Çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi Berisha në Kuvend

20 Tetor 2023, 11:34Politika TEMA
Çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi Berisha në Kuvend

Spartak Ngjela ka komentuar dje situatën politike në vend dhe jovetëm, teksa e ka ndalur theksin tek deklarata e bërë dy ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani, se SPAK duhet të hetojë korrupsionit e madh dhe kaosit të shkaktuar dje nga grupi i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë një prononcimi për mediat, avokat Ngjela tregoi se çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi binomi Berisha-Bardhi dje në Parlament. Sipas tij, opozita e drejtuar nga ish-kryeministri Berisha dhe Juda i Bashës, Gazment Bardhi se ata janë në hall, por theksoi se të fitosh duhet të kesh pas vetes shumë njerëz.

“E kanë bërë bojkotin ata. Saliu di vetëm bojkot dhe fjalë pa lidhje. Ata janë jashtë kohës dhe hapësirës së demokracisë moderne. Ata nuk vijnë dot në pushtet, janë në hall dhe nuk vjen dot në pushtet një person non grata në Amerikës.

Po sepse grupimi i Bashës është me perëndimin, se më kë është Saliu këtë se dimë, por me Amerikën dhe me Shqipërinë ai nuk është. Saliu nuk fiton sot sepse duhet që të ketë numër votuesish që të fitosh, nuk merret pushteti me 18 për qind të votave”, deklaroi ai.

Deklarata e Dumanit

Duke u ndalur tek sistemi i drejtësisë dhe deklarata e Dumanit, avokat Spartak Ngjela theksoi se SPAK nuk e ka hetuar ende korrupsion madhor, çka la të nënkuptohet dhe madje paralajmëroi se SPAK do të nisë reprezaljen ndaj të “peshkaqenëve” të korrupsionit. “Të shohim ca do bëjë sepse për krimin madhor nuk është bërë asgjë deri tani.

Sepse bota thotë se këtu ka korrupsion të lartë, këtu ka persona që janë non grata në Amerikë për korrupsion dhe janë disa nuk është vetëm një. Ambasadorja amerikane tha se janë ose të blerë ose të trembur, por është e njëjta gjë si i blerë dhe si i trembur. Amerika, pra politika amerikane duhet që ta sillte SPAK nga jashtë qoftë edhe prokuror ndërkombëtar ata nuk bëjnë dot gjë janë të trembur. Unë them ti heq, sepse Blinken tha SPAK e drejtojmë në, në SPAK janë ekspertë amerikan. Ai që ka frikë nuk mund të jetë as prokuror dot dhe as burrë shteti. Ka pauza në goditje dhe këto të japin të ditur se janë kërcënuar.

Dhe ambasadorja amerikane tha se këta janë të trembur dhe fakti që janë të trembur unë thash duan mbrojtje. I kanë dhënë mbrojtje apo jo se di, por mbrojtja që japim ne nuk mjafton. Antimafia në Itali jeton në lagje të caktuara dhe i mbajnë në qytete të veçanta, aty rri vetëm bota juridike që merret me krimin dhe mafian, ashtu duhet që të jetë edhe këtu tek ne”, u shpreh ai. Po ashtu, avokat Ngjela zbuloi se pse ka ngecur lufta kundër korrupsionit. “Ka dy arsye zvarritja ose po mbledhin prova të pakundërshtueshme ose kanë stepje si tha ambasadorja amerikane”, tha ai.

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë

Sa i takon samitit të Berlinit, avokat Spartak Ngjela theksoi se nuk solli asgjë konkrete për Shqipërinë. “Folën vetëm gjëra të përgjithshme. Ne e bëmë tonën, i pranuam, bënë edhe mbledhjen dhe nuk dhanë asgjë. Fakti që erdhën këtu dhe u mblodhën unë thash se do jepnin lajmin se do të hyjmë në Bashkimin Europian, ata erdhën dhe folën broçkulla, nuk thanë asgjë konkrete për mua. Pati vetëm atë anën e jehonës që edhe Tirana po quhet një qytet me rëndësi evropiane”, theksoi ai. Më herët avokat Ngjela e cilësoi sjellje prej diktatori, e fjalimin e kryeministrit Edi Rama javën që shkoi në Kuvend për rezolutën e Kosovës.

Sipas Ngjelës, kryeministri nuk e kupton rëndësinë e opozitë në një shtet demokratik. “Kjo nuk është natyrë e një kryeministri perëndimor. Është si komunistët liberal, mos të shkojmë deri te Enver Hoxha. Ai nuk e di ç’është opozita. Kam përshtypjen se nuk e di që demokracia është opozita. Hiqe me një dekret opozitës, s’ka nevojë më për opozitë (qesh). Kush do jemi, ne që po flasim në studio? Ai bënte sikur kishte përpara armikun. Nuk është i pari kështu, kështu që kanë qenë të gjithë kryeministrat, e kanë pozicionuar opozitën si armike.

Duke parë sjelljen e tyre në këto 30 vite, arrita në konkluzionin që nuk ishte rastësi komunizmi shqiptar, që ishte aq ekstrem. Duhet të jetë defekt i koshiencës, sepse këta nuk e konceptojnë dot të kundërtën. Nuk është çështja vetëm në parlament. Edhe në një bisedë, po ta vësh re, sepse biseda është me të kundërtën. Nëse s’ka të kundërt, nuk ka bisedë”, nënvizoi Ngjela.

18 Komente

  1. k
    k

    Prit gomar , tẽ mbijẽ bar.

    Përgjigjjuni
    1. V
      VERI

      Hajde na thuaj ndonjegje tjeter or Taku Taku torollaku!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tironci

      "Rama me ka vjedhur votat, kjo skeme vjedhje ka funksionuar edhe para 3 vitesh ne zgjedhjet e 2000 kunder Besnik Mustafait..." jane fjalet e Avokat Ngjeles pas zgjedhjeve ne 2003 ku kudo ku beri fushate si kandidat i PD ngriti ne qiell me levdata pikerisht Sali Ram Berishen qe tashme pasi ja ka lepire mollaqet, kerkon t'ja kafshoje..

      Përgjigjjuni
      1. K
        KRUTANI

        Po verteton perdite e me shume se je fish i kalbur o tIRONCO

        Përgjigjjuni
      2. D
        Drini

        Pordhet ne maje plakushit pasanik.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          O GJELI ,PO KUSH ESHTE OPOZITA OR TE LUTEM SALEHKARAXHICI, NONGRATA???? SEPSE LULJA NUK DEGJOHET.......PO TE IKE SALEHKARAXHICI PO QE EDI ESHTE PERGJEGJES POR JO SOT......DHE KY ESHTE SHKAKU I SULMIT TE KRYEMINISTRIT....DUHET LARGUAR SALEHKARAXHICI DHE ILIRSPIUNPRESIDHJERI.....CDO MINUTE QE HUMBET ESHTE KESISOJ SIC PO NDODH.......

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Quo Vadis o vendi im europian?

            ha ha ha!Vazhdojme te jemi vend karagjozash te shemtuar mutrash me ere:Nje kakerdhi leshon mesjetari shpellar,me date skadimi qysh shekuj me pare,si produkt toksik islam-komunist,dhe te gjithe me kuc dhe me mac sillen per ta komentuar. Ne kete milet-hale,salirat,jo vetem qe nuk jane non grata,por perfaqesojne shumicen talibane ketu,ku sundimi plotesohet me islamistin e moderuar erdoganistin rama ,qe hyjnizon perparimet e diktaturave cnjerzore dhe te errta arabe.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionist me i ri se avokati

              Lajmi me rrene eshte:”Filan gazetare u ngaterrua me te dashuren e e avokat Ngjeles!?

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironci

                O spartak na thuaj çfar provash kerkon spàku per korrupsion , ju provat ju kan zen rrugen , ju kan zaptuar plazhet po ruhen me ushtar , i hongert mutin blloku ktyre plerave qe nuk kan len gje pa vjedhur , dikur ne bllok te ter ishin me shpi me qera qe nga Enver Hoxha e te ter , mul nokes i shkon vila 5 milion euro e ka private , te shkosh tek gjiri lalzit nuk ka nevoj per prova rrethoi vilat me shirit te kuq bej kontroll sa i kan kushtuzr vilat te terve ku i kan gjetur parat , kush i ka me lek rroge hallall ti gezoj , shko ne lunder meri me rradh nga trau ku hyn deri tek vila fundit ku i kan gjetur parat , kush nuk i justifikon sekuesttim pasurie ne burg per vjedhje e korrupsin , u zgjidh puna esht kollaj , vetem se problemi qendron se ne lalez bashk me saliun e meten jan te ter ptokurorrt dhe gjykatsit me vila , kta nuk kontrollojn veten dot , ktu esht themra Hakilit .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Presheva

                  Hajde se edhe ti je bo si nastradini jo ajo jo kjo, jo Amerika EU. Shqiperia ska patur kurre qeveri/kryeminister me pro amerikan se z. Rama me pro perendimore se kjo qeveri ska ku shkon me o o o kakë se sme vjen tjeter ne mend perveç kakës se kakë je. Amerika Amerika thu se flet per dodikun e sërbis ky debil. Amerika dhe EU flasin me vepra o debil, shiko mbeshtetjen qe ka zoti Rama o tunxh sepse eshte pro perëndimit o o o tunxh.ik se je bo duket vetja qa thu. Kurr ska qen Shqipëria me mir se çesht sot o tunxh, kush e beri kte opozita a kush, vizioni pra i nje partie, kryeministri qe do te miren vendit o o o tunxh. Shiko o tunxh, prek o tunxh se Shqipëria po lulzon çdo dite e me shum, e kaloj aeroportin e beogradit o tunxh. 7 milion e kusur turist ne Shqiperi kte vit pse erdhen kto o tunxh erdhen pra se i solli puna, vizioni i ksaj qeverie se ku ve doren aty lulzone o tunxh. Ptuuuu fare debilash

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    rrofte Lexhenda

                    U shofshin zagaret e ....

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ilir

                      E kunderta eshte ne crregullimin tend mendor. Po u zu Berisha ne goje ti humb aresyen dhe flet brockulla. Ti flet per demokraci dhe harron qe Bardhi Berisha kane shumicen ne Opozite. Ti cakton qellimin: ti boem Berishes —— dhe kerkon te ngresh nje aresyetim mbi ate cka ndodhi... you are a joke avikat. Te zgjuarit e vendit tim nuk te marrin seriozisht.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tani

                        Vetem nje fjale e shpjegon kete artikull zhgarravine: Crregullim mendor.

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Opinion

                          Ore avokat po vetëm broçkulla flet o i uruar! Ti flet për opozitën ndërkohë që ajo nuk ekziston,sepse është non grata, antikombëtare dhe agresive.Kjo që thua ti për respektin ndaj opozitës është për një opozitë normale dhe jo haluçinante.Ti të paktën e ke vlerësuar si të tillë.Ka dhe një aspekt tjetër tërësisht individual për ty.Në panelet mediatike ti nuk lejon asnjë kundërshtim apo debat A thua se ti,si dhe në këtë rast,nxjerr xhevahire kur flet. Atëherë si të të besojmë ty për respekt ndaj kundërshtisë dhe oponencës siç të pëlqen ty ta quash? Ke pj..dhur avokat jo vetëm në politikë por dhe në profesionin tënd!

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            anti anarkisti

                            Salih Berishiqi, krimineli më i madh i kombit po i hedhë shqelmat e fundit për të shpëtuar nga përgjegjësia monstruoze 33 vjeçare, revolucionit të UDB, vrasjeve, plaçkitjes, djegies së Shqipërisë flakës 97-it, shkelësit të embargos së OKB, Gërdecit, Janarit etj. Nuk e shpëton dot më as djalli sepse është gjakatari më i madh kundër shqiptareve dhe demokracisë.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              ARKEHEAN

                              Je i sakte anti anarkisti

                              Përgjigjjuni
                            2. e
                              emigranti

                              e nuk kane faj ata , fajin e ka SPAK qe po ankohet kemi ngarkese pune e nxori dhe nje shkak SPAK

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gijotina

                                Duihet te dale nje ligj: Kushdo qe ka bere burg ne kohen e komunizmit me ose pa te drejte, ku per nje kohe te gjate Minister ka qene edhe Kico Ngjela, t'u hiqet e drejta per te dhene intervista, te dalin ne TV dhe te mos pranohen as per deshmitar, aresyeja eshte e thjeshte, jane te goditur ne tru, te pavetedijshem, i ndjek hija e operativit te lagjes qe jane zhdukur ketu e 33 vite me pare, nuk flejne nate, shikojne endra se kush e kap sapunin kur u bie ne dush etj etj, jane ne kllapi si ky cari Spartak Kico Ngjela.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje