Rama flet për listën e PS: E kemi menduar me kujdes skuadrën. Shikoni Bora Muzhaqin, u bë e famshme me meme, por ka punuar shumë

13 Mars 2025, 09:31Politika TEMA
Rama flet për listën e PS: E kemi menduar me kujdes skuadrën.

Edi Rama ka komentuar listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

“Për të ardhur te gjërat serioze, sepse këto janë gjëra jo serioze, për këtë arsye është e vështirë të jesh serioz kur komenton dhe flet. Këto janë mënyra për të thënë se me kë kemi të bjëmë.

Skuadra jonë kombëtare është diçka krejt tjetër, e ndërtuar me shumë kujdes duke nisur qysh nga viti i shkuar në shtator.

Ne kështu e kemi sistemin, drejtuesit politik të qarqeve bëjnë të gjithë punën studimore të territorit të potencialeve dhe bashkëpunojnë me komunitetet, me partinë, me aktorët dhe faktorët të shoqërisë për të kuptuar se cilët janë kandidaturat më të përshtatshëm.

Jo të gjithë ata që janë kontaktuar kanë pranuar të futen në politikë. Do të duhet një guxim ekstra të futesh në këtë arenë. Këtu hoxha dhe prifti janë me barrë çdo ditë. Tani imagjino të merreshe me politikë dhe të merresh me kënetat e moçaket çdo ditë.

Drejtuesit politikë kanë ndërtuar një proces, ndërkohë që ne rilabncuam portalin “Deputeti që Duam”. Bëmë disa përmirësime të sistemit dhe patëm rreth 500 e kusur aplikime.

Pastaj të gjithë këtyre që aplikuan, iu drejtuam me një proces të dytë seleksionimi. Nga seleksionim dolën rreth 250 individë që iu dha mundësia të futen në terren dhe të punojnë në terren.

Nga ana tjetër, iu kërkua që të aktivizohen në rrjetet sociale, për të parë se sa të dobishëm do ishin për skuadrën. Sepse një gjë është të jesh i zoti në jetën tënde private dhe gjë tjetër që të jesh në një skuadër. Më vjen mjaft mirë që platforma na ka sjellë një risi të madhe.

Dua të falënderoj Bora Muzaqin, e cila ka hyrë në platformën “Deputeti që Duam në 2021. Ishte në listën që duhej thyer hersi për të hyrë. Shkurt fjala nuk u bë deputete, por sërish punoi për atë që donte.

U bë e njohur ngaqë u bë meme, në mungesë të eksperiencës, në mungesë të orientimit, sepse nuk është e lehtë të të vendosin kamera si mitrolozë, kur nuk ke eksperiencë.

Por megjithatë ka bërë një punë për ta kapërcyer dhe nga ana tjetër ka punuar shumë me disa programe të sportit në shkolla dhe nga ana tjetër është angazhuar me platformën, sepse na ka dhënë goxha dorë, se ishte një burim i pavarur për prurje të reja.

Jam i bindur që platforma në zgjedhjet e ardhshme të 2029 do jetë një instrument i jashtëzakonshëm. Me këtë herë të dytë, ka dhënë provën te shumë skeptikë që funksionon”-u shpreh Rama.

3 Komente

  1. L
    Leo

    Bora muzhaqi BYTHË LËPIRËSE profesioniste dhe MUT NGRËNËSE e SHPIFUR ORDINERE

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Po çfarë mut njeriu je o Leo Legeni. U iku jeta duke sharë dhe ngushëlluar veten për gjithë dështimet në jetë. Zaten njerëzit e dështuar shfryjnë dështimin e tyre duke sharë çdokënd. Si mund të flitet ore maskara për një femër me një fjalor kaq të ndyrë. Legen burrë.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Parku Rinia

      Gafat e Bora Muzhaqit me ze e figure, nga Injoranca, mungesa e Profesionalitetit dhe e Personalitetit jane ilustrimi i qarte e i plote se ku e ka degraduar Edi e Linda Rama 'gjeneraten e re politike' ne Partine Socialiste me filtrin personal e te personalizuar te stilit mafioz = "Gra e Vajza ne lartesine e Misionit"! ------------ 80% e Listave te Mbyllura jane si femijet entuziaste qe shkojne me detyrim ne klasen e pare te ciklit te ulet shkollor/politik edhe kur jane mbetes/perserites. ------------ Shkaku elementar eshte ndalim/mungesa, thuajse e plote (kulti i individit! – diktati absolut nga dhe ne emer te ketij Personi!), e debatit/gares/dialektikes brenda radheve dhe struktrave te PS. ------------ Trashegimia dhe ‘Shkolla Politike’ e periudhes 1990-2005 eshte perthare e shkretuar si ne Fryme, ashtu edhe ne Procedura, ne Strukturat (jo)Funksionale e ne Individe me (pa)Personalitet te Plote e te Paster Profesional e Moral. ------------ Ne PD situata eshte katastrofe psiko-sociale edhe me e rende, si shembelltyre e sllavo-otomanizmit 500-550 vjecar ….. ------------ Sali Berisha, si Feudal/Barjaktar absolutist po fosilizohet gjithnje e me shume ne trashegimine e tij (me shpuren e tij te ngushte ku perzihen bashke ‘krahu armatosur/banditesk/krahinor’ me ‘krahun politik’) te inauguruar poltikisht ne periudhen 1992-3 (duke lene menjane bemat e tij si sekretar i organizates se PPSH ne Byrone e Spitaleve deri ne 1990) e te pervijuar me kembengulje ne ngjarje tejet te renda nder vitet 1994, 1996, 1997, 1998, 2005-2008-2009-2011-2021 ------------ ------------ Pyetja retorike e deshperimisht autoironike eshte: Me cilin vend europian mund te krahasohemi per nivelin dhe pjekurine e Politikes e te Politike-berjes? ------------ Duke vendosur ne vezhgim/analize edhe nivelet e TRAFIKIMT e te KONSUMIT te te gjitha DROGAVE dhe deformimin e tregut te brendshem ne Shqiperi nepermjet RICIKLIMIT dhe PASTRIMIT te PARAVE te KRIMIT, e sidomos te atij TE ORGANIZUAR (SHQIPTAR E NDERKOMBETAR) vecanerisht ne Sektorin e Ndertimeve te te gjitha niveleve e tipologjive, te DHENIE/FALJES se KONCESIONEVE/PRONAVE PUBLIKE per gjoja “INVESTITORE STRATEGJIKE” (e jo vetem Pronat Publike = po GRABITEN sistematikisht PRONAT e PRONARET PRIVATE ne cdo cep te Shqiperise!), jemi afruar se tepermi me vendet e Amerikes Latine, si Venezuela, Ekuadori, etj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje