VIDEO/ Nesër hapet Tuneli i Murrizit, Rama: Sa të jem unë kryeministër do të jetë pa pagesë

13 Mars 2025, 09:08Politika TEMA
VIDEO/ Nesër hapet Tuneli i Murrizit, Rama: Sa të jem unë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur komunikimin e sotëm në rubrikën "Sy më Sy" duke publikuar disa pamje nga Tuneli i Murrizit, i cili do të hapet nesër në Ditën e Verës. 

Rama iu përgjigj komenteve lidhur me kostot dhe cilësitë e kësaj vepre infrastrukturore duke theksuar se rruga e Arbrit është ndërtuar me PPP ndaj shpenzimet në buxhetin e shtetit janë minimale.

Kreu i qeverisë tha se sa të jetë në pushtet Rruga e Arbrit nuk do ketë taksë.

"Nesër Tuneli i Murrizit do të hapet, përkon me Ditën e Verës. Nga Elbasani në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.

Ky tunel është i ndërtuar me PPP, e gjithë rruga e Arbrit. I ka dalë shtetit dhe taksapaguesve shumë më lirë se s rrugët që bëheshin sidomos dikur me tendera që ktheheshin në histori abuzimi duke shtuar e shtuar fonde për punime të paprashikuara.

Kontrata u bë që për çdo gjë të paparashikuar e mbulon sipërmarrësi privat. Kostot shtesë në bazë të kontratës i mori sipërmarrësi. Rruga e Arbrit dhe Tuneli sa të jem unë këtu s’do ketë tarifë, sa të jem unë. Më mbrapa shihni e bëni", tha Rama.

 

Lini një Përgjigje