"S’mund të jetë pjesë e Kushtetueses", Balla - Bylykbashit për Dvoranin: Shërbëtor i non-gratës, laj gojën kur të flasësh për kampionin e drejtësisë

21 Dhjetor 2022, 16:07Politika TEMA

"S’mund të jetë pjesë e Kushtetueses", Balla -

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me debate për kandidatin e Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvoranit.

Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi tha se si ai nuk mund të jetë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, por përgjigjen e mori nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla i cili i tha se duhet të lajë gojën kur të përmendë Dvoranin, për të cilin tha se është kampion i drejtësisë.

“Nuk mund të jetë në Gjykatë ai që e ka filluar karrierën duke dhunuar dhe kërkuar ndëshkimin e atyre që kërkonin liri dhe demokraci”, tha Bylykbashi.

“Procedura është e përcaktuar qartë se mbi ç’bazë kërkohet fjala. Shërbëtori i sekretarit të partisë dhe i non gratës duhet ta lajë gojën 100 herë para se t’i zëre emrin me gojë kampionit të luftës kundër korrupsionit të shpallur nga Blinken. Meqë e përdoret fjalën kampion, po është kampion në luftën kundër korrupsionit.

Foltorja në kuadër të marrëveshjes me partinë e lekëve e ka kusht ta sulmojë një gjyqtar të ndershëm si Dvorani. Është jo etike që në fillim të seancës, ku nuk kemi shkuar ende te ajo çështje, kompetenca e kuvendit nuk është të hyjë në një proces vlerësimi që e ka bërë KED. Duhet të respektojmë rregulloren.

Të vlerësojmë procesin që ka bërë KED dhe sulmet personale nga shërbëtorët e non gratave, që sulmojnë gjoja në emër të luftës së dikurshme të klasave nuk i bën mirë shëndetit të punës parlamentare”, tha Balla.

5 Komente

  1. m
    mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

    na nxirrni ndonje lajm per hajdutin perdhunues te femrave shqiptare benny ahmetay

    Përgjigjjuni
    1. t
      tata luigji

      Beny ahmety bashkoi forcat me like spijunin dhe tani ka filluar te kafshoj pidhin e gruas,eshte vone nuk vlen, si tha legjnda Edi rama se kush fut duart pas shpines time nuk i ka bere mire hesapet

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fisniku i Freskut

      Juristi i nderuar Ardian Dvorani duhej te ishte zgjedhur President i Republikes, ndekohe qe Bylykbashi eshte i mire per stallier kuajsh.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo lala

        PDja thote qe lufton per popullin, nderkohe perleshet ne Parlament per nje Gjyqtar, cfare lidhje ka kjo me popullin? Kjo duket qarte qe eshte nje lufte e Salit dhe Likes per ti shpetuar burgut. Te luftosh per popullin dmth te zberthesh buxhetin, populli do rritje rrogash, investime, uje, drita, parqe. Popullit nuk i duhet nese ai gjyqtar eshte i PS apo i PD..., kjo i duhet hajduteve te mos ndeshkohen.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dani USA

        Mos pyesni c,thone bylymbashet se eshte humbie kohe po beni punet per se mbari Emroni ne krye te instucioneve te dejtesis te gjithe ata qe ka shkarkuar krye shkaterruesi i kombit Shqiptar e k krimineli Sali Serbi.1 Zef Brozi 2 Ina Ramen 3 Masim Haxhia Dvoranin po se po dhe te gjithe ata qe shane saliu me ilirin po bete kete O Rama me qeverin qe dreiton e ke bere vetingun kaluar vetingut.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje