Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Mjerim i madh e pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

22 Mars 2026, 22:15Politika TEMA
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Mjerim i madh e pabesi

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka vizituar në Spitalin e Traumës punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët mbetën të plagosur gjatë protestës së opozitës.

Ministri dënon ashpër dhunën ndaj uniformave blu, duke theksuar se përdorimi i molotovëve dhe mjeteve të tjera të rrezikshme ndaj efektivëve që ishin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë është i papranueshëm.

“Sulmet ndaj uniformës së shtetit janë të patolerueshme,” u shpreh ministri, duke shtuar se Policia e Shtetit ishte në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për përfshirjen e të miturve në akte dhune, duke e cilësuar këtë si një akt të rëndë manipulimi dhe shfrytëzimi. Sipas tij, përdorimi i fëmijëve për të ndezur molotovë apo për të hedhur fishekzjarre ndaj institucioneve përbën një shkelje të rëndë dhe një përgjegjësi penale për ata që i nxisin.

“Kjo nuk është protestë, por akt i pastër manipulimi dhe shfrytëzim kriminal i të miturve,” theksoi ai.

Deklarata e plotë e ministrit Lamallari.

Në Spitalin e Traumës për të parë nga afër punonjësit e Policisë së Shtetit të plagosur nga molotovët dhe mjetet e rrezikshme teksa ishin në krye të detyrës për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Sulmet ndaj uniformës së shtetit janë të patolerueshme!

Mjerim i madh e pabesi të vësh përpara të miturit, t'i shtysh të ndezin molotovë dhe të hedhin fishekzjarre ndaj institucioneve e punonjësve të Policisë së Shtetit. Kjo nuk është protestë, por akt i pastër manipulimi dhe shfrytëzim kriminal i të miturve.

Autorët, organizatorët dhe nxitësit e dhunës do të mbajnë përgjegjësi. Ne do të qëndrojmë fort në mbrojtje të ligjit, institucioneve dhe çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.

 

4 Komente

  1. B
    Bollé

    Bollé me sekuence te tilla. Ne nje protest ne Angli , nje demostrues qe per mua nuk ushtrojne dhune ndaje policit u denua 9 vite burge. Zbatini ligjin

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhiro pēr tu mburrur

      Ministria financēs duhet tē bējē publike se sa i kushton buxhetit tē shtetit protesta e 6 kombetare e PD-sē nē 2026, dhe a duhen vendosur nē arrest shtēpi Rama dhe Lapaj deri sa tē ngordhin.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        Prindërit kanë përgjegjësi për fëmijët e tyre që shkelin ligjin në kushte të rrezikut të shtuar? Nuk i dënojnë fëmijët, atëhete harxhet t'i paguajnë prindërit. Të paktën të ketë një ligj për gjobë për prindërit a kujdestatët, që t'u duhet të "shesin shtëpinë", shkelësit e tillë janë adoleshentë, por janë fajtor, jo të pandërgjegjshëm përderisa veprojnë në mënyrë të organizuar dhe të qëllimtë, duke pranuar shpërblime. Këta lloj adoleshentësh janë kontigjent i kriminelëve të ardhshëm, mos u duket çudi. Pse nuk organizohen të mbjellin pemë, të pastrojnë territorin, të ndihmojnë të pamundurit, etj, por i mësojnë të hedhin bomba artizanale, duke djegur dynjanë; nesër i vënë kobure në dorë për të vrarë, pa iu trembur syri.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I përndjekur nga krimineli plak

          Konstatimet dhe dënimi me fjalë i bandës së non gratës , po bëhen si ato paralajmërimet 700 e kusur kineze ndaj provokimeve amerikane , të shekullit të kaluar . Në qse vërtetohen dëme materiale dhe shkelje ligjore , pse nuk vihet pika në iiiiii dhe të zbatohen ligjet , po lihet të livadhisë një bandë rrugësh me në krye një bandit plak funksional , të ngordhur e të pa kallur që shqetëson qytetarët në mënyrë periodike . Nuk i thuhet derrit dajë , thotë mençuria popullore .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje