Deliri absurd i idhtarëve të Foltores pas sondazhit për reformën në drejtësi

22 Tetor 2022, 13:40Politika TEMA

 

Deliri absurd i idhtarëve të Foltores pas sondazhit për

Nga Ylli Pata

Para dy ditësh u publikua sondazhi i televizionit të Euronews Albania, në të cilin shikohej një pakënaqësi e shqiptarëve në lidhje me organet e drejtësisë së re.

Në tabelat e sondazhit shikohej qartë se publiku shqiptar ka pasur dhe vijon të ketë një pritshmëri për një aksion më proaktiv të SPAK sidomos kundër zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar.

E kjo shikohet qartësisht në sondazh.

Por, prej disa orësh, një frenezi komentesh po shfaqen në mediat familjes së Sali Berishës, por edhe në ato të tjerat pranë tij, duke e konsideruar reformën në drejtësi të dështuar.

Ky delir, është totalisht një logjikë pa asnjë mbështetje në perceptimin që qartësisht sjellin të dhënat e sondazhit. Pasi në mënyrë të qartë, pakënaqësia konsiston përs ende SPAK nuk po merret me Sali Berishën dhe Ilir Metën, që janë qartësisht dy “Peshqit më të mëdhenj”! 

Nga ana tjetër, ky delir, është edhe një presion i qartë ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të SPAK, që të mos avancojnë në dosjet e hapura ndaj Berishës e Metës, pasi sipas tyre “nuk i do populli”.

E pikërisht ky presion ka detyruar ambasadoren amerikane që të marrë nën mbrojtje prokurorët dhe gjyqtarët e Gjykatës Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit.

 “Koha për të bërë telefonata për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime, duke kërcënuar për të treguar sekrete të errëta nga një e shkuar formojnë baza për një sekret tjetër të errët. Kjo kohë ka përfunduar. Ju keni mbushur xhepat tuaj, keni mbushur xhepat e fëmijëve tuaj”,

Ata që kundërshtojnë këtë progres do të donin ta kthenin Shqipërinë në të shkuarën, në kohën kur prokurorë e gjyqtarë mund të kërcënoheshin.

Në një kohë që qytetarët nuk besonin se ekzistonte drejtësia në gjykata por nuk kishin paratë, pushtetin lidhjet.

Për një kohë të gjatë kohët e vjetra kanë vijuar për ata që duan ta kthejnë Shqipërinë pas. Kthejeni, por kjo shkakton vuajtje për njerëzirt e unë ju them ndaloni”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim para pak ditësh në takimin jubilar të Gjykatës Kushtetuese. E ky fjalim ccoi në sulmin e radhës ndaj ambasadores, si një refren që tashmë e njohin të gjithë për të trembur prokurorë e gjyqtarë.

TemA

13 Komente

  1. B
    Bardi

    Eshte e vertet shume e madhe reagimi i popullit ne sondazhin e bere per reformen ne drejtesi.Ne te gjitha veprimtarit e institucioneve ne shqipri por dhe ane e mbane krahas punes se vaazhdueshme egziston prioriteti dhe ky element eshte domosdoshmeri jetike ne hapsire ,kohe,ekonomi, industri e ne cdo fushe.Te thuash se po bene reforme dhe pasi heq nga puna njerez te korruptuar ku si perputhen te ardhurat ne mnyre te dukeshme dhe te evidenntara si batakcinj ryshfetci ,krime ashiqare qe dihen nga i gjithe populli e shume veprime te jashte ligjeshme,E keta njerez te flasin sikur po vdesin per interat e popullit kur behen si me te nddershmerit si ato prostitutat qe dalin qe e jap virgjerin per 100000 eeuro nuk ka si mendohet se reforma ne drejtesi po ecen ngadal por si nje reforme qe behet per hadut xhepash.Si mundet po mbyllim te dy syt per shume krime te SB apoIM ,por te mos merret nje vendim se kush duhet te marre celsat e PD kjo eshte krejtesishte e pa faleshme te mos mendosh se kot kane emrin spak jeprak etj kur aty kane mbetur lepuj dhe te pa afte qe duam apo sduam ne ato po e cojne reformen drejte deshtmit.BARDI

    Përgjigjjuni
    1. P
      POLI

      LEPUJT NUK MUND TE BEJNE DREJTESI.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luiza

        Drejtesine e bejne njerezit dhe perzgjedhja e tyre eshte arti me i veshtire. Ne Shqiperi kane ngelur Perbindeshi i Vicidolit dhe Ujku i Cepanit me farefisin dhe te ngjashmit e tyre dhe sa te jene gjalle keto egersira Shqiperia kurre nuk do te gjeje qetesi!

        Përgjigjjuni
      2. R
        Rruga e Elbasanit

        Saken se e botoni ju te TemA ate Sondazhin ku shqiptaret nuk i zene bese Yuri Kimit (ndjese, "reformes" Drejtesise) se ju merr dreqi me gjithe Pata e Patoket tuaj pastaj.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Une jam nje nga te pakenaqurit nga reforma sepse berisha dhe soji i tij jane akoma te lire duke na çare edhe trapin.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shqiptari

          Padyshim qe ka probleme dhe vonesa,po ashkush nuk do jete ne gjendje t’a zhbejne tere ata qe i tremben kesaj drejtesie te vonuar.Shume shpejt ajo do funksionoje dhe do jape me ne fund drejtesi per shqiptaret.Non Grata dhe spiridoni i sigurimit do jene kliente VIP te kesaj drejtesie.Drejtesia mund te vonoje por kurre nuk harron!Frenoni emocionet Spia!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Th e madhe e shtypit

            Shkruhet Ithtar, more debil. Me TH si Thija, thana, thumbi. Kalove 50 vjeç e s mesove te shkruash

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptari

              Mbase e ngaterron me fjalen “Idhujtarë”?!?!

              Përgjigjjuni
              1. k
                kasemi

                Po ku e din ky Pata se sondazhi na qenka i tille per Berishen e Meten. Sot dhe jane mbushur 9 vjet qe Berisha e Meta kane ne dore celsat e kashtes. Dhe per cudi me shume se sot kurre, po kurre me pare, nuk eshte perceptuar nga shumica e shqiptareve nje korupsin i ketyre permasave. Dhe Spaku se pari duhet te ndaloje ato qe jane imediate ne korupsion pasi kjo eshte emergjence, sigurisht me pas t'i kthehet fort cdo korupsioni te kaluar. Mos te harrojme se cdo deklarate DASh, ka ngritur me te madhe ceshtjen e korupsionit, vecanerisht keto vite.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Geraldina

                  Llogaria jepet me radhe : te ribehen gjyqet e kohes se Perbindeshit te Vicidolit dhe Ujkut te Cepanit, pastaj te tjeret nuk do t'i shpetojne gjykimit te Popullit dhe Zotit!

                  Përgjigjjuni
                2. H
                  Himarioti

                  Reforma në drejtësi, më shumë ngjanë me një lojë politike se, me një të vërtetë. As që mund të mendohet, realizimi me sukses i Reformës, ndërkohë që, ata që e degjeneruan dhe rrënuan pushtetin gjyqësor, akoma janë në krye të poltikës, në pushtet dhe shtet. Shikoni kryekriminelin e kombit, Sali Berishën, çfarë bënë dhe ku është. Shikoni Ilir Metën, të cilin SPAK, pak dit pas takimit që ai pati me Yuri Kim, ia mbylli dosjen për vjedhjen e floririt. E shikoni çfarë bëhet? E shikoni si shpëtojnë peshqit e mëdhenj nga drejtësia? Nuk ka Reformë në drejtësi, është loja, opium për popullin.

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    emigranti

                    sondash duhet te kete qe ti kerkojne zonjes YURI KIM per te prure ne shqiperi FBI qe te drejtoi ai dhe jo shqiptaret

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Drejtesia e munguar

                      Z.Pata,ate sondazh e publikoj edhe kjo gazete.Sondazhi eshte se shqiptaret priten qe reforma ne drejtesi te bente ndryshim.Pritshmerite e pa realizuara sjellin zhgenjime,sic tregoj sondazhi.Nga Ju dhe medja e nalistet prisja nje reagim, perse nuk po ecen kjo reforme.Qe abuzuesit e ketyre 32-viteve ta pengonin ishte e natyrshme.Mendoj se shkaqet jane me te thella.Mbeshtetja e madhe e reformes, ambasadorja Kim, nuk duhet ti shkonte per biseda tek Iliri e takime me te tjere te kesaj kategorie.Ngritja e pagave dhe privilegjet e dhena per gjyqtar e prokurore nuk rrit ndershmerine e tyre por grykesin.Dhjetra gjyqtare e prokurore u larguan per korrupsion por,te gjithe jane ne liri te plote te gezojne parat e korrupsionit e te punojne si avokate. E po keshtu me politikanet abuzues.Reforma ne drejtesi zevendesoj "Universiteti e plepave".

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje