‘E tmerruat Edi Ramën!’ Berisha përsërit thirrjen për largimin e kryeministrit: Jep dorëheqjen ose do të të tërheqim siç s’ta pret mendja!

22 Mars 2026, 21:11Politika TEMA

‘E tmerruat Edi Ramën!’ Berisha përsërit thirrjen

Pas mbylljes së protestës-marshim së PD, Sali Berisha mbajti një fjalim para selisë së PD dhe militantëve të tij duke u shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen në protestë duke thënë se “e tmerruan” Ramën. Ai tha se nuk do të ketë më paqe deri në largimin e Ramës, të cilit i bëri thirrje të dorëhiqet.

“Një përshëndetje vëllazërore, një mirënjohje të pakufishme, me guximin, trimërinë, qëndresën tuaj! Nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike të kombit shqiptar: përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë, por njëkohësisht i dhatë goditjen më të merituar diktaturës së sotme. Kjo ishte një betejë e shkëlqyer dhe ju garantoj se tjetra do të jetë më e shkëlyqer! Për Edi Ramën s’do të ketë më strofull, vrimë miu ku të futet! Kryengritja paqësore shqiptare do ta çojë atje ku e meriton! Keni qenë të shkëlqyer! Nuk e di si e nderuat ju kaq shumë sot 22 marsin! E tmerruat Edvin Kristaq Ramën! Prandaj le të zotohemi në këtë shesh se nuk ka paqe në këtë vend me ata të cilët vjedhin si hiena pasuritë publike të shqiptarëve dhe pasurohen vetë, përdorin ligjet dhe mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Qëndresa, bashkimi ynë do të bjerë mbi ta dhe do të përfundojnë në Lanë, në koshat e plehrave të historisë! Ka rrethim që na pengon ne? Kurrë! Edi Rama, jep dorëheqjen sa më shpejt! Jep dorëheqjen se do të të tërheqim ashtu siç s’ta pret mendja!”, tha Berisha.
Sa për gazin lotsjellës prej të cilit u prek edhe vetë ai, nuk i dha shumë vëmendje duke e quajtur vetëm “akt të shëmtuar”. Më tej u zotua për rrëzimin e Ramës dhe vijimësinë e protestave, duke shtuar se e radhës do të njoftohet së shpejti.

“Ishte akt i shëmtuar, por ajo vetëm sa rrit vendosmërinë e kryengritësve paqësorë për të hedhur në Lanë regjimin e tij dhe atë. Jemi në betejë dhe nuk kemi të ndalur. Sot ne fituam një betejë, zhvilluam betejën në të bukur në të ekzistencën tonë, por dhe më madhështore do jetë dhe ajo që vjen. Shumë shpejt do e njoftojmë. Nuk ka paqe me Ramën vetëm betejë deri në largimin e tij nga pushteti së bashku me hajdutët që e rrethojnë. T’i shporrim këta kusarë që s’kanë ligj e moral. PD është partia që ka marrë misioni dhe përsipër përmbysjen e këtij regjimi. Në mënyrë absolute axhenda do të shkojë duke u pasuruar dhe duke mbrojtur interesat jetike të shqiptarëve. Ajo që është jetike largimi me urgjencë i Ramës dhe bandës së tij nga pushteti”, tha Berisha.

13 Komente

  1. H
    Hazbiu

    Pirdh pirdh se je ne moshe po jo per gje

    Përgjigjjuni
    1. I
      Izraelido te kujdeset oer Saliun e Hezbollahut

      Policia duhet te arrestoje Saliun e te dergoje ne Spak per dhune politike e djegie masive te institucioneve. Nese proteston Gjermania, populli duhet te dale ne protesta kunder Qeverise Merz.

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qesharak po tallin Gencin me ty..

      Rrofte PPSH ooooo doktor shurre. Ti ke ikur per lesh . Edhe pak duhet edhe disa centimètre dhe mbarone gjitheçka... Bufi kenetes je bere qesharak haaaaaa

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Pirdh, pirdh se lirohesh.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kapterri

          Çfare fjalimi.Perroi psiqik vijon.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jimi

            E dini qe ka te drejte ky plaku ! Shkolla e nates mbaron ne fund te qershorit !

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nga eresirra

              Kafshet nuk behen njerez

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taqi

                Sali! Shumica ne Shqiperi, ku hyjne qytetaret di njitoze, te ndershem, punetore, te ditur jane ne paqe! Te hardallosur, te cmendur, te dhunshem, te damkosur eshte nje pakice qe te vjen ty pas!

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mondi

                  Edhe me Idioti dhe flet me bukur se ky Maloku Vicidolit.Po mire more Vemie Kriminel Shkerdhat Sali:Ti ke 300,000 qe te Votojne,Edi Rama ka mbi 1 Milione qe e Votojne,Atehere si ju me 300,000 mbeshtetes do merrni zvarre ate me 1 milione mbeshtetes.Pastaj ore Hajvan Plak Matuf;Ti me Gazideden ja hapet Kafken Edit,i thyte Hunden,e masakruat deri ne Shperfytyrim,a mendon ti Vemie qe nje njeri si Edi te kete frike nga ti qe desh e Vrave njehere.Me sa e njoh Edi Ramen nga misha e rinise,vetem Friken ai se njeh fare.Ha Mut Vicidolas,Zoti po ti numuron te gjithe te keqijat qe i ke bere ketij populli.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Flamuri Gjerman i luftēs sē dytē botērore

                    Meta, lali Eri dhe Balluku, ishin ankesat e PD-sē, te të huajt, tani qē kjo nyje u zgjidh, opozita nuk ka arsye tē terrorizoj qytetarēt çdo fundjavē.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mister ix

                      Sali Berisha ka mbarua historia jote mor plake matuf si mbete tu mashtruar per protesten une aty isha me thene te drejten munde te kene qene nja 200 protestues me gjithe ata te pd-se tende me shume kishte police se sa ju por mos u merzite se sa me shume protesta te beni aq me oak protestues do te keni sepse edhe keta jane merzitur shume.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Trapajane hesapi

                        Sali, u terhoqe edhe dje rrugeve te Tiranes si qen rruges. O shtet, ju lutem patroni rruge e qyteteve nga "qent E rrugeve" TE PD.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arbeni

                          O malok i ndyrë,o bastard plak,je bër si Myfit Beu tek filmi Koncert në vitin 36.Të gjithë qeshin e tallin bythën me veprimet e tua si qen i tërbuar.Pse nuk të ha mortja o kriminel i mutit.Ti Edi Ramës do i hash mutin bashk me flamurin e kërriçin e fari pordhës.Ik or mbytu se je bër gazi i botës.I them Lirisë që ta marrë e ta çoj për kurim tek Spitali 5 ose na i sill në çmendimin e Vlorës ku ndodhen ata që nuk shërihen kurrë.Merr masa Liri se la kokrrën e namit monstra…!????????????????????

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje