
Deputeti Dash Sula ka folur në Kuvend, duke thënë se SPAK duhet të godasë si politikanët majtas ashtu edhe djathtas, ndërsa akuzon deputetët se janë të lidhur me krimin e organizuar dhe biznesmenit e fuqishëm në vendin tonë.
Në fjalën e tij, Sula tha se nuk ka nevojë për shumë hetime për të gjetur se ku ka korrupsion, por mjafton që SPAK të vendosë traun në vilat nga 500 mijë euro në Gjirin e Lalzit apo në jug të vendit dhe të shikojë se kush politikanë futen aty që sipas tij janë të korruptuar. Po ashtu tha se duhet të hetohen edhe deputetët që lëvizin me makina 100 apo 200 mijë euro.
Po ashtu, sipas Sulës, si ata majtas, si ata djathtas po i bëjnë presion SPAK.
“Pranë organeve të qeverisë së ministrive korrupsioni arrin deri në nivelet më të larta. Nuk ka qoftë kriminel të krimit të organizuar që të mos jetë i lidhur dhe të mos ketë mbështetje politikë. Është trinomi krim i organizuar, politikë biznes. E dimë gjithë se këtu jetojmë se cilët biznes nuk marrin kredi në banka për të ndërtuar kulla po marrin paratë.
Si ka mundësi një 18-vjeçar të ketë 88 apartamente dhe jeton në Londër, si ka mundësi të ndërtosh kulla e mos të marrësh kredi. Si mund të ndodhë, çfarë ka një politikan të ha dreka me biznesmenë, pse bëjnë pushime bashkë, të dalë telefonata me një krerë të krimit të organizuar, ç’punë ka një nga politika që të rri për drektë me persona të ekspozuar të krimit të organizuar.
Tregon që ka interesa të caktuar. Për të gjetur SPAK, dhe e mbështes publikisht, po i them spak e ka shumë të thjeshtë, të vënë traun te gjiri i Lalëzit, Palasë në Dhërmi dhe të shikojë se kush politika shkon në vilat 500 mijë euro. Kjo është e vërteta, të shikojë kush janë këta politikanë që lëvizin me makina 100 mijë euro e 200 mijë euro. Edhe nga krahu i majtë dhe djathtë, ka zonja e deputet që kam respekt maksimal, por ka edhe nga ata që duhet të jenë para drejtësisë.
Nuk është normale që SPAK të merret me një arkë peshk, me korrupsionin e një telefoni, kur ke para shumë gjëra, këtu kur ne gjithë e dimë se kush ka këllqe të bëjë korrupsion sa i përket inceneratorit, kush ka këllqe që t’i jepen 200 mln euro personave nëpër bashki të mëdha, është Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, janë qytete e mëdha ku ndahen miliona euro sipas interesave të caktuara.
SPAKU është në një person të fortë politk nga të dyja krahët. Nuk flisni ju se jam i bindur se kushdo politikan i mazhorancës se ka një kod siç e ka mafia, të bëjë 1 vit burg dhe të gëzojë pasurinë, mos të akuzohen vetëm për shpërdorim detyre por t’i sekuestrohet edhe pasuria”, tha Sula.
A i more leje Sales dhe Likes or Dashi Peqinit,se dhe ato jane me Vila jo 500 por Miljone Eurosh tek Gjiri Lalzit.Po si pate marre leje Sales,ta tregon Saliu me Kaseta qe kane zene pluhur nga koha e 95,si merrje Leke nga Bosat e Krimit ne Elbasan kur ti ishe Kryeorokuror.Pyesni Peqinsin tjeter Komisar Katanin(ose Kosenin),kush ishte Dash Sula dhe cfare bebte.Ma Va Fancullo Dashi Sules.
Bravo,bravo,o gjeli i Peqinit! Te gjitha sa the,jane te verteta,por SPAK-kut nuk ja mban bytha se jane lepura,frikacak. Gjiri i Lalezit e disa gjira TE TJERE DUKEN QART SE KA NJE KORRUPSION TE MADHA.
Ky gjeli i detit deri dje ka qene prokuror nese ka fakte te shkoje vete ne Spak dhe me siguri i di mire kush i ka objektet dhe makinet e shtenjta , stje kryhet tamam puna lere me ashtu me thirrje ne ajer dhe po te jete e vertete te merret ne mbrojtje se te patet Saliu me Liken ja heqin koken si te jete vertet gjel deti .
Ka shume,shume te drejte ky gamori Peqinit.Te gjithe e kane te shkrujtme ne balle,kane vila,apartamente etj etj,por jo te justifikuara qe te kene bere business etj.Vetem me rroge shteti,bordero, i rezultojne miliona €.Te gjithe politikanet,majtas djathtas,para ,mbrapa keto 32 vjet,jane te corruptum,pa perjashtim.Kur degjon justifikimet pastaj,te duket vetja idiot(ne fakt ne idiot jemi,qe i kemi lejuar ne kete derexhe)Rasti i Ilir Metes dhe Monikes,qe nga nje cope vogel toke,kane arritur te bejne dhjetra,e dhjetra milion euro,eshte per tu studiuar ne universitet ,dega economi,ne te gjithe boten,se si behen mashtrime kaq te trasha,sepse nuk ka llogjike economice te fitosh aq para.Kapni Tritan Shehun,do ju iki petlla sa apartmente ka,me rroge i ka bo.Kapni pastaj Taulant Ballen,Mul Noken etj etj,nuk do ngelni te zhgenjyer nga korrupsioni qe kane bere e bejne.
TI MIRE E KE, PO SPAKU KA FRIKE SE E QEROJNE HORRAT NE PUSHTET
LLafe ne ere, asnje emer...
si ka mundesi?ky nuk ka shit gjela deti si saliu,iliri,muli e fate gerdeci qe jane ngjit e ngjit te gjiri lalzit,ah!harrova se jane edhe prokuroret atje ne lalez dhe mos prit hetim!!!!!