Dashnor Sula: I kam dhënë PD 20 vite të jetës sime, por kontributi im u hodh në koshin e plehrave

13 Mars 2025, 09:59Politika TEMA
Dashnor Sula: I kam dhënë PD 20 vite të jetës sime, por

Deputeti demokrat, Dashnor Sula nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputet të PD, duke detyruar atë të marrë vendimin për t’u larguar nga Sali Berisha dhe të bashkohet me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sula falenderon Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko të cilët e ftuan në koalicionin e tyre, ndërsa tha se ka pasur edhe oferta të tjera.

Ai u shpreh se SPAK-ist do jetë edhe në parlamentin e ardhshëm, ndërsa u shpreh se nuk ishte zgjedhja e tij largimi nga PD.

“I kam dhënë asaj partie 20 vite të jetës sime politike, pa i kërkuar asnjë ofiq në kohën kur ishte në pushtet”, shkruan Sula.

Postimi i Sulës

Të dashur miq,

Jam i lumtur t’u njoftoj se demokratët e Elbasanit do ti përfaqësoj në Parlamentin e ardhshëm nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

U jam shumë mirënjohës Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko, këtyre djemve të rinj dhe të papërfolur, që më ftuan të kandidoj në zgjedhjet e 11 majit. Unë i falenderoj dhe shpreh mirënjohje edhe për drejtuesit e forcave te tjera politike që për etikë nuk po i përmend që më ftuan të bashkohesha në ekipin e tyre pas medalies që më dhanë si “SPAKIST”. Mendoj se Shqipëria Bëhet dhe bëhet vetëm me djem të rinj.

Nga sot, do të nis takimet me përkrahësit e mi, të cilët edhe në një ditë shumë të vështirë si ajo e djeshmja, më qëndruan pranë dhe më mbështetën.

U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk kam arritur tu përgjigjem, ju falenderoj përzermërsisht për fjalët.

Ma besoni, nuk ishte zgjedhja ime të largohesha nga Partia Demokratike. I kam dhënë asaj partie 20 vite të jetës sime politike, pa i kërkuar asnjë ofiq në kohën kur ishte në pushtet.

Kam sakrifikuar kohën time, i kam hyrë në hak familjes sime dhe fëmijëve të mi, për të punuar cdo ditë për PD-në, por nuk mund të lejoja që kontributi im të hidhej në koshin e plehrave vetëm se kam shprehur mbështetjen time të palëkundur për institucionet e reformës në Drejtësi. Po e them që tani, SPAK-ist do të jem edhe në Parlamentin e ardhshëm sepse besoj që po i bën vendit një shërbim që kjo klasë politike nuk ka arritur tia bëjë në 35 vite.

Na priftë e mbara deri në 11 Maj!

12 Komente

  1. S
    Sqepari

    Ka te drejte te jete i stresuar se nuk di te beje asgje pune tjeter kundrejt pageses, perpos deputetit!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dash sula, nje fikure groteske komuniste e PDse

      Nje pune e di Dashnori, te haje ate qe ben Saliu, por nuk ka me as ashtu se Saliu asht plakun keq e ate qe ben ja hane pa dale nga suma te tjeret e listes se mbyllur, keshtu qe nuk mbetet gje per dordolecin Dash Sula.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Trap sula qenka

      O BOLE KANDARI po me mire te mos kandidoje fare kete radhe se keshtu del qe ti vdes per karrike si Sali gorilla!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elbasanlliu

        Gjeli i Peqinit qenka bashkuar me djem te rinj..., jo Dash Sula te takonte ti bashkoheshe Dash Shehit dhe Enkelejdit apo edhe Lulzim Bashes nese kerkonje te mbeteshe dinjitoz dhe koherent.

        Përgjigjjuni
        1. X
          XHOI

          Hipokrizi politikanesh qe gjoja mendojne per popullin edhe kur duan karrigen e deputetit. Meqenese se propozuan per deputet la partine e elektoratin dhe u hodh ne krahet e partive te tjera. Dashnori qe per dashurine per karrigen e deputetit la dashurine 20 vjecare dhe zuri dashnore te re. Njerez qesharakë e pa karakter qe na konsideron budallenj.

          Përgjigjjuni
          1. q
            qelbet ere gjithandej

            Ky legen peqinas ankohet sikur ka bere burg, dhe jo sikur ka defryer bythen e tij eksiqe, ne ate mender kuvend, dhe shperblyer me nje super rroge, qe me ate paraqitje te ti duket si hajduti i madh i saj.Por ka nje shprese; Tere funderrinat e pd-es dhe lsi-is, historikisht i merre rama, qe ti shkojne mbas berihajt sic u kane shkuar ish te zoterve te tyre.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Krypederasti shpells me Licens Greke

              hahaha dash demokrat piqini ,ta futi peder Nastradini - ju duk koka jote si nji qypPeqino bosh i bani cicin e hudhi n'kosh

              Përgjigjjuni
              1. K
                Krypederasti shpells me Licens Greke

                hahaha dash demokrat piqini ,ta futi peder Nastradini - ju duk koka jote si nji qypPeqino bosh i bani cicin e hudhi n'kosh

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tersi

                  Kalimi i dash sulajt tek adriatik lapaj dhe endri shabani tregon se kjo forcë e"re" politike është në shërbim të sali berishës! Mos u mashtroni sepse voto për këta dy sjell saliun në pushtet!.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokrati

                    Natyrisht, po te jesh pleh dhe te punosh me plehera si saliu, atje do te perfundoni te gjithe. Mos u merzit, o sula, se ti nuk je i vetem, ke plote shoke si veten dhe ngushellohu, o hu!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Liqeni

                      Deputet leshi!

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Myzeqari

                        Dash, ti kohet e fundit u shdrove ne DORDOLEC dhe KLLOUN ne parlament dhe protesta,krijove modelin e nje deputeti qesharak ,humbe figuren e nje burri dinjitoz si duhet te jete nje deputet.MOSE te vij keq ,te tallen sa deshen dhe tani...........ti gezosh PASOJAT.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje