Fatmir Xhafaj: Mazhoranca ka një pushtet që nuk e kontrollon dot me një telefon, Rama duket i shqetësuar

1 Korrik 2023, 09:13Politika TEMA

Fatmir Xhafaj: Mazhoranca ka një pushtet që nuk e kontrollon dot me

“Është momenti që të bëjë një reflektim të thellë mazhoranca, në kushtet e këtij realiteti të ri shoqëror dhe politik!”.

Kështu u shpreh në “Intervistë” me Merita Haklajn në A2CNN, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tregojë urtësi në orientimin e pushtetit të madh politik që ka në duar Partia Socialiste.

“Ke një realitet politik ku opozita është shumë e dobët, për fatkeqësinë e saj dhe fatkeqësinë e këtij vendi. 

Edhe për të keqen e kësaj mazhorance sepse nuk ka pasqyrën përballë. I ka dhënë një pushtet të madh që është e pamundur ta kontrollosh me një telefon apo me një individ, cilido qoftë ai, sado supermen të jetë. Nevoja për të reflektuar për këtë përgjegjësi është një gjë shumë e drejtë dhe kryeministri ka bërë shumë mirë.

E kam ndjekur me kujdes fjalën e tij në 32 vjetorin e PS dhe i pari që duhet të reflektojë është vetë kryeministri pasi ka përgjegjësinë e lidershipit politik për ta orientuar këtë pushtet të kësaj force politike dhe që të mundet ta mbajë këtë barrë pa kosto shumë të mëdha. 

Se barra kur dobësohet kurrizi të thyen në mes. Dhe mund të na ndodhi ajo që po i ndodh opozitës”, tha ai.

Sipas Xhafajt, Rama e ka kuptuar se mazhoranca duhet të vijojë të jetë e qëndrueshme në këtë mjedis politik.

“Nga artikulimet që ka bërë kryeministri më lë të kuptoj që është i shqetësuar dhe ndoshta po reflekton. Dhe dua ta shoh që të hedhin ë tavolinë reflektime serioze.

Në disa raste nuk ka nevojë për të bërë disa make up të makinës por edhe për ta rinovuar plotësisht. Shpresoj që të ketë urtësinë ta realizojë”, theksoi ai.

Më tej Xhafaj foli rreth rivalitetit të brendshëm në PS, duke theksuar se është i dobishëm në kushtet kur nuk shndërrohet në konflikt.

“Unë mendoj që PS do të vazhdoj të mbetet një forcë e besueshme dhe udhëheqëse në këtë vend sa kohë do ketë harmonizim të mirë të gjeneratave. Sa kohë do ti integrojë mirë të 3 apo 4 gjeneratat brenda formacionit politik. 

Dhe rivalitetet dhe konkurrencat e shëndetshme pa u kthyer në konflikt janë të shëndetshme. Edhe ambiciet janë gjëra normale. Brenda PS ka burra e gra që e meritojnë ta kenë këtë ambicie”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm.

14 Komente

  1. A
    Adi.

    Ky pordhaci i duket vetja jasht kazanit.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

      Cish ke bre Adi ? Xhafa tha nje te vertete. Pushteti absolut nuk kontrollohet dot. Safeti ishte fillimi.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Adi.

      Ky pordhaci i duket vetja jasht kazanit.

      Përgjigjjuni
      1. s
        specialisti

        Fjale te goditura te nje njeriu te ditur e te urte. Fjale pak e sakte.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arian

          Po pra mazhoranca ka nevoje per make up por duhet te largoheni ju me ca te tjere me probleme(vellai jot me denime per droge)dhe nuk je proncuar ndonjehere.mjaft me

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqiptar

            Z.Xhafa Pushteti nuk kontrollohet me nje telefon ose me mire me nje njeri ne krye. Pushteti duhet te qeveriset me institucione te ballancuara dhe qe kontrollojne njera tjetren ne menyre te pavarur. Sepse ndryshe kthehet ne diktature/autokraci. Aktualisht ne Shqiperi pushteti i Rames eshte teresisht i korruptuar dhe s'ka force ne bote qe ta ndale kete korrupsion. Eshte e kote analiza qe i behet ketij sistemi sepse Rama ka vite qe vepron me kabinete qeveritare te korruptuar jo ne kocke por deri ne brendesi te palces kurrizore. Atehere ne keto kondita cfare kuptimi ka te analizosh situaten e qeverive Rama. Nuk mund te ringjallesh nje te semure me kancer final qe pritet te vdese nga sot me neser. Per opoziten ju jap te drejte eshte fatkeqesia e dyte e ketij populli qe vuajti 45 vjet nen komunizmin si diktature dhe ka 33 vjet qe nuk del dot nga llumi i korrupsionit,nga padrejtesia,nga shkaterrimi total i edukimit dhe arsimit,nga shkaterimi i shendetsise publike etj etj. Lidera si Rama,Berisha,Meta,Basha dhe sahanlepiresit e tyre duhet tashme te largohen e te zhduken me hir ose me pahir qe ky vend te shikoje pakez drite.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Me se e vertete!

              Përgjigjjuni
            2. J
              Ju q@a nonen politikane te qelbur

              Nuk behet fjale per sistem. Rama ka vendosur nje regjim diktatorial qe, ndryshe nga ai i Enverit qe te burgoste, syrgjynoste a te vriste ne vend pa gjyq, ky i ketij te semuri mendor, te le te vdesesh ngadale pasi te le pa pune. Jemi shume keq, por askush nuk leviz, pasi jemi kidis kucedrave. Dhe ky qe flet!!! Po ky eshte i superkorruptuar. Ky po nderton gjithandej ne tirane. Perse nuk ndertoj dot une? As ne token time nuk me lene. Ketyre u japin edhe status “investitor strategjik” qe ti gjejne te gjitha gati: token, infrastrukturen dhe parate qe pastrojne

              Përgjigjjuni
              1. n
                nje ze nga vilajeti i ripushtuar

                Rama dhe vendi vazhdon te vuaje nga nje korrupsion me i rrezikshem se ai i parave;korrupsioni i pushtetit,qe vjen jo vetem nga qendrimi i gjate ne karrige, qe sa vjen dhe agravohet vecanrisht kur vjen dhe bashkohet me nje tip karrieristi si Rama.Rama si ´´demokrat blloku´´,qe dikur i thosh Nanos,qe duhet te lejojme dhe fraksione brenda partise,tani ka mbi 10 vjet,qe nuk pipetin ndonje cicerime dialogu demokratik brenda kesaj partie,ashtu si mema e saj partia komuniste qe e lindi.Nje faktor qe e ben te ´´forte´´brenda vendit,kete produkt demokracie blloku,eshte qe ai pelqehet si nje lloj kllouni,ne oborrin Brukselit dhe qe ka efekt dhe brenda vendit.Dhe xhafa mire e ka filluar cicerimin,por me vone eshte zene kaps. Dhe te mos shkojme larg,ku eshte tragjike dhe kriminale,ajo qe ka pesuar ky popull(sa kane vrare pronat(rreth 8000 shqiptar gjithsejt ne keto 3 dekada)nuk ka vrare asnje ngjarje tjeter),ne keto 10 vjet,nga kadastra nen veshtrimin indiferent te ketij lloj kryeministri qe per me tej cakton ne krye te saj nje sharlatan dhe llafazan pa cak,qe vec te tjerave u dha dhe nje drejtim malinj korrupsionit te pronave,si nje turkoshak i semure. Pronat,ne kete vend,kerkojne nje drejtesi te shenjte: Shume nga pronat e medha i jane dhene nga pushtuesi osman,atyre lloj shqiptaresh,qe ndrruan,emer,fe dhe atdhe dhe qe i sherbyen pushtuesit te eger aziatike dhe me egersi si brenda vendit ashtu dhe jashte tij,se dhe vete turqit.Por a ka kush bythe ta beje kete,kur dhe vet kryeveziri i ketij vilajeti,gjate tere kohes ka qene nje tifoz i semure i tyre,ne keto pune te mbrapshta.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  E sak3

                  Nga qe mungon ti dhe Ben llafazani i llakatundit .

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bobi

                    Po rras bythen o Xhafe e beju gati per pension se mjaft e ke vjelur Partine dhe Pushtetin. Rregullat i kerkon per te tjeret por per vete je kazan. Tani ben mire te gjesh nje tavoline dominosh dhe te luash me moshataret e tu. Ke ngelur pa pushtet e anaj flet.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Albani

                      Bobi mos ja qa hallin ish Hetuesit, merret me Bissnes me Arlis Construksion dhe Beson e Taiwanit, ndërkohë që sa të Jetë Erion Veliaj ky është në tavë. Tung

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Shaqo

                      ...vetem japin mend, puna? Xero pune. Ku shquhet Zhafa, askund. Idete dhe vebdosmerine per reformen i kishte Rama dhe Zhafa me grupin zbatuan platformen qe u vune ne tavoline USA-BE dhe Rama. Epo nje kryetar do ta kishte grupi dhe ky do te ishte i PS, llotaria i ra Xhafes. Pra mos u ngref shume o zhafe se do perfundosh si karrocieri i Llakatundit. Duket qe nuk e njihni mire veten per sa vlenibdhe perfundoni keq. Nuk u ka faj as Rama, as Partia, u ja hyre vetja ne qef.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Perkli Mici

                        Në demokraci të gjthë japin mënd për gjithëçka dhe gjithëkush është më i mënçëm se të tjerët pavarësisht nga arritjet e të tjerëve

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje