Begaj i uron mirëseardhjen presidentit Clinton: Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës

3 Korrik 2023, 17:01Politika TEMA

Begaj i uron mirëseardhjen presidentit Clinton: Shqipëria dhe

Presidenti Bajram Begaj i ka uruar mirëseardhjen presidenti Bill Clinton i cili ka mbërritur sot për herë të parë në Shqipëri.

Begaj thekson se Shqipëria dhe shqiptarë do ti jenë përjetë mirënjohës për gjithçka që ka bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.

''Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.

Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!’'- shkruan Begaj.

1 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Bajromi: "Ene une ketu jam, harruat" Clinton: "who?" Bajromi: "Emo ke dgju per Turkeyi, ene Erdoganin? Clinton:" Po"

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje