Deputeti i Rithemelimit përfundon në Gjykatën e Posaçme, ishte i dehur dhe bëri aksident

29 Maj 2024, 17:30Politika TEMA
Deputeti i Rithemelimit përfundon në Gjykatën e Posaçme,

Aksidenti që shkaktoi një vit më parë në mes të qytetit të Elbasanit i ka hapur telashe të mëdha deputetit të Partisë Demokratike, pjesë e Rithemelimit. Qani Xhafa do të përballet në Gjykatën e Posaçme në Tiranë për episodin e një viti më parë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati persona të lënduar sepse Xhafa u përplas me trafik-ndarësen, por Policia e Elbasanit nuk nguroi t'i hidhte prangat sepse në atë kohë ai nuk ishte ende deputet.

Efektivët e parë që mbërritën në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan i bënë menjëherë testin e alkoolit dhe Qani Xhafa rezultoi se ishte i dehur dhe nga gjendja e tij, pasojë ishte aksidenti në mes të qytetit. Tashmë që ai është zyrtarisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, rasti i ka kaluar GJKKO.

Togat e zeza të Elbasanit nuk kanë pranuar të vazhdojnë më tej me shqyrtimin e çështjes, pasi Qani Xhafa është deputet dhe kompetenca lëndore për t'u marrë me rastin i takon Gjykatës së Posaçme. Shorti i ka rënë gjyqtarit Erjon Çela, raporton Ora News.

Qani Xhafa kandidoi për Partinë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit ku ishte i renditur i 8 në listë, pas Luçiano Boçit.

Mirëpo, kur një vit më parë Boçi pranoi të linte mandatin e deputetit të qarkut për të kandiduar për Bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet e 14 Majit, atëherë mandati i kalonte kandidatit tjetër pasardhës në listë, i cili rezultoi se ishte Qani Xhafa.

7 Komente

  1. Z
    Zagali

    Futeni brenda mutin. Mut jane te gjithe keta maskarenjet e Partise se Saliut si vete Saliu.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lakejte e Komunizmit

      Ne litar ARMIQTE !! Ptu rrace muti, edhe pas 80 vitesh te njejtin perceptim çakejsh keni pjella e Enverit. Po derisa te ngordhi rraca juaj nuk ben hajer ky vend.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        O Qani, o fshatar, nuk ngitet makina si gomar.

        Përgjigjjuni
      2. X
        XXXL

        Erjon Celes i ka rene bingo me "short", po merrka nje dore me evro..... nga koqja ii dehur.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Autoshkolla

          Kur u be deputet dhe ky injorant Shmili,ish kryetar kooperative

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bero Maze

            Qenkan kujtuar tani pas nje viti per nje aksident pa asnje pasoje...ja kjo eshte ajo "Drejtesia e re" e rinovuar dje me emertim tjeter me vota te Rilindjes. Nuk i shpeto gje ketij Pushteti...vetem ai Arben Ahmetasj se si i iku i poshtri....

            Përgjigjjuni
            1. c
              ceni

              Ua cfare rasti mi mami.Kesaj i thone drejtesi dhe jo shaka ,qe e kam leprin me qerre.A thua se Shqiperia vuan se u denua apo jo nje i alkolizuar ku vrastaret dhe hajdutet tallin menderen me drejtesine dhe me popullin shqipetar.Ky rast tregon qe drejtesia tall menderen me kete popull fale instruksioneve te miqve tane qe nuk i ze gjumi per ta bere Shqiperine bordellon me te papare ne ballkan.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje