Balla: Vizita e Clinton në Tiranë historike, opozita të respektojë ftesën e Ramës

3 Korrik 2023, 10:35Politika TEMA

Balla: Vizita e Clinton në Tiranë historike, opozita të

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se vizita e Bill Clinton në Tiranë ditën e sotme është historike .

Në fjalën e tij në Kuvend, i bëri thirrje opozitës që të jetë pjesë e ceromonisë së pritjes së Clinton, të cilin kreu i qeverisë Edi Rama do e dekorojë për kontributin që ka dhënë ish-presidenti amerikan në Shqipëri dhe Kosovë.

“Vizita e Clinton  në datën e pavarësisë së SHBA është e mirëseardhur. Mendoj se e gjithë opozita që e konsideron marrëdhënien me SHBA, strategjike e të veçantë duhet të jetë pjesë e këtij momenti sot.

Rama në emër të gjithë shqiptarëve do të kontribojë Clinton për të gjithë kontributin që ka dhënë për Shqipërinë e Kosovës. Respektoni ftesën e Ramës për të qenë pjesë e ceremonisë së pritjes  së Clinton”- tha ai.

5 Komente

  1. B
    Bardha

    Edhe Salihi i sheqeres dote jete

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardha

      Edhe Salihi i sheqeres dote jete

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sllobodanka

        Po ftoni edhe djalin dhe dhenderrin serb, bajraktarin e Vicidolit, qe kryeson agjenturen serbo-ruse ne Shqiperi?!

        Përgjigjjuni
        1. A
          AI

          Historike ishte e presidentit ne detyre ne 2007 .....kjo eshte normale....mos e eksagjeroni...ne Kosove ka qene nja 3 here Klinton

          Përgjigjjuni
          1. F
            Franci

            Per ke opozite e ke fjalen o derdimen ?? Per argatet e Putinit ne Shqiperi ?? Apo nuk e di qe familja Metaj financohet komplet nga para ruse , dhe pret qe Meta te bej tifo per ardhjene Clintonit ?? Apo non grata ?? Non grata eshte njeri i pist , shpirt lig dhe tinxar i keq , thashethemexhi dhe ipokrit , genjeshtar dhe mashrus i rendomte ....kujt opozite i drejtohesh ?? Ik priteni sic e meriton dhe mos prit nga rusofilet te bejne nderin ndaj nje njeru qe do mbetet ne shekuj ne zemret e Kombit Shqiptar......

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje