Rama tallet me listën e PD: Jam mërzitur shumë, u lanë në det të hapur Kujtim Gjuzi dhe gjeli i detit të Peqinit

13 Mars 2025, 08:49Politika TEMA
Rama tallet me listën e PD: Jam mërzitur shumë, u lanë

Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë për deputet për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama ka ironizuar opozitën, duke thënë se sot është zgjuar i mërzitur për shkak se Kujtim Gjuzi dhe Dashnor Sula janë lënë jashtë listave.

Me ironi, kreu i qeverisë thotë se Kujtim Gjuzi është përfaqësuesi me dinjitoz i Shqipërisë madhështore.

"Jam i mërzitur se Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur dhe nga ana tjetër në det të hapur kishin lënë edhe një gjel deti të Peqinit. Por për Kujtimin u mërzita shumë sepse është përfaqësuesi më dinjitoz i Shqipërisë madhështore", tha Rama.

Kujtojmë që deputeti demokrat Dashnor Sula u la jashtë listave të Partisë Demokratike në Elbasan, duke e detyruar atë të largohet dhe t’i bashkohet koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Lini një Përgjigje