Pse njerëzit e Foltores po sulmojnë Bill Clinton?

1 Korrik 2023, 18:19Politika TEMA

Pse njerëzit e Foltores po sulmojnë Bill Clinton?

Nga Ylli Pata

“Humori i hollë” me talljet thuajse të njëkohshme ndaj Bill Clinton-it këto ditë, nga një grup njerëzish që janë përgjithëisht të identifikueshëm në qëndrimet e tyre, duket së largmi si pa kuptim.

Pse duhet të sulmohet Bill Clinton nga një “Ushtri digjitale” që del e duket në rrjet sa herë ka një tip fermani pa firmë e vulë, por me një sinjal elektronik.

Natyrisht që mënyra e sulmit është thuajse uniforme; krahasimi i Safetit Gjicit me presidentin e SHBA-së, i cili siç dihet është akuzuar se ka pasur një histori seksuale kur ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Që të ketë njerëz që kanë mendimet e tyre, është krejt normale, si dyzina e të çakërdisurve që thirren mëngjes për mëngjes e darkë për darkë në televizione, ku thonë pa pikë sikleti se ilirët janë alienë e Troja është në Manati të Lezhës.

E në këtë rast, sulmi ndaj Bill Clinton nuk ka ardhur nga kjo ushtri mitomanësh që shtohen përditë si fara e hidhrës, por nga një armatë që së paku vitet e fundit është e identifikueshme.

Që përkrahin Sali Berishën, sidomos kur Doktori u ndëshkua keqas nga SHBA. Po pse e sulmojnë Billin e shkretë, i cili është moshatar me Berishën?

Ai e ka lënë politikën prej kohësh tashmë, së bashku me gruan e tij Hillary, megjithëse influenca e tij është mjaft e madhe në Partinë Demokratike amerikane.

Administratat e Barack Obama-s dhe Joe Biden, kanë pasur pjesën më të rëndësishme të kabineteve të tyre me njerëzit e besuar dhe të përzgjedhur nga Bill Clinton.

I cili është jo vetëm një figurë politike në SHBA, por një personazh që ka peshën e tij të rëndësishme edhe në politikën europiane. Së bashku me Tony Blair, ata kanë krijuar “Rrugën e Tretë” politike, një lloj qendër e majtë që është më afër botës së biznesit dhe më larg ekstremizmave.

Megjithatë, Clinton prej kohësh nuk është fare aktiv në politikën e brendshme amerikane, me fondacionin e tij mjaft influent është zhvendsur kryesisht në beteja sociale kundër varfërisë e arsimimit të barabartë për të gjithë. Kryesisht në vende të varfra si Afrika etj.

Por ardhja e Bill Clinton në Tiranë është një eveniment shumë i rëndësishëm. Ai është presidenti që ka më shumë mbështetës ndër shqiptarë, për shkak të çlirimit të Kosovës. Është i vetmi person, për të cilin ka emra që mbajnë emrin e mbiemrin e tij, pra Billklinton Berisha përshembull.

Por Clinton është edhe presidenti që Sali Berishën e njeh shumë më mirë se të tjerët, pasi e ka njohur në zenithin e pushtetit të tij në Tiranë. Ka qenë Clinton që e ka pritur në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1994, e ka qenë po ai që e ka ndëshkuar i pari.

Natyrisht me disa faza, në fillim i dërgoi George Bush të vjetrin e Colin Powell në Vlorë në vitin 1997 për ta paralajmëruar, e më në fund e fundosi politikisht.

Bill Clinton e ka takuar Sali Berishën edhe më vonë kur ky i fundit ishte kryeministër, në margjinat e OKB-së. Kur Fondacioni Clinton ishte aktiv me konferencat e tij. E këtë Berisha e arriti sepse loboi tek Podesta, një grup i afërt me Clinton. Por në atë kohë nuk ishte fare në pushtet.

Kur ishte në Shtëpinë e Bardhë, Bill Clinton ka qenë një nga presidentët që ka ndërmarrë vendime më shumë për shqiptarët se kushdo president.

Përveçc Rambujesë, bombardimit të Serbisë, çlirimit të Kosovës, Clinton ka formuar grupin “Miqtë e Shqipërisë” në vitin 1997, ka formuar “Fondin Amerikano-Shqiptar”, ka lehtësuar procedurat për dhënien e vizave etj etj.

Disa nga lëvizjet për Shqipërinë e Kosovën, kanë brenda mjaft mendimin intelektual të vetë Bill Clintonit, gjë që e kanë treguar më pas edhe miqtë e afërt të tij si Madlene Allbright, Strobe Talbot, Richard Hoolbruke etj etj.

Bill Clinton nuk ka takuar vetëm Sali Berishën nga Shqipëria, por edhe Pandeli Majkon, Rexhep Meidanin, Paskal Milon, Edi Ramën. E ndryshe nga disa president amerikanë, Clinton ka takuar e takon shumë shqiptare, si në SHBA, e gjithashtu në vendet ku udhëton.

Ai është tashmë ndoshta edhe më i informuar se Yuri Kim apo ambasadorët e tjerë të SHBA në Tiranë për Shqipërinë e shqiptarët në të gjithë rajonin.

E gjasat janë që në këtë vizitë të tij, ai të flasë edhe për politikë. E kjo i djeg shumë Berishës, pasi non grata e tij, është pjekur mjaft edhe në dy mandatet e Bill Clinton…

14 Komente

  1. N
    Noci

    Eshte per t'u çuditur se kryetari i tyre sapo e mori vesh doli e pershendeti ardhjen e ish presidentit Klinton qe eshte heroi i kosovareve.Se çka i pickoi e te nesermen kthyen mbrapsht komplet

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Ci keni keto genjeshtra mor qelbesira ! Askush nuk ka folur kunder Presidnetit Klinton, o spiunet e Serbise. Ku e keni pare ju ndonje nga Foltorja qe ka fol kunder Klinotn ? Pse genjeni mor spiune te qelbur te Serbise ? Ka bere nje status duke bere humor ai Manjani, po ai eshte njeri qe eshte kunder te gjitheve.Ai nuk eshte aspak i Foltores se Berishes . Asnje nga te foltores nuk ka miqesi me Manjanin. As Ilir Meta nuk ka fare komunikim me Manjani. Manjani eshte tip Maveriku qe eshte kunder te gjitheve , Ci keni keto genjeshtra , qe po postoni per dite qe kur u dha lajmi se do vije Klinton. Dhe keni edhe nje zakon qe ato komente qe ju demaskojne genjeshtrat tuaja, ju nuk i postoni . Ju beni politiken e Serbise , motherfuckers njelloj si Rama hajduti qe eshte nje sherbetor i bindur i Serbise ashtu dhe ju pas atij . Bastarde te ndyre qe vetem genjeni

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ali Pasha

      Dy vëllezrit takim me Bill Gjicin hahah

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Uk ka poshtersi me te madhe te njeriut se sa mosmirenjohja!

        Përgjigjjuni
        1. p
          pokeristi

          Urrejta,cmira,xhelozija ,janë trinomi sinonim,i të keqes shpirtërore.Saktë,saktë e zeza e vehtes.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjirokastriti

            i respektuar Ylli Pata, akoma nuk e ke mesuar arsyen pse “Ushtria digjitale” eshte ne ekstaze? Pjesetaret e ushtrise dixhitale te Sales jane koncentrati i brezit te 10 te spermave embrionale arabo osmane te ngelur ne territorin shqiptar per prej viteve 1490 ...

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilirjan

              E dijne qe Clinton nuk do ta dhjese saliun...ndaj dhe lehin me komande e zell te neveritshem...si vemje qe jane.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kastriot

                Kunder ardhjes se Klintonit eshte vene gjithe shpura e spiuneve te Serbise e Greqise, qe sabotojne or e minute ceshtjen kombetare shqiptare.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptare larg memedheut

                  Njerez pa din e iman,ne vendqe ti ngrene nje permendore per cka ka bere! Ketu ka vend thenia proverbiale e vendit tone “ ma sa behet rigoni lis aq behet sojesezi lis”!!! Keta jane sojesezat tane qe ngrehen me kostune te shtrenjta e me dashnore tek shiltet e Ijes ne rrugen e Elbasanit e sdine cte bejne ,,,turp turp pa fund

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Emigranti U S A

                    Njeqid here na e kane thene qe Sali halene e ka pritur dikur Klinton kur ishte president dhe me shprese qe kur te vije ne Shqiperi do e takoje prap mirpo kur pane axhenden e Klinton qe nuk do ta takoje edhe ata u hodhen ne sulm bile lajmeruan proteste me studentat e mjekesise per te treguar se sa { fort e don Sali muti } Ameriken kete e ka treguar me ambasadoren Kim dhe gjthe ambasadoret e tjere perpara saj .

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Ton

                      Rama shkon dot ne USA? Thone qe jo.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tanguli

                        Me kete Artikull qe ke bere Duket Klintoni Po vjen te takoje anetaret e Partise Komunistosocialiste, o pall gazetar si nuk shkruajte nje art sakllem o derdimen.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Koli

                          Llogjik pate.

                          Përgjigjjuni
                          1. Z
                            Zina sallaksja me gop

                            Po si nuk na u hoq qafe ky mut Sali komunisti???? Ky i ka bere gjithe te zezat popullit? Nuk ka me burre muti se ky ne historine e Shqiperise??? Mjere ne me ça na ka bere dhe çdo na beje akoma????!!! Zot na ruaj

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje