Vrimat e zeza të revolucionit përtej zhurmës

20 Tetor 2023, 18:32Politika TEMA
Vrimat e zeza të revolucionit përtej zhurmës

Nga Ylli Pata

Imazhet e seancës së të enjtes, ku përveç përmbysjes së tavolinave të ministrave u pa edhe  diskutimi në errësirën e fikjes së dritave të sallës së Kuvendit, duket do të kthehen në një “normalitet” çdo ditë séance të Kuvendit. Apo më mirë në shumicën e tyre.

E gjithë kjo përpjekje ekstreme e një lufte politike sjell natyrshëm pyetjen: po çfarë kërkojnë deputetët që kanë ndërmarrë një rrugë radikale?

Kërkojnë që Gaz Bardhi të jetë kryetar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi të jetë përfaqësues i opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, e që të gjitha komisionet hetimore parlamentare që kërkojnë këta deputetë të miratohen me vendim Kuvendi.

Kërkesa e parë: sim und të jetë Gazment Bardhi, kryetar i grupit të deputetëve të një partie, të cilit ai, por edhe kolegët e grupit të tij nuk i njohin asnjë institucion. E këtu kemi një konfuzion, ku nuk merret vesh kush është kush. Grupi i mbështetësve të Foltores së Sali Berishës, mbrojnë tezën se janë ata Partia Demokratike, por si Bardhi, ashtu edhe kolegët e tij që nuk e njohin Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, apo organet e PD-së, nuk e njohin Berishën si kryetar të Partisë. Përkundrazi, e kanë luftuar që prej 8 janarit. Ata mendojnë që organet e PD-së nuk janë legjitime, ndërkohë që Basha dhe të tijët, pra ata që e kanë votuar mendojnë të kundërtën. Po si zgjidhet kjo? Ky është një problem që Parlamenti nuk ka fare punë. 

Pastaj, edhe nëse Bardhi nuk njihet si kryetar i grupit të PD-së, ai i ka të gjitha mundësitë që të krijojë grupin më të madh të deputetëve të opozitës në Kuvend, duke i vendosur një emër apo emërtim çfarë të dojë. E ky grupim, në momentin e legalizimit, mund të kishte marrë menjëherë atributet e fraksionit më të fuqishëm opozitar në Kuvend. Që më pas jo vetëm që mund të kishte marrë karriken e bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, por edhe nënkryetarin e Kuvendit(që në fakt e ka) e të tjera mundësira strukturale e burokratike.

Por as Gaz Bardhi e as Sali Berisha, nuk deshën që të regjistronin grupin e tyre në nisje të sesionit të ri parlamentar në shtator. Të gjithë deputetët që Sali Berisha dhe Gaz Bardhi mbledhin herë pas here, me kushtetutë kanë të gjitha atributet për tu organizuar në jetën parlamentare, apo propozuar projektligje, kërkuar nisma, apo të tjera mekanizma politike, ku fuqia në Parlament do të kishte më valencë.

Por ata nuk duan që të jenë një grup politik në Kuvend, ata duan të mos jetë faktor një realitet politik që tashmë është jo vetëm fakt, por gjithnjë e më shumë, është zhvillim. Pra Partia Demokratike e Bashës, e cila është një grupim politik anti-Berishë, e një grupim politik edhe pse i vogël relativisht, është shumë më i organizuar se rrumuja Bardhi-Berisha. Bardhi është fiks si personazhi i Aleks Xinxës te filmi Vendimi që i ankohej Questorit të Tiranës se ai ishte Partia Komuniste, por Enver Hoxha me shokë i kishin marrë bazën dhe atij i kishte mbetur vetëm udhëheqja.

Arqiomarksistët e doktorit realisht nuk kanë fare një akses territorial në bazën e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Asaj që është organizuar në çdo seksion. Zgjedhjet e 14 majit janë një dëshmi tipike e një realiteti të tillë. Si Berisha, ashtu dhe Bardhi, ishin politikanët që patën mundësinë për të garuar me mazhorancën në çdo bashki, falë marrjes së siglës së Ilir Metës.

Në votime, ky konfigurim u braktis nga baza historike e PD-së. Mjafton të shikohen rezultatet e zgjedhjeve në bashkinë Shkodër. Një bastion politik i PD-së, i cili preferoi të votonte Benet Becin përpara kandidatit të Berishës. Natyrisht, kryebashkiaku Beci, ka marrë shumë vota të majta, elektorat gri apo të angazhuar, por nëse shikon hartën elektorale të 1 majit, dallohet qartë një qëndrim politik i bërthamës demokrate të qytetit të Shkodrës. Ku PD ka pasur, e natyrisht ka dhe zemrën politike të saj. Ai ishte një qëndrim i pastër politik e një vrimë e zezë për foltoren. Siç ishte edhe bashkia Vau i Dejës, ku PD kishte kandidaten e saj, e Gaz Bardhi, ju kundërvu hapur duke përkrahur Zef Hilën e foltores. Fitoi kandidati socialist, edhe sepse demokratët nuk votuan politikisht për njeriun e foltores. Kështu ndodhi në Tropojë e Kukës, me Gjicin e pas Gjicit.

Me numrat që kanë në Kuvend, ky grup, ndoshta nuk mund të përmbysë situatën, por mund të propozojë çdo nismë të cilët mund ta propozojë në publik. E meqë është tema te reforma zgjedhore; cili është qëndrimi i këtyre deputetëve për systemin zgjedhor, depolitizimin e komisionerëve apo votën e diasporës. Edhe nëse nuk kanë bashkëkryetarin, ata mund të kenë anëtar, apo edhe pa pasur mund të paraqesin në publik opsionin e tyre. Nuk ja pranon mazhoranca e Basha? Atëherë po, le të nisin valën e protestave, duke përfshirë sa më shumë grupe e aktorë të shoqërisë. Deri sa të arrijnë kthimin në një betejë të idesë të tyre për reformën zgjedhore. Deri në një referendum popullor, për të cilin i kanë të gjitha atributet edhe për ta kërkuar.

Kush ka dëgjuar një version të reformës nga foltorja që kërkon bashkryetarin? Ndërkaq, Lulzim Basha, e ka kthyer në një Flamur politik pikërisht këtë reform. Ku kërkon 6 pikat e famshme; nga President inga populli, listat e hapura, e deri tek vota e diasporës. Parlamenti si sallë, si autiditor, nuk është dhoma e qeverisë dhe e mazhorancës, por logu politik i opozitës në një demokraci parlamentare. Zakonisht, Parlamentin e urren dhe e dhunon ekzekutivi, jo opozita, ku në Parlament ka agorën e vet për të shpalosur fytyrën e saj dhe sfiduar mazhorancën.

6 Komente

  1. F
    FOLTORE-NEVOJTORE BERRISHES

    Faji kryesore eshte i medias kazan qe e cileson Berrishen kryetare i PD ne se Berrisha qenka kryetare i PD perse nuk hyri ne zgjedhje si PD po u fute ne strofullen e spiunit I.M . Si qenka Bardha kryetare grupit te PD kur nuk eshte pjese e PD ? . Fryma e mosnjohjes ne tre copat e PD eshte moto nuk njohim zgjedhjet nuk njohim Bashen nuk njohim ligje nuk njohim asgje . Berrisha flete ne emer te PD kur nuk ka lidhje me PD dhe asnje gazetar nuk ka kurrajo ti thoje zoteri nuk je ti qe perfaqeson PD f Çfare gazetaresh jane keta ae kane frike nga e verteta

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luli

      Ja, ti mor rob je rasti tipik i SHPERLARJES se trurit nga propaganda socialiste EDveriste. Per kete punojne edhe PATAt , FRROKEt, LAPORDHATe, MEROt e Co. Dhe merr guximin qe ti gjykosh gazetaret qe nuk bejne çmendurine tate. Llogjiko o karabush, se behesh qesharak.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali kufoma

        Luli ta nguli,,,,cmenduri te flasesh per plakun shkerdhate sali,,,kjo eshte cmenduri mer mut,,kujt i thu gazetar,,ylli rakipit me grupin e mezeve qe pin cdo nate ne studio,,apo gazetari bicim hibridi qim peles,,apo gojores Meco,,,ik o loqe kanari,,,bej te fala non grates qe po' tall loqet dynjoja

        Përgjigjjuni
    2. r
      robi

      per situaten e rende ku ndodhet foltorja e vicidolit qe e ka marre rrugen e mutit qysh me 14 maj do shprehet tek studio e mjekercjapicimpordhaqenefitv Belo krrici qe humbi me 79 mije vota me pak, ne menyre apokaliptike kunder Erjon velise.Meqenese Belo krrici ka mbetur pa rroge ka filluar pune tek shqupi duke vrojtuar tek vrima e celesit te qeverise dhe duke ushqyer me informacion e shpifje cdo dite mjekercjapin neonazist Cim pordhen.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhisti sufllaqexhi

        Po ju z. Pata nuk dini asgjë për realitetin shqiptar që vetëm per Berishën shkruani që ka vdekur politikisht

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali kufoma

          Patronazhist,po' te kishte vdekur politikisht,kishte ikur Ke kulla e vicidoli e kalonte pleqerine,,,e Jo te shkaterroj parlamentin dhe Jo nxisi luft civile,,,opo te meren perdite,ta degjenerojn si person kete plak shkerdhate deri ne vdekje,ky duhet pershtyre e ofenduar perdite,,

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje