ky dhe me keq se ky, ketu nuk eshte se kush i del ketij perballe problemi eshte ulerites se fenomeni Berish nuk pranon asnje rregull ne ate Parti se rregulli eshte ai vete. Ktij Salianjit por me mbrapa do shikoni dhe Berdheren qe qene me Bashen dhe e kishin ne dore ta largonin njehere e mire si grup parlamentar dhe u servilosen tek berua athere. Keta servila moren dhe do marrin ate qe meritonin. Do ti zere haka e Bashes qe per mua ishte njeriu me i pershtatshem per te drejtuar ate Parti pa ndikimin Berishjan,djale i kulturuar, i shkolluar jashte vendit,qe per vec ujkut plak qe ju leshua ta shqyente se lane rehat as keta cakejt.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Duhet te sillesh si ky skorpioni

              O babale nuk e kupton qe krimineli sali e co te shfrytezoi per shpifje dhe ti fluturoje me presh sa pranove te besh edhe burg dhe po paguan per ate shkopin qe mbaje per te goditur saliun.... Megjithate si lopcar fshati te ka ecur u bere dhjeputet,gjete dashnore nje gjyshe te stervirur,u bere me floke,por kaq,nuk te le saliu si malok qe eshte te ecesh me larte se ka sypeshkaqenin giten e mulin qe mund te kap me shqelma

              Përgjigjjuni
              1. S
                Skpopimi

                Me duket ti Skypion e ke fjalen per Lirine qe eshte nje grua e forte. Vallai or Skypion e ke gabim. Te forte duhet te jene burrat dhe jo grate....Grate qe jane te forta si burrat nuk jane gra por gej....Me sa di une Liria nuk eshte gej por nje grua e durueshme qe duron nje kafshe si Saliu....

                Përgjigjjuni
                1. k
                  ku dhe trainerja e ka braktisur

                  Ky katundar i katandisur si mos me keq, nuk pa seren e madhe te patkonjve te ngritura perpjete, nga Saliu, ne dekada.Mbas burgut apo konvaleshences, te bere per shpifje, e ndjente veten martir dhe priste te bente seks me 40 virgjeresha.Dhe tani i gjori si katundar, e di mire,se cfare eshte te lehesh mbas gardhit.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    DEMOKRATI

                    Në ka njeri që nuk e njeh turpin në kë botë je Ty Saljan...

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kuptoni themelet

                      Absolute është që PD, edhe për sa kohë do të mbijetojë, do pjellë edhe disa Salianjë, por vetë PD do mbetet po ajo që ka qenë dhe që është.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aron

                        U mbytshi te gjithe ne ate keneten e Sali bufit.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Taku

                          Zoti Saljani, jam inajtē me ide, jo me PS, por mbetesh për mua sigurisht , një BABALE, asgjë më shumë. Ah, po, një kartopecetë buzësh pasi e përdor 2-3 herë duhet hedhur.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taku

                            Më falni ,se harrova, kush lexon "skypion" më lart, "h bukën e dushmanit".

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje