
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbërritur Rinas e do niset drejt Tiranës, ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore.
Ndërkaq, në kryeqytet po vijojnë përgatitjet e fundit për vizitën e Clinton, ku në sheshin “Nënë Tereza”, në fasadën e Universitetit të Tiranës, është vendosur një banderolë me mbishkrimin: “Welcome Mr. President”.
Gjithashtu, përgatitjet po zhvillohen edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në pjesën e jashtme të godinës së Kryeministrisë, ku do të kalojë Clinton me Ramën.
Te gjitha nderimet dhe mikpritjet i meriton miku me mendje dhe zemer i shqiptareve, Bill Klinton!
Respect per kete burre shteti, qe ne kohet me te erreta per kombin tone, nderhyri fuqishem ndaj shtetit kriminal serb duke i "bindur" me raketa e bomba se koha e kolonizimit te trojeve Shqiptare nga barbaret serbe kishte marre fund! Kam besim se Edi Rama di ti respektoj miqte e kombit tone!