"Kullën e ke në SPAK, po hetohet pastrimi i parave", PD i përgjigjet Berishës: Ortak i Aleancës së Kullave. Ta thanë britanikët dhe SHBA se sa i zhytur je

20 Tetor 2023, 10:44Politika TEMA

"Kullën e ke në SPAK, po hetohet pastrimi i parave", PD i

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Mirela Karabina është shprehur përmes një reagimi zyrtar se Sali Berisha dhe Edi Rama, të cilin e konsideron si “ortaku i tij në Aleancën e kullave”, kanë vijuar avazin e sulmeve ndaj PD dhe kreut të saj, Lulzim Basha.

Ajo ka denoncuar kreun e Rithemelimit Berisha si ortak në kryeministrit Rama në ‘aleancën e kullave’.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së Karabina tha se kulla 64-katëshe në qendër të Tiranës është paditur në SPAK nga kreu i partisë Basha.

Ajo theksoi se Basha ndryshe nga Berisha, nuk sulmon qeverinë ditën e merr leje ndërtimi natën.

Në fund Karabina deklaroi se Berisha është i zhytur në korrupsion e për këtë u shpall non grata nga SHBA-ja e Britania dhe se lëvizjet e tij tregojnë frikën e tij.

“Sali Berisha dhe ortaku i tij në Aleancën e kullave, Edi Rama, paskan vazhduar avazin e sulmeve ndaj PD dhe kryetarit të saj. 

Sali, kullën e ke në SPAK, po hetohet pastrimi i parave në të. Lulzim Basha dhe PD e dërguan në SPAK sepse Lulzim Basha nuk është si ti që ditën sulmon e natën merr leje ndërtimi. 

Se sa i zhytur je, ta thanë britanikët dhe amerikanët, ata që të vunë vulën e non gratës. 

Levizjet e tua thjesht tregojnë frikën tënde, atë frikën që ti e di mirë se kush ta shkakton ty dhe ortakut tënd Edi Rama, që bëni sikur ziheni për sy e faqe, por në fund mbroni njëri-tjetrin që të mbani dhe ndani pushtetin dhe pasuritë e vëna përmes pushtetit” – tha zëdhënësja e PD-së.

3 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    te njejtat bla bla,sa i zhytur eshte sali krimineli ate e di gjithe populli shqiptar(pervec SPAK),por lulzimja me b... qimen bardhoshe qe i thoshte babai zenit,po te kene kellqe te bejne te penduarin dhe te tregojne krimet e ketij maloku kriminel dhe te mos bejne loje fjalesh. Behuni nje here trima more te mjere.

    Përgjigjjuni
    1. r
      rrofte lexhenda

      ....ne mtut - dashta me thanun

      Përgjigjjuni
      1. F
        Familja kriminale Berrisha

        Kater te vrare para kryeministrise kur Basha ishte minister e harrove rruga kombit korruosioni e harrove pese shtepi te Bashes i harrove rublat Ruse i harrove bashkpunimin ne krime me Berrishen e harrove Basha eshte nje Berrishe e vogel

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje