Ish- deputeti Dashnor Sula, tha se PD do të duhet që të riformatohet. Sula tha në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, se vetëm ndryshimi i lidershipit në PD mund të ngjallë shpresën tek qytetarët.
"Nëse PD nëse nuk riformatohet nga baza deri lartë kështu do të vijoi kjo punë. Nuk fitohet të duke thënë duhet që të largohet Rama, Rama ka fituar, pse duhet që të iki. Ka një gjë, ndërrim lidershipi, sepse kështu ngjallet shpresa, mund të mos fitosh njëherë të jesh i sigurt se herën tjetër je alternativë e besueshme. Ne nuk jemi aty ku duhet. sepse ne jemi ata që kanë bërë këtë. 20 vite në politikë unë nuk kamë jam akuzuar për asnjë aferë korruptive", tha ai.
Sula tha se opozita ndodhet në një moment të vështirë, ndërsa theksoi se opozita nuk është në rrugën e duhur për të mundur kundërshtarin e saj politik.
"Opozita është në një moment të vështirë, nuk është në nivelin ku duhet dhe nuk e ka mbledhur veten nga humbja e 11 majit. Opozita nuk është në rrugën e duhur sepse do të duhet që të ketë një armë të fortë që se ka kundërshtari do të duhet që të ketë moralitetin. Nëse ti thua kundërshtari im politikë është i korruptuar duhet të jesh vet kristal që ta sfidosh.
Këtë e demostrojnë edhe zgjedhjet e fundit edhe target grupi i votuesve ishte mbi 55- vjeç dhe pati bojkot që do të thotë, njerëzit nuk dalin më të votojnë u është vrarë shpresa. Aty ka nga ata që marrin vetëm rrogën, ose nuk kanë pasur fare rrogë dhe lëvizin me Range Rover", tha ai.
Vertet ke mbetur idiot o Dashnor, PD ka vdekur, nuk ngjallet me o koke loqe, puthadores i Saliut!
Pa he, ku jeni, a ka njerëz te gjalle PD-ja? Apo ka vetem sahanlepiresa qe dine te perfirojne nga nje kocke qe i hedhin dhe fshihen pas kurrizit re shtrembër te Saliut. Per te miren e Shqipërisë do ishte një opozitë konstruktive, e afte per te pretenduar pushtetin dhe per te marre votat neser