Fatmir Xhafaj: Edhe ata që më çuan te 23-tin në listë nuk e besonin se do të fitoja. Duhet ndryshuar sistemi elektoral

1 Korrik 2023, 11:50Politika TEMA

Fatmir Xhafaj: Edhe ata që më çuan te 23-tin në listë

Kodi i ri elektoral pritet të jetë tema e nxehtë që do të dominojë diskursin politik me nisjen e sesionit të ri parlamentar, në një kohë kur partitë e vogla synojnë të realizojnë një referendum për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Lidhur me këto lëvizje për të përmirësuar përfaqësimin në politikë, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj la të kuptohet në “Intervistë” me Merita Haklaj në A2CNN se fundi i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 mund të jetë afër.

Sipas Xhafajt ndryshimet demografike, emigrimi por edhe faktorë të tjerë të shtyjnë drejt gjykimit se vendi ka nevojë për një sistem të ri elektoral.

“Për një pjesë të amendamenteve të 2008 unë kam qenë kundër forcës sime politike. Dhe nuk jam përfshirë në ato amendamente. Por kanë kaluar shumë vite dhe kanë ndryshuar shumë gjëra, ndaj mendoj se vendi ka nevojë për një reformë kushtetuese dhe institucionale në raport me partitë politike.

Që do të thotë që ka nevojë për ta riparë sistemin elektoral që kemi edhe për shkak të hartës dhe ndryshimeve demografike që ka pësuar vendi. Ka nevojë për të ndryshuar ligjin për partitë politike dhe parashikimet kushtetuese e ligjore që lidhen me mandatet politike. Pjesë e kësaj mund të jetë dhe sistemi elektoral”, tha Xhafaj.

Më tej deputeti socialist nënvizoi se çdo ndryshim duhet përshtatur me kohën dhe kontekstin politik ku ndodhet vendi, ndaj palët duhet të jenë shumë të kujdesshme me kodin e ri zgjedhor.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse një zgjidhje duhet dhënë në kontekstin e momentit kur zbatohet. Nëse do ta bënim një sistem mazhoritar do kishte problematika lidhur me barazinë gjinore, me futjen e të rinjve në politikë etj… 

Nëse do bënim një sistem të pastër proporcional do ti jepte më pak mundësi individëve që vijnë, ose mundësi që të thithësh disa vlera që janë të nevojshme për shkak të emigrimit. Do kishte pasoja edhe për momentin sepse disa me anë të fuqisë financiare që kanë mund ta ndikonin votën me sistemin proporcional të pastër.

Po të analizojmë me kujdes rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe të mëparshme, kuptojmë se rezultati ka të bëjë me këtë lloj ndikimi”, u shpreh ai.

Xhafaj gjithashtu nënvizoi se nuk pajtohet me ata që thonë se po s’pate lekë dhe po s’u lidhe me të fortët nuk bëhesh dot deputet, duke treguar shembullin personal që arriti të thyejë herësin në Tiranë, edhe pse kryeministri Rama e renditi të 23-n në listën e kryeqytetit.

“Unë marrë shembullin tim, kurrë në jetën time nuk kam paguar 1 lek për votë. Apo të kem marrë vota në këmbim të  një interesi të caktuar. Apo njerëz të fortë që kanë qenë në krah tim për të më siguruar vota. Edhe në këto zgjedhje, ku edhe vetë ata që më çuan te 23 nuk e besonin që, dhe më bën një nder të madh pasi provova veten se ku isha”, tha Xhafaj.

Por, ai pranoi se është koha që aktorët politikë të bëjnë një analizë të gjatë për të kuptuar se çfarë është bërë mirë dhe çfarë keq, në mënyrë që sistemi i ri elektoral të jetë i duhuri.

19 Komente

  1. B
    Bato

    Njeri i ditur dhe i rregullt.Analize e sakte.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bieta TCH

      Bato akoma me servilizem duke ditur se ky Fatmir Xhafa nuk eshte me minister se e flaku prej zhelesh Edi Rama qe iu befte dita nje mije. Xhafa eshte pionier i Enverit dhe eshte ujk i vjeter ndaj mos u çuditni per votat se ka dhe vellane tregtar mielli. Apo haruat o koqe?

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond Vlonjati

        O Fatmir, ti je tamam dele-dash. Ik o dreq se eshte turp qe je vlonjat , ne vend qe te ngrihesh dhe ti dhjesesh surratin ketij kaurit qe te vuri andej nga fundi se donte te hiqte , ti i flet me temena ketij bastardi anti-shqiptar qe ka kapur per gryke Partine Socialiste .

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sara

        Shumë mirë e thoni z. Xhafa. Meqë është ulur numri i popullsisë ndajeni në 100 zona elektorale. Dhe për cdo zonë elektorale cdo parti të propozojë 2 kandidatë, që të ketë edhe garë brenda partisë e të fitojë më i miri. Harrojeni të drejtën e kryetarit të partisë që të caktojë listën e deputetëve e populli i detyruar që të votojë. Jepjani të drejtën popullit që të zgjedhë...?!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatmir Xhafa politikan per interes vetjak

          Po mire si besoni kete politikan Xhafa per nje reforme electorale. Ketij kur nuk duhej zhduket nga politika qendron si hije. Sa shikon interesting tij te mbaj karrigen shfaqet si kulle. Ky eshte ai, ku fshihet ne kullat e ndertuara sot ne qender tiranes, sa te rruga kavajes, te tregu i medresese me kompanine Arlis Ndertim ( fshihet dhedri dhe vet Xhafa). Ku ndertojne pa studim me shkelje rregullash urbanistike, shihni te ura Nshrakut si ndertohet po kushte teknike, rrezik per qytetaret, pa mbuluar objektin me siguri mbrojtese, punetoret pa siguri teknike edhe me e keqja ne mes te rruges del fasada objektit, pa distance duke hequr trotuarin ekzistues te qytetareve (kollona perqafim me levizjen e qytetareve). Kjo firme ska cilesi ne ndertim, dy here ka krijuar incidente zjarri ne keto ndertesa te reja. Pse nuk ka kontrolle se Erion Velia eshte i lidhur me Xhafen ne politike, ndajne pazare bashke, ku jepen leje ndertimi kesaj kompanie familjes Xhafa (ku familja ka politikan, notere dhe arkitekt) per favorizimet e kompanise Arlis ne kembim te parave per fushate elektorale te Velias dhe njesise 10 per Xhafen. Cfare doni ju te bej Xhafa sistem elektoral per te marre keto afera ne politike.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Arian

          Ky mos na bej moral me vllain te denuar per droge,boll me largohuni nga politika

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Ylberi ( ish piramida)

            Po kunatin pse e ke emeruar tek tatim-taksat mbasi erdhen rilindasit ne pushtet kur deri atehe kishte shitur karrike te tre?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shaqo

              ...u ke rene ne qafe edhe shokeve e shoqeve ne zonat e tyre elektoraleduke u marre votues, jo se kishe perparsi, por me shume votues krahinore... po hajde. Ndersa sa u perket listave te hapura, korrupsioni elektoral do te jete i papare ndonjehere, sepse do te kete me shume injorante se sa te mencur, vota do te shkoje tek leku, jo tek puna e njerzit e punes.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tirona

                Xhafe ti e di si dole deputet .. Sa transferime banorësh ke bo në njësinë tate?? Sa vota bleve e çove rob sa në tiron të re,bllok e në çdo cep tu lyp vote se doje ti dilje lart Edi Ramës. Ti e di që je shtylla e Erion Velisë në PS.. Dhondrin e bone milioner shef urbanistike në Bashki.. ik tashi e mos na çaj katrrorin shum nëpër kto dalje që bo..

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mokrari

                  Zoti fatmir me qe u kojtove te flasesh per zgjedhjet pas dy vjetesh provoje ta veshe veten jo i 23 por i 17 te shohesh a do kalosh nje here kaloi miu te dyten e di vete mos u mbure kote se nuk ke bere ndonje gje te vecante lesh jeni bere si deputet qeveritar kryetar pysni nje cike si ju vlersojne mos degjoni servilat qe i keni

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Justice

                    Ju te gjith jeni plehra qe nga 1990 me ne krye Azem Hajdarin plehren e Kombit Shqiptar, Berisha, Meta, Monika , plehra Fatos Nano me kurven e tij plak tashti, # Rama me platen e tij me 3 burra , Basha qe do sjelli drejtesi pa z’batuar asnje site drejtesin! Plehra dhe vetem swamp. Albanians need to clean the swamp. Ai vend , toke e bukur qe s’ka mundesi te flasi, ata zogj ajo nature e mrekullueshme qe vazhdon te qaj per ndihmen tone te shpetoj nga keto plehra . Please my peeps let’s do something for this Country. CLEAN The SWAMP

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tarja

                      ky koqe knadari,flet dhe qendron ne mes si profet.Leviz dhe bej c'te duash kush te pengon.Jep direktiva,na paske qene i 23-ti dhe fitove!!E ce pastaj?Politika dhe jeta kerkon ndeshje.Fitove mandatin nuk do te thote se xhoc fitove,te tjerat vijne me pas -pjesmarrja ,kontributi per ata qe te zgjodhen.Mos e humb kohen me intervista kot-leviz bythen.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sabriu

                        Sara, dmth ti thua qe te kemi 100deputete? Une jam i mendimit, qe edhe ngaqe e kam degjuar sh here kudo qe diskutohet, qe Shqiperise, me kete popullsi e siperfaqe, por dhe me trajtimet e bonuset, si kur jane e me mbrapa deputete, nuk i duhen vendit me sh se 70. Une per vete dhe me gjithe shoqerine kudo e rreth e rrotull qe nuk jane pak, nuk votoj me po nuk u ul nr i deputeteve. Di gje ti Sara, car mendimi ka foltorja e antikomunistit, komunist s. b.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Doktori

                          O gore je bere mysybet me keq se kac Islami.kur s'keni karike Beni si vemja qe del nga fshikeza

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pal Melyshi

                            Perbindeshi Shqiptare i postdiktature njeriu i strkturave okulte qe drejtojne nga jashte Shiperise. Mjere ai qe beson tek kanibali i kohes sone Fatkeqsia shqiptare Xhafa.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pal Melyshi

                              Perbindeshi Shqiptare i postdiktature njeriu i strkturave okulte qe drejtojne nga jashte Shiperise. Mjere ai qe beson tek kanibali i kohes sone Fatkeqsia shqiptare Xhafa.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pal Melyshi

                                Perbindeshi Shqiptare i postdiktature njeriu i strkturave okulte qe drejtojne nga jashte Shiperise. Mjere ai qe beson tek kanibali i kohes sone Fatkeqsia shqiptare Xhafa.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pal Melyshi

                                  Perbindeshi Shqiptare i postdiktature njeriu i strkturave okulte qe drejtojne nga jashte Shiperise. Mjere ai qe beson tek kanibali i kohes sone Fatkeqsia shqiptare Xhafa.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pal Melyshi

                                    Perbindeshi Shqiptare i postdiktature njeriu i strkturave okulte qe drejtojne nga jashte Shiperise. Mjere ai qe beson tek kanibali i kohes sone Fatkeqsia shqiptare Xhafa.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje