A ka krisje me Berishën? Ja si përgjigjet nënkryetari i Partisë së Lirisë

20 Tetor 2023, 16:14Politika TEMA

A ka krisje me Berishën? Ja si përgjigjet nënkryetari i

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka folur në lidhje me aksionin e fundit të deputetëve të Sali Berishës, të cilët nuk lejuan zhvillimin e seancës plenare në Kuvend ditën e djeshme.

Vasili u shpreh se mazhoranca e ka kthyer parlamentin në një “bunker ligjor të veprimtarisë mafioze të qeverisë”.

Sa i përket raporteve me grupin e Rithemelimit, Vasili u shpreh se nuk ka asnjë krisje mes tyre në opozitë.

“Do jem pjesë e aksionit opozitar, nuk është gjë për t’u fshehur. Edhe jam dënuar më herët në atë sallë sepse mazhoranca e gjykon që duhet të përjashtojë deputetët e opozitës. Kemi një parlament të kthyer në bunker ligjor të veprimtarisë mafioze të qeverisë.

Aty ka kaluar ligji për portin e Durrësit, shembjen e teatrit, etj. Nuk ka më asnjë funksion parlamentar. Unë kam propozuar një projekt ligj për uljen e çmimit të karburantit para një viti. Ky ligj u bllokua dhe sot e kësaj dite nuk është votuar. E bëjnë me qëllim.

Kulmi është se ky parlament nuk zbaton as vendimet e Gjykatës Kushtetuese. GJK ka hequr detyrimin për lejen e tubimeve, të cilat duhet thjesht të njoftohen me shkrim. Si mund t’i kundërpërgjigjesh mafias, përveç goditjes? Nuk është se ka një moment debati, por ata e kanë rrëmbyer dhe nuk njohin asnjë të drejtë.


Ato koncesionet që janë para drejtësisë për korrupsion janë vendosur në atë parlament dhe ne i kemi kundërshtuar. Historitë e krisjeve me opozitën janë histori kot. Unë dhe Bylykbashi nga PD ndodheshim në një tryezë me OSBE për votën e emigrantëve”, u shpreh ai ndër të tjera në studion e News24. 

 

1 Komente

  1. N
    Na e shpifët rracën

    Ku e keni gjetur këtë foto me këto fytyra të qelbëta

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje