Deputeti i ri i PD-së: Mbështes kandidatët e "Primareve", por jo Berishën dhe Metën

27 Dhjetor 2022, 09:21Politika TEMA

Deputeti i ri i PD-së: Mbështes kandidatët e

Deputeti i PD-së, Petrit Doda, i cili zëvendësoi Alfred Rushajn në Kuvend ka theksuar se është pro bashkimit mes grupimit Berisha dhe atij Alibeaj, me qëllim fitoren e zgjedhjeve të 14 majit.

Doda vuri në dukje se mbështet primaret dhe demokratët dhe jo Berishën apo Metën.

"Me thënë të drejtën s’e quaj surprizë. Kam vite i ingranuar në politikën shqiptare. Kam mbështetur proceset demokratike që në vitin 90 kryesisht ne rrethin e Bulqizës. Ardhja në Tiranë ishte për mua një risi. Ishte politikë e madhe dhe kishte vështirësi për të arritur në këto nivele, por falë mbështetjes së votuesve, nismëtarëve të pare të PD, përfaqësuesve të Partitë së Legalitetit, unë u rendita mes deputetëve më të mire të PD. 

Unë u rendita i 9-ti, Kodi Zgjedhor është i padrejtë. Në Parlament u futën shumë deputetë që me ato vota nuk përfaqësojnë popullin. Pas zgjedhjeve përshëndeta të gjithë votuesit dhe miqtë e mi, pavarësisht se s’arrita të jem në Parlament. Kishte vështirësi të madhe për të thyer herësin, sidomos në Tiranë. Luftova të përfaqësoj në maksimum veten time, partinë që më kishte propozuar. Unë vij nga politika lokale, vij nga qarku i Dibrës. 

Unë dhe familja ime kemi mbështetur proceset demokratike. Deri në 2008-ën kam qenë i angazhuar me PD-në. Në 2008-ën pata një fatkeqësi familjare dhe u tërhoqa nga politika. Në vitin 2021 miqtë dhe shokët më bënë thirrje të bëhem pjesë e garës. Unë kam pasur rol përcaktues, të paktën në zgjedhjet lokale në Bulqizë. Kur u bë përzgjedhja e kandidatëve të PD, primaret ishin me krah negativ, sot janë me krah pozitiv. Në Dibër dhashë kontribut bashkimi, pajtimi, dhe s’kisha synim për t’u bërë deputetë” tha ai për "MCN"

Lidhur me krizën brenda Partisë Demokratike Doda tha: 

"Unë me thënë të drejtën e vuaj shumë, për arsye sepse demokratët kanë luftuar jo për përçarje, por për bashkim. Bashkimi në këtë moment nuk po arrihet. Derisa nuk arritëm të përmbysim regjimin e Ramës në prill të 2021, për ne ishte rezultat i pa pritshëm.

Ndërsa përçarja që erdhi si rezultat e Berishës non grata është përçarje e madhe që po e vuajnë demokratët. Unë jam për bashkimin e dy grupeve që të fitojmë zgjedhjet e 14 majit. Unë mbështes primaret, nuk mbështes as Berishën, as Metën, por mbështes demokratët”.

4 Komente

  1. A
    Ari

    BRAVO!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Bravo i them edhe une zotit Doda! Kete e duam të gjithe ne demokratet, por dhe gjithe shqiptaret, qe kerkojne nje opozite te besueshme si alternative pushteti. Po si behet bashkimi? Si ka mundesi qe, nuk them në rang kombetar, por brenda PD ende votojne Sali Berishen, të damkosur "non grata" nga aleati yne me i madh SHBA? Edhe demokrat edhe antiamerikan nuk mund te kete. Pse nuk pyesni njehere veten? Ç'do te ndodhe nëse abandonohet Saleh Berisha? Do vije gje fundi i PD? Jo! Perkundrazi, do behet ajo qe deputeti Doda e te tjere e kerkojne, por qe jane te qorrollepsur e nuk dine nga t'ia mbajne. Dhe bashkimi do te vije me kontigjentin ekzistues ne baze, ndertimin e nje partie reale, demokratike dhe jo nje instrument në dore te atij qe e konsideron ate prone, qe e ka perdorur dhe e perdor per qellimet e veta djallezore. E kujtoni ndonjehere se ç'ndodhi me partine e Enverit, PPSH? Cilet mendonin se, të pakten politikisht dhe juridikisht, anetaret dhe intelektualet e saj te majte, do distancoheshin nga Enver Hoxha dhe enverizmi? Po mos ta benin e ndjenin se ky do te ishte fundi i tyre. Ndaj dhe pati aty ca me kembe në toke që sikterisen si enverizmin ashtu dhe gjithe lidershipin e trsheguar deri ne dhjetor 1990, nga ai regjim. Dhe, në vend të PPSH, themeluan nje parti tjeter të majte, ate Socialiste. Dhe shikoni ku jane sot ish komuniste dhe enveriste! Ju perçaheni per bythen e Salehut, ata fitojne zgjedhjet tre here rrjesht, dhe bile të vetem, dhe jo si demokrateve që prej 30 vjeteve, i pine "gjakun" disa shushunja siç janë partiçkat pa elektorat, bile tash e dy dekada, nuk ia kursejne kolltukun e deputetit, as Vangjel Dules. Si ka mundesi, që demokratet e vertete (me dhe pas tesër), dhe vete PD-ja si parti, kane nevojen e batakçiut Ilir Meta? A nuk e kuptojne ata se per shkak të tij, i urryer nga shumica absolute e shqiptareve, per nje thes me vota te tij, humbet mijra te tjera, nga ata qe quhen rendom të elektorati gri? (ku bej pjese dhe une). E doni voten time (si shembull po e marr), se pari largoni Sali Berishen dhe së dyti harrojini aleancat parazgjedhore me Ilir Meten. Ai ka hallin e vet, me votat tuaja do të mbijetoje, por ama ju largon juve nga pushteti. Me keto nuk do të thote se do të vini në pushtet, të pakten, në zgjedhjet e ardhshme, por padyshim do te "shendosheni", ashtu siç rritet, kur krasitet, më e shendetshme pema. Në pamje te pare kjo duket e dhimbshme, por nuk ka rruge tjeter. Më mire një fund të tmerrshem, (pra ndarjen nga Salehu), se se një tmerr pa fund! (me të dhe pas tij). Kuptojeni se ai në fundin e tij pa kthim, po ju merr me vete dhe ju te gjitheve. Kur mos e harroni deklaraten e tij qysh në 1997, dhene gazetarit Piter Lukas, të perseritur edhe pas mandatit non-grata: "Aprez moi le deluge!"-pas meje u befte kiameti! Kete doni?! Dhe mos prisni që kete ta bejne ata "lart", jo! Ata, të gjithe, kush me shume e kush me pak, jane te lyer dhe të zhgryer me të dhe pislleqet e tij (siç ato ia numeroj DASH-i amerikan). Dhe, duke filluar nga baza, bëjeni sot, para zgjedhjeve te 14 majit, neser do të jete vonë, shume vonë. Duke "ngritur krye", vetem BAZA demokrate, mund dhe duhet ta beje ndryshimin. Koha e humbur, është armiku juaj më i madh.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatmir

        Bravo Bureto,je I saktë për mua..

        Përgjigjjuni
      2. U
        Universi shprsa ime

        Boni partin e 148 dhe folim

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje