Spahiu: U zhgënjye nga Trump, Berisha hoqi flamujt amerikanë në protestë, ngriti flamujt gjermanë

22 Mars 2026, 22:11Politika TEMA
Spahiu: U zhgënjye nga Trump, Berisha hoqi flamujt amerikanë në

Juristi Kreshnik Spahiu në një lidhje të drejtpërdrejtë me Report Tv, ka komentuar protestën e Partisë Demokratike të mbajtur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ajo çka bëri dallim nga herët e tjera, ishte heqja flamurëve të SHBA-së dhe zëvendësimi i tyre me ato të Gjermanisë.

Spahiu e konsideron këtë lëvizje të Berishës si mbylljen e një kapitulli, atë të mbështetjes së presidentit Donald Trump pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme. Juristi e konsideron PD si një parti që shkon nga fryn era, referuar presionit që Gjermania po i bën Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE lidhur me mbrojtjen politike ndaj Belinda Ballukut.

"PD ka një eksperiencë për protesta. Është e aftë që dhe me 1000 protestues të prodhojë lajm jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë Shqipërisë. Protesta e sotme ka një diçiturë, PD fryn nga shkon era. PD sot hapi një kapitull të ri. U zhgënjye nga Trump, hoqi flamurët amerikanë dhe ngriti flamurët gjermanë. U mbyll kapitulli që Amerika do të rrëzojë Rama dhe që administrata e Trump mbështet Berishën. Pasi humbën miliona euro më lobistët e Trump, nuk i hoqën as non gratën, nuk e ftuan as në Amerikë, por ftuan Ramën. I zhgënjyer nga administrata e Trump, sot Berisha dha mesazhin që mbylli kapitullin e një partie pro Trump dhe tani është mobilizuar në mbështetjen gjermanë duke shfrytëzuar presionin e Gjermanisë për çështjen e Ballukut”, tha Spahiu. Ndër të tjera, Spahiu foli dhe për vizitën e deputetëve të PD në Bundestag, duke treguar se deputetët gjermanë ua kanë bërë të qartë, në pushtet vihet vetëm nëse në Maj PD do të arrijë të zgjedhë një lider të ti.

“Delegacioni i PD në Berlin, nga deputetët e Bundestagut, u është thënë që nëse doni të vini në pushtet, u është thënë që në Maj duhet të zgjidhni lider të ri. Ose delegacioni nuk ia thonë dot Berishës, ose Berisha nuk ia thotë dot publikut. Deputet e Bundestagut kanë mbajtur qëndrim të drejtpërdrejtë, të paanshëm, duke i kryqëzuar që të drejtohen nga udhëheqës korruptivë. Ajo që ndodh sot, është që një i pandehur nga SPAK drejton turmën kundër të korruptuarve të tjerë”, tha juristi.

Kreshnik Spahiu tha gjithashtu se Berisha me partinë e tij po arrin qëllimin për të lënë në hije partitë e vogla opozitare duke qëndruar vetë në vëmendje.

“Është një situatë që duan ta fshehin me protesta, por një qëllimi ia kanë arritur, të bëhen lajm dhe të sfumojnë partitë e tjera politike. Ngadalë po shkojmë në 11 maji. Berisha ka një parim, boll të mbash monopoli në opozitë dhe të presësh se të vjen radha në pushtet. Ai pret që konsumi të rrëzojë Ramën dhe ka vënë shishen e qumështit në radhë i pari. Duke mos lejuar asnjë parti tjetër alternative, zbeh zërat opozitarë, merr drejtimin e partisë dhe vazhdon përpara.

8 Komente

  1. Hakiu

    Kreshnik Spahiu,nga nacionalist i deshtum,ne komunist iritues.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ..

      o Nik xheli te qifsha robt o bythelepires pushtetesh

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjermania eshte ne piken me te ulet sot

        Nje tufe halabake te Saliut te Hebollahut i corri masken qeverise gjermane te CDU-se! Nje vend i vogel po i tregon nga Tirana qe digjet nga molotovet se ku ka perfunduar politika gjermane, sa poshte ka rene ajo, aq sa per inat te Amerikes fle ne nje shtrat me Hamasin, Hezbollahun dhe ambasadorin e ajatollaheve ne Tirane Saliun nongrata. Turp, por populli gjerman duhet te zgjohet dhe te sjelle opoziten ne pushtet, ashtu sic Merz don te sjelle Saliun ne pushtet duke mbeshtetur molotovistet e mitur. A nuk vepron kedhtu Hamasi?

        Përgjigjjuni
      2. H
        Huq dhe skema rradhēs

        Mungon armiku jashtēm, kemi Sal malokun qē bēn autogol me imazhin e vendit duke dēmtuar ekonomim, infrastrukturēn, imazhin dhe qytetērimin.Berisha nuk do asnjē nē Shqipēri veç familjarēve tē tijē dhe bythēlēpirēsve.Nuk them qē Balla ēshtē mē i mirē, por tē paktēn ta pranojm qē s'kemi politikan pēr momentin.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Po pse ha m.ky ngjyrepatellxhani pas cdo proteste. Ti te bej me mire, buzebytha, pervec servilosjes? E kemi pare kush eshte e cfare eshte ne gjendje te bej. Nje vrime ne uje.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Te share ata qe shajne

            Asgje per tu cuditur o Kreshnik , se Sali haleja nuk e ka per gje ta dredhi si ato karakurvat . E priti e priti Trampin me porosi Leshivitas e kur e pa qe Saliut Blinken ja kishte shkruar emrin ne listen e te vdekurve ja beri mutin . Tani kam dy llafe me ata qe komentojne me ne e shajne duke mbrojtur nje kriminel , nne vrases te shume Shqiptarve , shkaterrim te vendit e vrases te shpreses te ketij populli qe e besoj dhe i dha voten nje krimineli e ai e shperdoroj ne menyren me te poshter . Jemi ne demokraci e c'do njeri ka te drejte te pozicionohet nga te doje po askush nuk ka te drejte te shprehet mbi opinionet e te tjereve e aq me keq te shajne e ofendojne . VETEM PER ATA QE SHAJNE . Te gjithe atyre qe shajne u them qe une para se te shkruaj komentin , i kam share me rrenje e dege me familje e me liste te ftesave te dasmes , pervec minjve te shtepise e c'kane ne shtepi pa hyre ne adoleshence e burrat pleq . TANI PER MERON PO NUK E BOTOVE KOMENTIN TE ZE EDHE TY KY KOMENT

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arbeni

              Vërtet larot e sali malokut mbanin flamuj gjerman gjatë rrebelimit taleban mbrëm në darkë,por ambasada gjermane me anë të një deklarate e dënoi protestën e dhunëshme të saliut duke u shprehur se protesta është një e drejtë në demokraci,por kjo nuk do të thotë të djegësh e shkatërrosh institucionet.Pra ja bëri mutin në turi sali kërmës.Bota demokratike nuk i ha manovrat prej deliranti të malokut.Ta mbajnë me shëndet saliu dhe zagarët që i shkojnë pas.Janë komplet dështak e të urryer për shqiptarët.Ramën nuk e rrëzojnë dot nga pushteti me dhunë,por vetëm me votë.Po votat ku do t’i gjejnë ?Askush nuk i voton ata,përveçëse disa militantë e ish zyrtarë që duan pushtet që të vjedhin.Kur të shohin majën e veshit do vij në pushtet PD dhe sali nongrata.Harro mushkë Valarenë se Ali Pashan e prenë -thotë populli o sali kaka.????????????????????

              Përgjigjjuni
              1. A
                Asd

                Flamuri me i sigurte eshte ai i Zimbabwe. Me ate shkon i qete deri ne rrembythjen e tij finale, mbi varr. Per shkop ka matufin Noka te partise. Ky bashke me psikopatin e gjate jane bere helm per jeten e shqiptareve dhe duhet te zhduken nga jetet tona.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje