Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas përfundimit të protestës së opozitës, duke shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj mënyrës se si u zhvillua aksioni.
Përmes një postimi në platformën X, ai thekson se protesta nuk prodhoi efektin e pritur për ndryshim politik, duke shtuar se me këtë qasje, sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk mund të rrëzohet.
Si gjithmonë lidershipi premtoi rrëzimin e Ramës, por prodhuan vetëm një xhiro në bulevard. Keshtu jo vetëm që nuk rrëzohet Edi Rama, por në fakt po e mbahet në këmbë. Fajin për korrupsionin e ka Rama dhe jo qytetarët, bizneset dhe rrugët e Tiranës!
Protestuesit kundër Ramës janë heronj. Edhe pas 13 vitesh, ata vazhdojnë të qëndrojnë, të rezistojnë dhe të reagojnë përballë një qeverisjeje të degraduar dhe thellësisht të korruptuar si ajo e Edi Ramës.
Policia e Ramës sillet joprofesionale dhe mbyt me gaz qytetin por fatkeqësisht, lidershipi i opozitës është pa strategji, pa vizion dhe i zhytur në premtime fantazmagorike e në delir politik. Pa asnjë lidhje me pritshmëritë reale të shoqërisë. Të trembur vetëm nga humbja e karrigeve të tyre, ata as dinë dhe as duan të dëgjojnë zërin e demokratëve që kërkojnë ndryshim të vërtetë që mundëson largimin e Ramës!
Qytetarët e Tiranës nuk kanë pse mbajnë asnje kosto shtese prej keqqeverisjes, as gazin as molotovët!
22 Marsi është dita e pluralizmit shqiptar. Dita e kthesës historike pas 45 vitesh vrasjesh, persekutimi dhe shtypjeje të ndërgjegjes. Institucioni politik që krijuan shqiptarët e lirë dhe të guximshëm ishte Partia Demokratike e Shqipërisë: partia e rinisë, e intelektualëve të lirë, e ndryshimit dhe e shpresës europiane.
Kjo është simbolika e 22 Marsit. Kjo datë nuk mund dhe nuk duhet t’i shërbejë kultit të personalitetit të askujt.
Sepse Partia Demokratike nuk u krijua për të mbajtur karrige, por për të rrëzuar regjime. Dhe kush e ka harruar këtë, është bërë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes.
Zgjidhja është e qartë: gara, vota dhe zgjedhjet. Vetëm kështu Partia Demokratike mund të rikthehet fituese!
( B.B ) Berrisha Babale....... Midis Babale dhe Berrishes une zgjedh Ludovik aristokratin haaaaaa
Verini men ketij fshatarit te Lozhanit, se ky e di mire se sio xrrrohet Rama !
Noka dhe Boçi e kan kuptuar qē Sala ēshtē i lodhur si nga mosha po dhe nga jetgjatēsia politike.Ed Kristaq Rama, nga ai e ka tē keqen, u thotē gazetarve nē mbyllje tē protestēs, ndērsa Balliu i thotē syri tv se do qeveri teknike, dhe njē plakushe nga Zvicra ,errdhi tē shikonte luftē civile live, duke u mburrur se kishte 4000 frangs pension, por kur i therr si dele shteti ku strehoen, u vjen çudi, dhe kur aksidentohen apo ju konfiskohet djersa e shum viteve punē
Po Salianus e gjete..... Besoj me ndonje Babale nr 2 e ke te sigurt qe e rrezon
Ok more rrotë kari. Po na tregon çfarë është 22 marsi t'i mi gjirizesh. 22 marsi është dita kur erdhi në pushtet një bandë horro- fshatare e drejtuar nga një bandit katundesh i shpallur nongrata dhe minues i demokracisë dhe mbështetës i korrupsionit madhor nga SHBA dhe Britania e Madhe. Sipas këtij gangsterucit të Korçës, një parti politike e drejtuar nga " Minuesi i Demokracisë " na paska sjellë demokracisë. Dhe për cilën parti flet ?! Për një parti që çoi vendin në luftë civile dhe kaos. Bo, Bo, booo!
Per ke e ka fjalien ky djali Sheges me tre burra, per gazin qe hodhen policet apo gaz bardhin?
Ikë i thua këto mendime o Babale , po kujt ja thua ! Ke ca vite në PD dhe tani që nuk ta vërshëllen njeri , kujtohesh ti vësh në dukje . Karakteri i këtij njeriu që po tallet me demokratët , i tillë ka qenë që kur lindi në bjeshkët e Viçidolit dhe nuk u formua sot që u prekën interesat e tua . Kur dole nga burgu Berisha të beri hero të demokracisë , sot pse i fole kundra dëshirave të tij shpiku termin interesant " i vetpërjashtuar nga Partia". I pafshi hairin këtij plaku edepsyz exelent !