Drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Balla takime në Rrogozhinë: Rruga e integrimit europian të Shqipërisë nuk ka qenë kurrë më e qartë dhe më afër realizimit

23 Mars 2026, 14:05Politika TEMA
Drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Balla takime në Rrogozhinë:

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi sot mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë së PS Rrogozhinë, duke nisur pa vonesë punën organizative në terren për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla theksoi se Partia Socialiste ka sot një mision historik, duke shprehur bindjen e palëkundur se rruga e integrimit të plotë europian të Shqipërisë nuk ka qenë kurrë më e qartë dhe më afër realizimit.

“Çelëm sot zyrtarisht procesin e anëtarësimeve të reja dhe të zgjedhjeve të bashkëdrejtuesve të organizatave dhe në nivel bashkie. Ne, Partia Socialiste me Kryeministrin Edi Rama kemi sot më shumë se kurrë një mision historik me bindjen dhe angazhimin e palëkundur se misioni ynë kombëtar i bashkimittë plotë me Europën, s’ka qenë kurrë më i qartë dhe më afër”, shkruan Balla në shënimin e tij.

1 Komente

  1. E
    Eri

    Shiko ka politika derra plot. Por si ky balla per zotin e madh nuk ka pare robi derr me te neveritshem. Ka dhe prerjen fix si anetar komiteti komunist

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje