Deputetët e Berishës dhe Bardhit bllokuan Kuvendin, Balla: Skenar i dështuar! Si një libër i lexuar me dhjetëra herë

21 Tetor 2023, 13:58Politika TEMA

Deputetët e Berishës dhe Bardhit bllokuan Kuvendin, Balla: Skenar i

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka marrë pjesë në aktivitetin kushtuar “ Tetorit Rozë” në Fier.

Në një prononcim për mediat ka thumbuar dhe aksionin më të fundit opozitar për një skenar të mosbindjes civile.

Balla e ka cilësuar ketë lëvizje të 26 deputeteve të ish-kryeministrit Sali Berisha si një skenar të dështuar i cili duhet kaluar në heshtje, i cili është i njohur edhe më parë me po të njëjtin autor që i përngjan veçse një libri të lexuar me dhjetë herë.

Ministri i Brendshëm e ka cilësuar opozitën e sotme të ndarë në shumë pjesë, që ka një destinacion njësoj si kali i zi në betejat pa fitore.

 

Lini një Përgjigje