Balla: Spiunët e Sigurimit të Shtetit s' mund të jenë kryetarë partie politike

3 Korrik 2023, 11:35Politika TEMA

Balla: Spiunët e Sigurimit të Shtetit s' mund të jenë

Nga jashtë Parlamentit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbajtur një prononcim për mediat, ku është pyetur në lidhje me paketën për dekriminalizimin.

Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar të PS-së shprehet se publiku duhet t’i njohë personat që kanë qenë të lidhur me Sigurimin e Shtetit, teksa ka shtuar se ata nuk mund të jenë kryetarë të partive politike.

Balla ka thënë se ka mazhoranca ka më shumë se 84 vota për të kaluar paketën e dekriminalizimit.

''Unë e quaj “paketa e despiunizimit”, ju e quani “paketa Meta”. Qasja jonë ka qenë që kjo të mos ishte pjesë e debatit të zgjedhjeve vendore për të lënë sa më shumë hapësirë që gjatë zgjedhjeve të kishte fokus në çështje të tjera.

Nga momenti i depozitimit nga fund-Korriku i vitit të kaluar, ka qenë një kohë për të konsultuar të gjitha praktikat më të mira. Brenda Kuvendit të Shqipërisë ka një mazhorancë përtej 84 votave për të kaluar një paketë të tillë.

Ligji për dekriminalizimin për personat e lidhur me Sigurimin e Shtetit, të cilët me vullnet janë bërë pjesë e spiunëve të Sigurimit të Shtetit, këta persona publiku duhet t’i njohë dhe të paktën këta persona të mos jenë kryetarë partie politike.

Duke i shërbyer Sigurimit të Shtetit punonin vetëm për një parti të caktuar, tani nuk mund të jenë kryetarë partie'', tha Balla. 

4 Komente

  1. e
    edmond( koder rreshen)

    Ky Balla duket sikur mik te fort paska pasur per ta ber Politikan,se IQ e tij esht .....o Zot o Zot ! Balla permend despiunimin ! Po poshtersit e tjera krimi, vjedhja ,droga ,apo kto jan kushti kryesor per tu ba Politikan ne Shqiperi !

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maks

      Bravo taulanti asnji spiun te sigurimit mos lini ne poste drejtuese Por kam nji merak Po spiunat e cias KGB apo udb apo asfalis do i lini tna drejtojn

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Na u zhduk Ilir Meta me te shoqen si kafja 600-teshe. Nuk po jau shikojme surratin e pist te tyre.Na u qetsuan syt.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje