Deputeti demokrat shkon në Parlament me një buqetë me grurë: Javës tjetër vij me shalqi

3 Korrik 2023, 10:54Politika TEMA

Deputeti demokrat shkon në Parlament me një buqetë me grurë:

Befasues ka qenë veprimi i deputetit të PD-së, Saimir Koreshi, i cili ka shkuar sot në Kuvend me një buqetë me grurë. 

Ai tha se të gjithë fermerët kanë dalë me humbje dhe nuk kanë marrë asnjë subvencion, kështu që buqeta me grurë ishte për qeverinë që pasi mori votat, sipas tij, abuzoi me çmimin.

“Kjo është një buqetë simbolike nga fermerët e Myzeqesë drejtuar qeverisë, por në veçanti ministres së Bujqësisë që iu kërkoi fermerëve të mbillnin grurë edhe në prill, këto domethënë gjëra që ndodhin.

Në pamundësi për të ardhur me shalqi, po ndoshta javës tjetër, sot po ju sjell grurin, meqë morëm votën ja futëm pak në çmim sepse siç e dini gjithë fermerët e grurit, jo vetëm që s’kanë marrë asnjë subvencion, atë 300 mijë lekëshin për hektar, jo vetëm që s’morën naftë përveçse ata që ishin patronazhistë, por sot në bursë, se do vazhdojnë të gënjejnë, do thonë që e kanë fajin tregtarët, ndërkohë që në bursë është me 22 dollarë kuintali,” – u shpreh Korreshi.

6 Komente

  1. T
    Tufen e Preshit radhen tjeter per Demokratet e Vje

    bravo deputetit ,qe ka fillu me perimet , prit kur ti vij radha Sallatorit lol kushedi sa te Madhe do ta ket

    Përgjigjjuni
    1. t
      tirona

      Ore koke shalqi,pse nuk cohen keta fermeret e ty qe kilja qepes eshte 180 lek,qe kilja domates eshte 160 lek ne kulmin e sezonit dhe domate krejt damare qe se ha as lopa por o burra ne mbrojtje te fermereve sa bie cmimi i nje produkti.!!!!!!!!!!!!!!!! Se o burra u rriten cmimet direkt se u rrit nafta 265 lek per liter dhe tani qe nafta eshte 170 lek per liter asnje cmim nuk u ul me she ty o koke shalqi nuk te kam degjuar ndonjeher te ngresh zerin . PLEHRE

      Përgjigjjuni
      1. A
        ABC

        Ky duhet te jete me penallti ne tru . Para ca kohesh na doli ne foto me tasin me fasule ????

        Përgjigjjuni
        1. g
          gjergji

          Karagjozi i Salukut.....

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doda

            Ky i ka thene mendjes ik pirdhu

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironsi i Vjetër

              Të gjithë politikanët e PD-së janë nga kopshti i kungujve, jo nga barku i nënave.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje