Deri dje kërkonin shkarkimin e Gledis Nanos, mbajtën edhe protestë: Sot revoltohen pse e hoqën

31 Gusht 2022, 12:24Politika TEMA

Deri dje kërkonin shkarkimin e Gledis Nanos, mbajtën edhe

Është interesante ajo që ndodh me opozitën shqiptare, sa herë ndodh ndonjë shkarkim i rëndësishëm në vend, apo dorëheqje.

Në të gjitha rastet, personazhet që janë shkarkuar apo dorëhequr, janë sulmuar dhe akuzuar ashpër nga opozita, e cila ka qenë e para që ka kërkuar largimin e tyre.

Por sapo kjo gjë ndodh, ata “ndryshojnë mendje” dhe nisin e tregojnë prapaskenat e shkarkimeve dhe se si në fakt, ata që janë shkarkuar nuk kanë pasur faj, ashtu siç i kanë akuzuar dhe sulmuar për muaj apo vite me radhë, se fajtori kryesor, në fakt është Edi Rama.

Kjo gjë ka ndodhur edhe me Gledis Nanon.

Për muaj me radhë ai është sulmuar nga opozita, e cila para disa javësh mbajti edhe një protestë për dorëheqjen e tij, për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë.

Por sapo ai u shkarkua këtë të mërkurë, opozita ka nisur ta marrë në mbrojtje, duke thënë se në fakt, problem është Edi Rama, jo ai.

“Gledis Nano u shkarkua se “nuk realizoi objektivat”! Cilat ishin objektivat? Lufta kundër krimit?

A është i besueshëm ky argument për një qeveri të lidhur kokë e këmbë me krimin? Një qeveri që ka emëruar dhe ka mbështetur drejtorë policie vetëm ata që plotësonin dy kritere kryesore;

-militantë të bindur të rilindjes (hajdutë votash),

-lidhje me krimin.

Pra, nuk e ha kush që Nano u shkarkua se nuk luftoi krimin. Krimi lulëzon që kur ka ardhur “rilindja” dhe Rama në pushtet pikërisht me bekimin direkt të këtij të fundit.

Po atëherë cila është arsyeja?  Deri tani dihet dhe është deklaruar që Nano ka patur mbështetje amerikane… Dihet gjithashtu që atij iu kërkua dorëheqja dhe ai nuk pranoi!

Ndërkohë, është vërtetuar më se një herë, se Rama që i përdor ndërkombëtarët në mënyrën më të rëndomtë, sa herë e kur i duhen, në mënyrë po aq të rëndomtë i shpërfill e madje i poshtëron kur preket interesi i tij.

Sidoqoftë “misteri” i shkarkimit të Nanos nuk do mbetet pa zbuluar dhe shpejt, por dhe një herë, është e sigurtë që nuk është mosrealizimi i objektivave në luftën kundër krimit , arsyeja pse u shkarkua”, shkruan Edi Paloka, që në vend të gëzohej për këtë “fitore” të opozitës, shfaqet i revoltuar pse Nano u shkarkua.

Edhe Ilir Meta e ka marrë në mbrojtje Nanon, duke thënë se ai u bë kokë turku.

“Sot u njoftuam me vendimin e qeverisë për të shkarkuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, një vendim i çuditshëm por dhe tashmë i zakonshëm, pasi në një kohë kur priteshin përgjegjësitë në nivelet më të larta politike për dështimin e rëndë të rendit publik të sigurisë në tërësi të përkeqësimit të treguesve në luftën kundër krimit dhe gjithë trafiqeve, thjesht është e qartë që u bë dhe një kokë turku e radhës, i cili vetëm 10 muaj më parë u promovua me shumë entuziazëm dhe vlerësime si një prurje e re, cilësore dhe shpresdhënëse për drejtimin ligjor dhe qytetar të Policisë së Shtetit.

Nuk besoj se ka më ndonjë naiv në këtë vend që të besojë që drejtori i Policisë, deri dje, apo para 2 vitesh, 6 apo 10 vitesh që nga momenti kur Edi Rama u bë kryeministër, që drejtori ka qenë problemi i rendit publik, sigurisë, kriminalitetit, luftës kundër drogës dhe trafiqeve.

Dhe njëkohësisht as ministrat të cilët edhe ata janë bërë koka turku, kur rendi ka ardhur duke u përkeqësuar në mënyrë ekstreme”– tha Meta.

Tani s’ka mbetur gjë tjetër, të dalë ta mbrojë edhe Sali Berisha.

 (TemA)

30 Komente

  1. k
    kacaku

    Shifeni kur kufoma dhe koklopa te kerkojne dalje ne shesh perpara Kryeministrise dhe te krkojne rezimin e qeverise dhe zevendesimin e saj me qeveri teknike , qe te futet dhe Meta ne parlament se po bredh si zagar rrugesh , dhe kufoma te fitoje de jure drejtimin e PD ....qe te dy keta pisanjoze te strehoen ne ombrellene mos prekjes dhe mos goditjes nga drejtesia .....ja keta jene plerat e opozites qe drejtojne opoziten ...

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora.vlora

      Po ky erdhi me relata te medha ,,cfare ndodhi ,apo zemeroi ndonje klientin tjuaj .I bere keta Drejtorat e Policise ,me keq se ata te hipotekes Vlore qe i nderoje cdo dy muaj ,Eshte e njejta arsye sepse largoheshin dhe ata ,dhe gjoja vinin te rekomanduar .

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flase

        Ti Vlora Vlora mos je valle ajo qe prite Ilir Meten atje ne ate fshatin per bisedime apo duke u zhgarravitur naten ne rruget e qytetit? Po dil moj dil tha Sabriu kur pordhi!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Franci

          Relatat sot eshte puna jote ne detyre dhe jo gradat dhe shkollat . Pse ka ndonje kontrate midis Qeverise dhe Drejtereve te Policise dhe atyre te hipotekes se Vlores , po mar si shembull , qe duhen te nderohen cdo 4 vjet ???? Se bere punen , iken , tjetri ....jo ri dhe lesho rrenje dhe korupsioni deri ne fyt .....iku koha e kufomes ......sbre punen , largohesh ...nuk ka standarte fiks ne drejtuasat dhe punonjesit shteteror , standarti i tyre eshte puna a tyre dha asgje tjeter , spunove , ike , po ty vlora vlora sikur te mos jesh korekt ne pune do te mbaj njeri sot ?? Se besoj , dhe biznesin tend te kesh , prap negativisht do ndikoje mosqenia korekt me punen dhe klienin ....apo e kam gabim ????? E pra e njejta gje eshte dhe me keta , bile edhe me e repte ....

          Përgjigjjuni
          1. v
            vlora.vlora

            O Franci po ku jeton ne vlore apo ne fshat ,s diskutohet qe s ka kontrate ,dhe s diskutohet qe po s punove mire do largohesh por kjo ndodh ne vendet demokratike jo ne shqiperi , keta vinin te rekomanduar per te bere pislleqet e tyre ,te gjithe e dine qe largoheshin per tokat ne karaburun jale folie folie

            Përgjigjjuni
        2. K
          Këshilltari Presidentit BEGAJ

          Ka të drejt Rama kur tha para dy ditësh në Slloveni, që ne do vazhdojm të themi se jemi BE dhe kur të ketë ngordhur si e tillë, apo besnik të Stalinit deri në vitin 1992. Por nuk din që kjo bëhet si kujtim dhe jo ringjallje.

          Përgjigjjuni
          1. q
            q

            I neveritshem - Keshilltar- Bardhyl Kosove- Firmetar i PD- es 1991 . Ndrysho Emer . Je i njejti .........

            Përgjigjjuni
            1. O
              Oresti

              Ai plera eshte , eshte skizofren i diplomuar ....

              Përgjigjjuni
            2. K
              Keshilltar i keshilltarit Te presidentit

              Ç’a thu mor aman!! Do Zoti nuk je kesjilltar i presidentit prej verteti se e morre m’qaf me keq nga c’eshte Ramazonin, m’fal Bajromin

              Përgjigjjuni
              1. R
                Raimond vlonjati

                O pis "Keshilltar i....", po na ke çare gajden o idjot i lindur dhe i rithemeluar, po ik mor pis pisi nga ky format se na e shpife me kete budallallekun tend qe mori vrull kur dikush si sera jote e quajti shprehjen idiote "urine gjinkalle" si nje fjale te "zgjuar". Ike, zhduku me gjithe ato pseudonimet qe perdor se na sjelle zorret tek fyti sa here qe hapim kete format.

                Përgjigjjuni
            3. H
              Himarioti

              Ec përpara Ram! Mos u merr me shpellarët tropojanë dhe skraparllinjë. Shpellarët, shpellarë mbeten.

              Përgjigjjuni
              1. r
                reti11

                Yesss!

                Përgjigjjuni
              2. h
                helidon

                Kjo opozite eshte dite e zeze, tamam cfar uji i dhe gomarit......

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Orest Saraci

                  Opozite me te peshtire nuk do gjesh ne gjithe Ruzullin ....shume shume nivel i dobet ...as vete ata nuk dine se ckerkojen, "nem ate qe sma ke " deshifrohet opozitarizmi i tyre sot .....eshte per te ardhur keq deri kush shkon katandisja e tyre ....behet fjale per degradim total ....per nivele shume shume qesharake .....

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Veterani

                    Kjo opozitë është e keqja e vëndit. Ata janë deputetë me vetura , rroga të mira e privilegje gjithandej dhe gjithë ditën bëjnë gam gam , për tu quajtur opozitë. Mjerë ky popull për këtë opozitë por mjerë dhe ata mjeranë që e ndjekin nga pas.

                    Përgjigjjuni
                  2. q
                    qyfyre rilindjote

                    Qyfyre rilindjote nga TemA - Dje nuk e shkarkuan Gledisen kur ai emeroi Shef Tasen atje ne Policine e Elbasanit, kur me pare e kishin shkarkuar per perzierje me drogen (ate pra qe vrau me Skaf te mituren ne bregdet), por e shkarkojne tani qe "nuk paska realizuar objektivat"!

                    Përgjigjjuni
                    1. f
                      fbc

                      Bravo "qyfyre rithemelimi"! Shko mbaj uturakun kufomes Sahale se qelbi "tere Kukesin" m'fal Shqiperine.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Une

                        fc-bytha, freno nervozitetin se te demton shendetin! Mos u hidh perpjete se nuk ta heq askush Uturakun nga koka!, zoti te falte budallallekun.

                        Përgjigjjuni
                        1. f
                          fcb

                          Falenderoj Zotin qe me ka dhene aq mend sa te mos verdhoj pas idioteve, sherxhinjve halabakeve dhe vrasesve te njerzve dhe te shpreses si Sahale Ram Brrrriiiiisha, Ilur Meta(j), e kompania e komentuesve qe zhurmat e zorres se trashe te shpellareve u duket si "Riquem"-i i Moxartit.

                          Përgjigjjuni
                    2. D
                      Dakord

                      Nuk ka çfare ben asnje drejtor policie ne kete vend te majte e te djathte qofshin. Duhet Vetting ne polici. Atje gjysmat jane te korruptuar. Vetem vettingu e zgjidh kete kalvar. Pas vettingut dyfishoni pagat e policeve. Qe kur polici qe transportoi vis martinajn akuzohet per shperdorim detyre kur ne fakt eshte nje tradhetar e spiun, ske me ca pret. Vetting dhe vetem vetting

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kujdes

                        Ore miq Gazetaret e Temes kane humbur cdo sens llogjike. Ata jene kthyer ne kamikze politik te pushtetit ! Abuzojne me titujt , shtremberojne dekleratat , vene ne gojen e tjereve gjera te pathena ! Kulmi i turpit ishte fotoja e vrasesit (perkrah Albin Kurtit).

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kalec Dega

                          "Kujdes" mos digjesh nga halabaket Sali - Ilir e kompani. "Kujdes" se me duket ke mare rrugen e m....

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          Demotakercita

                          Opozita jone eshte per te ardhur keq.Ate qe thot sot e pergenjeshtron neser.A ishte kjo opozite qe kerkoj shkarkimin e tij pas njgjarjes ne Himare? Arsyet e shkarkimit,nuk arriti pritshmerite ne luften kunder korrupsionit,eshte e pergjitheshme per ne te pa informuarit me detaj,pa c'ka se shume njgjarje jane evidente.Edi Rama duhet te flase me shume per kete problem e te mos lejoi fushe teorive konspirative.Gradat e dijet ja dhane detyren e besimin por nuk i realizoj objektivat.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gjeli

                            Mafiia eshte bere shume e rrezikshme kudo jane mafioze . Ne greqi jetova 27 vjet .makinen e kam pasur tr vjeter gjithmone asnjehere nukn ka ngelurne kualidim ketu makine e re nuk kalon pa paguar 50000 leke . Duan li lesh dhe leket ne kroskot . Sala hajdut metaj hajdut gjithe administrata e rames hajduta . Kusar poshte e kusar larte.. ketu do 200 vjet te vije pak era shtet

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Malo

                              Nuk mendoje se duhet shkarkuar jo por duhet te mbaje prgjsi si titullare ai e kush do qofte.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Toni

                                Po or po e dime ,por ti pse e shkarkove se se kuptojme...

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Jugu

                                  RAma dhe Cuci jane per tu shkarkuar dhe jo policet. Ju te Temes jeni bere mbrojtes te se keqes, te pushtetit. Dhe vetem genjeni, mashtroni, trushpelani popullin. Sufllaqexhiu apo xhinjte jane te vetemit qe e bejne detyren ne rregull sic ja ka caktuar Mero dhe Ramuci.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bardi

                                    E CUDITESHME KKU SHKOJE PERGJGJESIA PERSONALE?PRA MBAKA PERGJEGJSI DHE SHEFI APO JO?PO KUR MINISTRI VJEDH ,NE KETE RAST MBAKA PERGJESI VETEM AI, APO JO MINISTRI DREJTESIS QE NA FLETE PER PERGJGJSI PERSONALË?PO AI QE DUHET TE NDJEKE SE SI KETO PARA SHKOJNE PARALEL ME NDERTIMIN?NANO U SHKARKUA SE SHANTE NDERHYRJE NGA LART DHE SISHTE PESHQIR HAZERLI.BARDI

                                    Përgjigjjuni
                                    1. f
                                      fresku

                                      edvin je kapur mat, korrupsioni bandat droga varferia , ske me asnje shpetim, je bere si robert cimcakizi rri kot sillesh rrugeve te botes me mbledhje qe nuk i degjon njeri edhe kur kthehesh ne atdhe te presin vetem skandale

                                      Përgjigjjuni
                                      1. b
                                        ben, fcb, Detari, vlora.vlora e laskar te tjere

                                        "fresku", qenke fresk fare. Nje keshille: Vrej veten se Saliu ka pjerdhur. Vere ne pune llogjiken jo emocionet se do ndjekesh Sahalene dhe Ilirin nga pas.

                                        Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje