“Mos u sill sikur ke ardhur nga mali”, Spiropali përplaset me Nokën: Kujdes me fjalët, uluni në vend mos të përjashtoj

3 Korrik 2025, 12:30Politika TEMA
“Mos u sill sikur ke ardhur nga mali”, Spiropali përplaset me

Një debat u zhvillua në parlament mes deputetit të PD, Flamur Noka, dhe kryetares së parlamentit Elisa Spiropali.

Noka akuzoi qeverinë për shtypjen e opozitës dhe cënimin e lirisë së fjalës në këtë legjislaturë. Ai i tha Spiropalit në një moment “Mamicë”.

Spiropali iu përgjigj duke i kërkuar Nokës të tregojë respekt dhe paralajmëroi heqjen e së drejtës së fjalës.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Në parlament vlon histeria moniste kundër opozitës. Sulltan Surreli ka pasur strategji që të emërojë opozitën që ai ka dëshiruar. Opozita trajtohet si armike. Po mbyllet legjislatura më e zezë në 35 vite pluralizëm.

Sulltani mendon, ai shkel. Turp dhe faqja e zezë për këtë parlament, sepse kurrë nuk mund të imagjinohej që parlamenti të kthehej në një vend, ku liria e fjalës tentohet që të asgjësohet. Asgjësimin e fjalës së lirë e ka bërë Lindita, edhe Mamica e parlamentit…

Elisa Spiropali: Kujdes me fjalët, po turpëroni parlamentin. Fol siç është për të folur, sepse do iu heq të drejtën e fjalës.

Flamur Noka: Ky parlament ka noterizuar çdo gjë të qeverisë dhe të Sulltanit të Surrelit. Vota e lirë është asgjësuar.

Elisa Spiropali: Nuk ke fjalë zoti Noka, nuk ishte për procedurë. Folët mjaftueshëm sot. Të përgatitet zoti Gjekmarkaj.

Mos t’ju përjashtoj nga seanca për fjalorin. Nuk ke procedurë. E ke marrë disa herë për procedurë, kishe dhe fjalën. Kanë të drejtën të përgjigjen edhe ata se nuk janë gurë varri, që sa herë ti fyeni ju ata të rrinë në vend.

Uluni në vend mos të përjashtoj nga seanca. Mos guxo, dil përjashta dhe mos u sill këtu sikur ke ardhur nga mali sot. Dil përjashta nga seanca. Ulu në vend. Ska fjalë për procedurë.

3 Komente

  1. A
    Ana

    "Mos guxo, dil përjashta dhe mos u sill këtu sikur ke ardhur nga mali sot." - hahahaha fantastike, pra ti mer malok nga mali e di qe ke ardhur, por jo sot! - hahahahahaahaha ca te dhime katnarit!

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ujku i shishtavecit

      Hahahaha o Spiropal nuk na the naj gjo të re,ai njithundraku vjen nga p......arushës.Kur dilte nga kasollja në mëngjes takonte xhaxhi ariun dhe nga nji klithëm të dy i thoshin njoni tjetrit mirmëngjes...uaw uaw uaw..ih nan bre

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtari.

        Po pse o kryetare nuk e di ti se nga ka ardhur muli .Mos ja moho prejardhjen mulit se nuk e pranon ai.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje