Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Kume-nismëtarëve: Bindni Edi Ramën, ndryshe s’bëni dot gjë

1 Korrik 2023, 19:26Politika TEMA

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Kume-nismëtarëve: Bindni Edi

Grupi i aktivistëve dhe politikanëve që duan të ndryshojnë rregullat e lojës zgjedhore në Shqipëri kanë nisur takimet me qytetarët.

Ata thonë se do të mbledhin 50 mijë firmat e nevojshme që Kushtetuta e shkruar në vitin 2008 të korrigjohet përmes një referendumi.

Nismëtarët po punojnë paralelisht edhe për të gjetur mbështetjen në parlament që sistemi zgjedhor të ndryshojë dhe ai të bëhet më përfaqësues, e të krijojë më shumë hapësira për partitë e reja apo partitë e vogla.

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume ju kujtoi nismëtarëve se rruga që kanë zgjedhur është e pamundur të zhbëjë Kushtetutën.

Kushtetuta e tanishme ruan të paprekura rregullat elektorale që Rama e Berisha bënë bashkë në vitin 2008.

Edhe nëse nismëtarët mbledhin 50 mijë firma, Kushtetuta nuk mund të ndryshohet nëse nuk sigurohen 94 vota në Kuvend. Kjo do të thotë që ky grup nismëtar i shoqërisë civile dhe partive të vogla, nuk mund të ketë sukses nëse partia në pushtet nuk dakordësohet me ta.

2 Komente

  1. t
    tahiri

    Prandaj po iken per lesh ai vend se e drejton nje debil. Harrova ka kerkuar falje per vjedhjet qe jane bere tek pronat me ndihmen e ASHK, Deri dje po i bente elozhe artan lames nje tjeter debili qe vetem ne ate sistem lepirje mund te punoje se ska as kapacitetin minimal.

    Përgjigjjuni
    1. n
      nje ish Pedagog

      Cfare pune ka ky njeriu intim direkt i Sali Berishes, qe ka qene dhe Kryetari KQZ po me bekimin e Sali Berishes si shoku i ngushte i Shaban Memias, qe kishte dhene garanci tek Sali Berisha per te (per Kristaq Kume) si sherbetor shanlepires i cdo Rregjimi, sidomos Komunisteve te formatit kriminal si Sali Berisha. Absolutisht nuk duhet nderhyre ne KUSHTETUTE per tekat e ca Partickave, sepse duhet te synohet qe Shqiperia te shkoje ne sistemin me dy Parti te medha, njera pseudo e Djathte dhe tjetra pseudo e Majte. Mjafte me me Particka neper kembe qe vetem para shpenzojne nga Buxheti i Shtetit e nuk i pjerdh askush dhe nuk kane as 5% elektorat te gjitha sebashku.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje