"Berisha nuk ka si synim të rrëzojë Ramën, por të mbajë peng PD-në për hallin e tij", Bejko publikon videon: Non grata tallet me njerëzit që i shkojnë pas

20 Tetor 2023, 14:24Politika TEMA

"Berisha nuk ka si synim të rrëzojë Ramën, por të

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka publikuar një video të Sali Berishës, në të cilën ai vlerëson lëvizjen e çadrës së PD nga Lulzim Basha asokohe.

Bejko u shpreh se “non-grata” po tallet me njerëzit që ende i besojnë revolucionit të tij “imagjinar me prova gjenerale”. Ai e cilësoi Berishën si “ortaku më i vlefshëm i pushtetit të korruptuar të Edi Ramës”, ndërsa u shpreh se “të dy mbajnë njëri-tjetrin”.

"Non grata vijon të tallet pa u skuqur me njerëzit që ende i besojnë revolucionit të tij imagjinar me prova gjenerale.
Nuk duhet marrë seriozisht.


Sali Berisha është ortaku më i vlefshëm i pushtetit të korruptuar të Edi Ramës. Të dy mbajnë njëri-tjetrin.
Fatkeqësisht, siç tashmë është fakt, non grata ishte pengesa e demokratëve për të ardhur në pushtet dhe është sot arsyeja e përçarjes mes tyre.

Sali Berisha nuk ka si synim të rrëzojë Edi Ramën, por thjeshtë mundohet të mbajë peng Partinë Demokratike për hallin e tij dhe të familjes së tij, që siç e faktojnë dhe shpalljet non grata, nga Britania e Madhe dhe SHBA, është zhytur në korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.


Por koha kur halli i Berishës ishte edhe halli i PD ka përfunduar.
Berisha t’i qajë hallet e veta bashkë me Ramën në SPAK.


Partia Demokratike është në rrugën e saj për t’u shndërruar në alternativën që duan dhe presin shqiptarët
Ps: Dëgjoni sesi mashtron pa i’u dridhur syri Sali Berisha. Ja çfarë thoshte për marrëveshjen e 17 majit 2017 kur ende nuk kishte mbi shpinë damkën e aleatëve strategjikë", shkruan Bejko. 

5 Komente

  1. B
    Black Jack

    Berisha= Hamas - terrorist party. I ka dhone provat sa here dhe me veprime , vrasje , djegie , shkatrrine e plot veprime terroriste . Koha oer ta nxjerr jashte ligjit. no mercy per at mut partie qe si afron asgjo shqiptareve , vecse rrumuja dhe kaos duke fillu qe ne 1991 e deri tash , parti antikombetare mothefuckes

    Përgjigjjuni
    1. U
      U shofshin zagaret e Lexhendes

      Talley me Zagaret deshte me thanun ?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Matrapiku direkt nga Shqupi

        E nxorri koken ky Saci tru tallash themeluesi PD dhe korieri nip i Dasho Alikos CEO ne Lazarat.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Grida Suma

          Sali Serbi duhet te iki nga PD se eshte i vjeter dhe nuk ka cfare te sjelle me, ndersa ky qerosi (tullaci) Land Fontomasi qe thote se eshte theleus i PD na del ne kohe i vjeter po aq sa Saliu dhe duhet te rrije ne PD e Vules ka ide te reja dhe shpirtin fitues si ne garen per Tiranen qe doli i ketrti pas Arliond Qorrit nga te dy syte.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tradhetia

            Saliu dhe PD jane e keqja me e madhe qe i ka mdodhur Shqiperise ne te gjithe historine e saj si Komb! Nje plak i rrjedhur kriminel dhe disa injorante osmanllinj qendrojne nen hijen e PD qe u krijua nga UDB dhe spiunet e tyre! Sic duket do ta lene te thahet ne diell derisa te ngordhe!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje