Pandeli Majko reagon pasi u la në listën e hapur në Tiranë: Një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën!

13 Mars 2025, 08:46Politika TEMA
Pandeli Majko reagon pasi u la në listën e hapur në Tiranë:

Pandeli i Majko, i cili do të jetë në listën e hapur të Tiranës ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se ka firmosur dokumentet për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Deputeti socialist shpreh bindjen se “një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën!”.

Majko thotë se beteja e tij organizative do të jetë në Kavajë dhe Rrogozhinë, “dhe kudo që do të jem i nevojshëm, për të bërë detyrën dhe detyrimin ndaj kujtdo që beson tek e ardhmja europiane”!

“Firmosa dokumentet e kandidimit për deputet, që të vazhdoj në krah të familjes sime, PSSH, atë që kemi nisur, edhe pas zgjedhjeve të 11 majit!

Jam i bindur, se një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën!

Sot beteja më e rëndësishme është që Shqipërinë ta bëjmë një vend më të mirë!

Votoni shokët dhe shoqet e mija në Listën e Hapur! Unë, jam vetëm një prej tyre!

Beteja ime organizative do të jetë në Kavajë dhe Rrogozhinë, dhe kudo që do të jem i nevojshëm, për të bërë detyrën dhe detyrimin ndaj kujtdo që beson tek e ardhmja europiane!

Votoni Partinë Socialiste! Do tja dalim, BASHKË! Shqipëria e fëmijëve tanë, është e para!“, shkruan Majko.

 

9 Komente

  1. T
    Titi

    O Majko,Edhe Enveri te ishte gjalle do ta kishte zili shprehjen

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Na cave bythen dhe ti rrangalle. I duhesh Rames per ti lepire bythen, derisa s'ke kurajo ta besh si Petro Koci.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        mo e rruj o pandi!!nuk je as i pari e as i fundit!!besnikëria gjithnjë shpërblehet!në kohë të enverit shpërblehej me pushkatim!sot të paktën nuk të shpërblejnë në të njëjtën mënyrë!!të rrasin një shkelm bythëve dhe të lënë në harresë!!në kohën e enverit do ta kishin zili shpërblimin që ke marrë ti!!

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta

          E mjera Shqiperi qe i kane hipur ne kurriz keta palo burra qe s’hapin rruge e si Pandka do e beje ate Europiane!!! Paguan taksa populli qe te vegjetoje e thote brockulla here-pas-here ky deputet shekullor qe do mbahet mend per allishverishet me shitjet e skrapeve te ushtrise.

          Përgjigjjuni
          1. I
            I miri PS

            Ah more Pandi nenes te jesh BURRE eshte fjale qe duhet merituar me vepra dhe jo me fjale, jo vetem te partia por dhe tek...... qe e di vete ti.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teme

              Pandi mund te na thuash dicka per skrapin me armed e ushtrise? Mund te thuash ishin te vjetra por te pakten thuaj dicka.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Noar

                I bëj thirrje gjithë socialistëve dhe elektoratit gri asnjë votë këtij budallait.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zyko

                  Ha ha. Cfare hipokritesh. Edhe gjiknuri keshtu tha. Por fytyra ju eshte nxire komplet. Dhe nuk kane guxim te dorehiqen!!?? Popull votoni partite e reja!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mondi

                    Parti te reja me xhaketa te vjetra.Aman o Zyko kamberi i riu cpaske qene per shaka

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje