Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar ndaj akteve të dhunës dhe goditjes së institucioneve me bomba molotov gjatë protestës së opozitës. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai theksoi se këto sulme nuk dëmtojnë thjesht godinat fizike, por godasin drejtpërdrejt të ardhmen dhe ritmin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Duke e përshkruar situatën si një udhëkryq mes “spektaklit të zjarrit dhe durimit të ndërtimit”, Gogu e cilësoi dhunën si dëshminë më të qartë të mungesës së vizionit. Sipas tij, flakët dhe tymi përpara institucioneve janë një ritual dhe një “gjuhë e varfër politike, që përsëritet sa herë mungon alternativa”.
Ministri e vuri theksin te dëmi i madh i imazhit në një kohë kur vendi ndodhet në një fazë kritike të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai kujtoi se jashtë zhurmës së rrugës, ekziston realiteti i tryezave të negociatave dhe kapitujve që kërkojnë plotësimin e standardeve europiane.
“Rruga evropiane nuk ndërtohet me flakë, por me besim, rregull dhe përgjegjësi. Çdo molotov që godet institucionet nuk djeg vetëm muret e tyre, por ngadalëson hapin e një vendi që kërkon të ecë përpara,” argumentoi Ministri i Drejtësisë, duke e shoqëruar postimin edhe me një foto.
Në mbyllje të reagimit të tij, Gogu bëri një apel për fokus te zhvillimi i vendit, duke nënvizuar se Shqipëria nuk e dëshmon forcën e saj përmes zjarrit, por përmes “qetësisë dhe vendosmërisë së njerëzve punëtorë që ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre”.
Ia pergatisni vete protestat saliut qe ta keni alibine kur te hidhni ne kosh te plehrave integrimin ne 2027 dhe te thoni se fajet i kish Saliu! Dhe jo se fajet ua kane paaftesia, babezia dhe tradhtia! Loje e vjeter ne ALBANISTAN! Por....!!!!
Thashe se cfare do kishe komentuar por me bere qe te humbas disa sekonda me vlere, por meqe i humba po bej dhe nje koment te vogel. Protestat nuk ja pergatit PS o loqe kandari, por kjo eshte axhenda e miratuar nga qarqet keqadashase dhe sherbimet sekrete te Serbise dhe Greqise. Eshte nje skenar i mire detajuar, por ti aq di dhe ate shkruan. Deri ne momentin qe SKAPI i dirigjuar nga Argita putana do te lere kete qen te livadhise dhe te kryeje keto veprime ne mes te kryeqytetit, keto veprime do te shohim. Taksirat ipupullit qe duhet te duroje Ramen ne mandatin e tij te peste e ne mos ne te gjashtin.
Pd-ja nga udb por ps e gjitha plot mw spiunë grekë i ke o koqe edhe ministra me pasaportë greke