Doktor Alimehmeti premton çfarë nuk do bëjë: Mos prisni të konsultohem çfarë xhakete apo këpucë do vesh, s’do ju puth apo bëj foto me ju për shou

4 Nëntor 2022, 10:44Politika TEMA

Doktor Alimehmeti premton çfarë nuk do bëjë: Mos prisni

Ndërsa zakonisht kandidatët për një post publik, bëjnë premtime për t’u zgjedhur, Ilir Alimehmeti ka zgjedhur një strategji tjetër.

Ai thotë çfarë nuk do bëjë, në mënyrë që të zgjidhet kandidat për Bashkinë e Tiranës.

“Mos prit që unë…..

I gjendur zyrtarisht para një gare për primaret në Partinë Demokratike si kandidat i mundshëm i frontit opozitar në zgjedhjet lokale, jam përballur shpesh me pyetjen;

Çfarë pritet nga ti?!

Kam vendosur t’i përgjigjem të kundërtës së kësaj pyetjeje:

“Çfarë nuk pritet nga unë” dhe për ty banor i Tiranës kam këtë përgjigje;

Mos prit që unë të konsultohem me një këshilltar për ngjyrën e xhaketës sime apo të këpucëve të mia.

Besimi nuk fitohet me panair veshjesh, por me panair mendimesh.

Mos prit që të të puth apo të të përqafoj teksa fotografohemi nga një fotograf profesionist,i pajtuar nga unë në kohë fushate. Jo, as nuk do të të puth dhe as nuk do të përfaqoj.

Do vij të takohem me ty dhe jo të fotografohem me ty.

Do vij të flas me ty dhe jo të fotografohem me ty.

Biseda nuk është album fotografish, por album shqetësimesh që ti ke për qytetin.

Do të jem dëgjuesi yt dhe jo përqafuesi apo puthësi yt hipokrit.

Mos prit që të takoj fëmijën tënd dhe ta marr në krahë dhe ta përdor për të ndërtuar sloganin -Do ta bëjmë për fëmijët tanë-.

Jo nuk dua të takoj fëmijën tënd.

Dua të takoj ty prind.

Në radhë të parë Tirana duhet shëruar për prindërit e pastaj për fëmijët, pasi një prind i qetë mundëson një ambient të qetë familjar.

Një prind në ankth përcjell veç ankth.

Mos prit nga unë “rastësi” të stisura me regji qëndrore ku njerëzit më thurin vargje dhe poezi.

Dëshiroj që njerëzit të më shohin si një individ që e do qytetin e tij dhe ka vullnetin dhe energjinë për të punuar për të.

Këto janë gjërat thelbësore të cilat nuk duhet t’i presësh nga unë.

Herën tjetër do të përgjigjem për gjërat që mund t’i presësh nga unë.

Sinqerisht yti

Ilir Alimehmeti”, shkruan ai.

6 Komente

  1. K
    Komunist me Rolex

    Nuk e njoh fare por me i keq se ai që shiste fiq nuk besoj se do dalë. Votën time e ka të sigurtë

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ari

      Ndoshta po, Por me nje kusht: te perfaqesoje nje tjeter Force politike, ose vetveten, POR jo Salen dhe Metajn. Nese nuk e ben kete divorce, nuk besoj se fiton, madje do marr me pak se cfare kane marre te gjithe te mundurit e PD ne Tirane nder dekada, pasi njeerzit do te VOTOJNE KUNDER, jo PRO

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komunist me Rolex

        E kuptoj por ne shpellagët nuk votojme individin por partine se të ishte pa parti është Endri Shabani 100% me i pergatitur se ky doktori por se voto njeri se ne jemi popull pa dinjitet Ps. Mendim personal

        Përgjigjjuni
    2. P
      Populli

      O Ali Ali Mehmeti, vaj vatani e mjere mileti: PD ne keto 30 vjet, Me Sali Kelmendin Albert Brojken kryetare bashkie sollen vetem 47 wc ne qender te Tiranes (ne Sheshin Skenderbej dhe pas Taiwanit). Me Lulzim Bashen si kryetar bashkie Skenderbeun e beri polic te Sheshit me te njejtin emer, si dhe beri nje torte sa Shehi Skenderbej qe i paraqiti shqiptaret si qena. Pra: e ashtuquajtura e djathte e Shqiperise, qe vecse e tille nuk eshte, nuk ka asnje kapacitet per kryeqytetin. Ti, si mjek, vetem cfare do sjellesh, garza sterile per te lare mutrat e paraardhesve te tu?!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Esmeralda

        Shumë bukur , i hodhi sytë nga Xheordano Bruno , fin .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sefer Daja

          Seç me kujton Xhevair Zaganorin ky tip. Edhe Xhezua, pasi mori "besen" nga kanibali Sali se do behej president, filloi "konsultimet" me partite politike,. Seç me kujton Artan Hoxhen ky tip. Edhe Tani, pasi mori "besen" nga kanibali Sali se do behej president, filloi "konsultimet" me partite politike. Ky tipi, pasi para disa ditesh na ftoi te marim pjese masivesht ne "uraganin", ne "cunamin", ne "derdhjen ne shesh" ne daten 12 Nentor, sot na thote qe une nuk do te boj kte, kte, kte. Hajde mos plas po munde.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje