Demokratët në ankth, si po e presin vendimin e Apelit për vulën e PD-së

3 Mars 2023, 17:29Politika TEMA

Demokratët në ankth, si po e presin vendimin e Apelit për

Këtë të premte, Gjykata e Apelit do të marrë vendimin përfundimtar se kujt do t’i takojë vula dhe logoja e Partisë Demokratike, grupimit të Sali Berishës apo të Enkelejd Alibeajt.

Vendimin e presin me pasurim e ankth jo vetëm politikanët demokratë të të dyja grupimeve, por edhe simpatizantët e thjeshtë.

Një pjesë e demokratëve janë mbledhur në kafen që ndodhet në oborrin e PD-së dhe po presin vendimin e gjykatës.

Aktualisht, trupa gjykuese është tërhequr në Dhomën e Këshillimit për të marrë një vendim.

Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Enkelekd Alibeaj ka kërkuar pushimin e vendimit të Shkallës së Parë, ose kthimin në Shkallën e Parë.

Ndërsa, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Sali Berishës, Ivi Kaso deklaroi se pala ka paraqitur ankimimim, nuk legjitimohet për të bërë ankim.

Ndër të tjera, ai ka kërkuar rrëzimin e ankimit të grupimit Alibeaj.

1 Komente

  1. P
    Poseidon

    PRISNI , LLOZIN E KENI TE SIGURT....................MIRNI ERE TEK NEVOJTORJA E SALEH KUFOMES........

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje