Debati Shqipëri-Rusi në OKB, Ferit Hoxha: Në çdo moment kemi parasysh interesat kombëtare

10 Tetor 2022, 20:29Politika TEMA

Debati Shqipëri-Rusi në OKB, Ferit Hoxha: Në çdo moment

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, komentoi debatin mes Shqipërisë dhe Rusisë në OKB, pak javë më parë.

Hoxha tha se në çdo rrethanë e në çdo pozicion do të kenë parasysh interesat kombëtare, ndërsa shtoi se reagimi që bëri në mbrojtje të Kosovës ishte i drejtë, pasi nuk lanë hapësirë për keqkuptime.

“Jemi shumë të qartë në çdo rrethanë , në çdo pozicion që do të mbajmë do të kemi parasysh interesat tona të Shqipërisë dhe interesat kombëtare. Kemi një zile në mendjen tonë që është Kosova. 

Duhet të kemi parasysh që në çdo moment të kemi mundësinë për të reaguar siç duhet  në mbrojtje të pozicioneve ton dhe për të thënë atë që është e duhura. Reagimi ishte i duhur për të mos lënë një hapësirë keqkuptimi.”- u shpreh ai.

Çështja e Kosovës më 28 shtator ka përplasur ambasadorin e Rusisë dhe atë të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori rus Vasily Nebenzya bëri një paralele mes luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe luftës së fundit në Kosovë dhe akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i ambasadorit të Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili tha se kjo deklaratë e delegacionit rus për Kosovën është e pasaktë dhe e gabuar.

Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia takohen dhe dialogojnë, dhe se nuk luftojnë.

4 Komente

  1. P
    POLI

    Keshtu tha dikur edhe NESTI NASE .

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      Jo vetem kaq, por Kosova ka qene historikisht shqiptare, qe ne lashtesi. Serbet erdhen ne trojet tona antike ne shekullin e VII mbas Krishtit dhe ne 1912-ten, me perkrahjen e Rusise, Frances e Anglise aneksuan Kosoven dhe troje te tjera shqiptare. Ne te kunderten, Ukrainasit jane nje popull tjeter, qe flasin nje gjuhe te ndryshme nga ruset, packa se i perkasin te njejtes fe ortodokse. Ukraina, qe ne kohen e BRSS ka qene republike brenda saj, por gjithmone ka pasur tendenca per pamvaresi.

      Përgjigjjuni
      1. G
        GEZUAR BAFTJAR

        EDHE NE UKRAHINE KA SHUME SHQIPETARE ,EDHE MBROJTJA E SAJ I SHERBEN SHQIPETAREVE ATJE QE JANE SHUME PAVARESISHT DEKLARIMEVE POR ATJE PERVEC KESAJ LUHET ME FATET E NJE POPULLI DHE ME DEMOKRACINE NE PERGJITHESI

        Përgjigjjuni
        1. a
          ambasadori

          ai pleh duhet hiqet sa me pare nga diplomacia nje malok qe u be me post duke shfrytezuar qe nga grate qe mori ate te paren nuk e ka shkrujt as ne biografi zagari, as kalamonin qe ka me ate, ajo qe e pruni nga katuni ne tiran, deri tek shefat e diplomatet e huaj per te kapur cfare i shkon ne tru e si malok, nuk zbret nga kali pa ia fut nonji ka dhe bisinec mu ke blloku halja me paret e spiunit dhe gerthet per rusin me humb gjurmet kontrolloje pak historin e malokut e keni me pa kush esht. seksoman qe e ka dokumentat ne policin e bostonit se e kapi agjentja per sex me 10 dollar

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje