
Liderët e vendeve të vogla e të pafuqishme, në samitet ndërkombëtare gjithmonë përsiaten mes dy dimensioneve. Ose duken inferiorë në qasje dhe prezencën e kanë krejtësisht periferike, ose kompleksi për inferioritetin i bën të shpërthejnë duke marrë rol përtej se kanë, përtej se iu ofrohet.
Historia e regjistruar nuk njeh një tjetër lider ballkanik – shqiptar jo se jo – që s’e ka projektuar veten as si inferior, as si i kompleksuar dhe është pranuar edhe nga të tjerët në përputhje me projeksionin e tij, si Edi Rama.
Ai ka krijuar shkëputje nga bashkë-liderët ballkanikë, por jo duke provuar të dëshmojë se është një përjashtim kualitativ, prandaj është shkëputur jo për t’u distancuar, por për ta marrë me vete Ballkanin.
Sot Ballkani Perëndimor është në qendër të Evropës, përmes figurës së Edi Ramës në qendër të liderëve evropianë.
Edhe paraqitja e sotme e tij para gazetarëve në kuadër të Procesit të Berlinit krahas Kancelarit Olaf Scholz dhe Kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, dëshmon këtë fakt të mirëqenë: Edi Rama është katapultuar në liderin e Ballkanit Perëndimor.
Është kreu i Qeverisë shqiptare, ai i cili me staturën e tij, tash e disa vite – dorën në zemër, para 7 apo 10 vitesh deri diku kolegët e tij në Evropë e Amerikë i çudiste por edhe bënte të buzëqeshnin me simpati, e shqiptarët i barrikadonte në virtualitet, kur me gardërobat e tij ekstravagante dhe atletet e bardha, marshonte në podiumet e Samiteve dhe kancelarive të perëndimit – jo (vetëm) si një perëndimor, por edhe si një politikan i cili mesazhin e studentëve shqiptarë me në krye Azem Hajdarin – e jetësonte në mënyrën më fine të mundshme.
“E duam Shqipërinë si gjithë Evropën” tingëllonte ai himn kur iu dha shkelmi regjimit komunist të Enver Hoxhës. “Shqipëria është si gjithë Evropa!”, ishte mesazhi i Edi Ramës para 7 apo 10 vitesh.
Takim pas takimi, samit pas samiti, Edi Rama është personazh i admiruar nga koleget e kolegët e tij perëndimorë.
Edhe kur e takojnë si mysafir, por edhe kur ai i pret në Tiranë.
Duan ta shohin universin e tij – nga zyra e deri tek projektet e turizmit në vend.
Fjala e tij, diskursi i debatit, targetimet dhe piketimet që ai u bën kolegeve e kolegëve të tij në Bashkimin Evropian janë tashmë legjendare.
“Pse ndjeheni e nderuar që jam në këtë panel me juve?” e pyeste Rama kolegen socialdemokrate nga Holanda para tre javësh në një panel diskutimi në Berlin.
Nuk ishte afront diplomatik kjo ndërhyrje e tij. Përkundrazi.
Ai i fliste lideres së një partie simotre për atë që ta trajtonte liderin e partisë sivëlla ashtu siç trajtojnë socialdemokratët njëri-tjetrin në Evropë.
Ka dhe një detaj tjetër nga Kongresi i Socialdemokratëve Evropianë në Berlin.
Derisa të nesërmen e asaj Konferenca shumica e krerëve të kësaj partie – shumica liderë shtetesh apo liderë opozite në Evropë – kishin marrë avionët për t’u kthyer në vendet e tyre, Kancelari gjerman kishte mbledhur partinë e tij për t’u betuar për rrugëtimin evropian të Gjermanisë nën udhëheqjen e tij.
Këtë fjalim Scholz e mbante gjermanisht.
Dhe papritmas flet për Ballkanin dhe e përkthen veten në anglisht duke thënë “i Dashur Edi… thash që Ballkanin duhet ta integrojmë në Evropë sa më shpejt”…
Ishte vetëm Edi Rama ai që mbeti i ftuari i veçantë tek socialademokratët gjermanë.
Rama nuk ngurron asnjëherë t’u thotë evropianëve që është “racizëm” ajo që bëjnë me Kosovën dhe vizat.
Edi Rama në mënyrë inteligjente ka zgjedhur shtegun e moskonfrontimit me Vuçiç-in, i cili ka humbur çdo atu politike, prejse ka filluar agresioni rus ndaj Ukrainës.
Automatikisht, dhe në mënyrë të vetëkuptueshme, podiumi evropian e sheh Edi Ramën si partnerin kyç të Brukselit e Washington-it për Ballkanin Perëndimor.
Edhe kur ky partner nuk ngurron të ngre zërin apo dridh Twitterin në përballje me Sofjen ose Londrën, Parisin apo Amsterdamin.
Zaten ky është diskursi i Ramës.
Politikanit shqiptar i cili nuk struket si kolegët e tij ballkanas dhe si politikanët shqiptarë ndër shekuj.
Edi Rama sot në Berlin sërish e dëshmoi këtë fakt.
Kur krahas Kancelarit Scholz dhe zonjës Von der Leyen u shfaq para gazetarëve dhe hapi siparin e zbritjes së Procesit të Berlinit në Tiranë, vitin që vjen.
Shqipëria është si gjithë Evropa.(Albaniapost)
Ik o rrot k..!
Cfare gazetari injorant. Te pakten veri emrin asaj perrmjerjeje qe ke shkruajtur. Ta dime kush lepires je. Se nje qenie normale jo vetem qe nuk mund ta mburre ramen por duhet ta percmoje per shkaterrimin e tiranes dhe te shqiperise. Per vjedhjen e fondeve publike jo vetem te 10 viteve qe ka qevsrisur por dhe per 30 vitet qe vijne. Per mos rritjen e rrogave. Per shtrenjtimin e jeteses. Per skemat e vjedhjes duke vene pronare inceneratoresh, pastruese dhe pensioniste. Per tenderin e unazea se re ku nje recepsionist hoteli merr 35 milion euro. Per inceneratoret ku avulluan 450 milion euro. Per check upin mjeksor ku avulluan 460 milion euro. Per rruget fushore qe paguhen 20 milion euro kilometri. Per ujin 24 ore qw nuk erdhi kurre pervecse me orar dhe me pompe. Per ajrin e ndotur. Per ndertimet pa kriter. Per kriminalizimin e shoqerise. Per rritjen ne menyre te frikshme te pastrimit te parave te droges. Turp
Dante , je më idiot se idioti non grata .
Pyetjes se shkrimit pse zgjedhin Edi Ramen - mund ta japesh edhe shkurt si psh se "Eshte me i miri" por edhe keshtu: -Ka dimensionet te plota te nje lideri -Eshte vetvehtja me te mirat dhe te keqiat dhe kete nuk ka frike ta shpalos ne cdo vend e takim qe ka; - Reflekton horizont te gjere ne analizen e fenomeneve qe shqetesojne sot vendin, rajonin si dhe boten, - Ka kulture te gjere qe e lejon te jete interesant dhe i kendshem ne ato debatet e vogla ne samite te ndryshme midis liderve te botes e partnereve ekonomik te vendit; - Ka humor te holle dhe eshte aksiome e njohur qe nje burre qe ka humor eshte i kendshem per kedo ne cdo tavoline pune e argetimi; - Ka nje pene te holle dhe fshikulluese per miqte dhe armiqte politike; - Eshte punetor dhe kete e pranojne ne biseda te ngushta edhe kundershtaret dhe ata qe kane inat thjesht se eshte i sukseshem. Ka edhe plote veti e cilesi te tjera qe bejne te vleresueshem kudo ne bote ashtu sic ka edhe te meta qe edhe ai vete i pranon.
Po mor den. Dakord. Por problemi eshte si i behet lur pervec puntor je dhe hajduti me i madh i pas viteve 90. Si t ja bejme? T ja falim qe po shkaterron vendin vetem pse eshte " ilezecem" !
Trap
Ka shumë lloje politikanësh Bota! Shumë prej tyre,madje pjesa dërrmuese flasin për gjëra të mëdha,të bukura ,të qarta të kuptueshme edhe për më budallanë, edhe pse kuptohet që nuk mund të zbatohen... Ka pak syresh që flasin për gjëra që votuesit nuk i kuptojnë,këtë e bëjnë sepse nuk kanë çfarë t'u premtojnë dhe flasin për gjëra absurde... Por ka vetëm një "politikan" në Botë që flet për gjëra që nuk i kupton as vetë...ky është Edi Rama...këtë e bën sepse turma që e voton nuk ka nevojë të mendojë,vepron me instinkt,prandaj as ai nuk mendon... Kurse roli që luan " andej" nga Europa i duhet njohur si meritë e veçantë, ka nuhatje qeni ka nuhatje... Po pati përpara një njeri bosh, pervers,amoral,drogaxhi,hajdut,pis, pa fytyrë etj e njeh menjëherë edhe pa fjalë... Dhe të tillë korridoreve të politikës "europiane" ka plot, madje nuk ka asnjë ndryshe! Po si i dallon Edi do thoni ju? Kollaj fare, janë si vetë ai...kanë të njëjtën erë!
Pa koment: do mbahet mend per ç'ka bere per Shqiperine, Ballkanin dhe Europen, por dhe jashte oqeaneve/ Për Shqiperine beri shume, e ndertoi dhe zbukuroi si asnje tjeter, por e çoi deri ne Keshillin e sigurimt te OKBS-se, forumi me i larte i globit, perballoi covidin dhe mund te jete i vetmi qe ndertoi qytete te reja me pallate dhe u a dha falas qytetareve; çfare duan me teper shqiptaret antishqiptare?!I vetmi person qe premtoi se do bej per Shqiperine qe te mbahem mend dhe e beri. Shiko se ç'behet ne kampin tjeter: hahen si qente ne kocka Saliu Sheqeres me bijte e tij! Dhe shqiptaret antishqiptare, presin qe ti qeverise prape ai!!!!!!Pika ne bythe.
Eshte me i miri nuk ka si Edi Rama
Baton, ti je?
Mire shume mire per ata, e per kete, edhe per ne . Nuk po shohim te investohet apo te kete interes ekonomik sic evident eshte interesi 'per 'ate tjetrin ndryshe' . Rama qeshet me ta, se i duken te gjithe njesoj. Ata argetohen sepse ju duket KM- SHQIPTAR, krejt, krejt, krejt ndryshe. Shume mire, deri kur te flasin bilancet qe jane te gjithe njesoj (kokeforte).
E lexova rrjesht per rrjesht kete artikull. Ne pergjigje te titullit-pyetje kam kete pergjigje: per here te pare nje kryeminister ka kuptuar se pa shkulur inferioritetin e popullit tone nga rrenjet, vendi nuk do "behet" kurre. Me kujtohet Berluskoni qe beri nje shaka te ndyre me vajzat shqiptare dhe Saliu qe ishte krah tij uli koken e nuk ju pergjigj komentit te turpshem te berluskonit. Reaguan njerezit ne rrjetet sociale te sapo hapura por jo kryeministri inferior i shqiperise sali berisha. Kryeminstri i sotem Rama thote perdite direkt apo indirekt shqiptare jeni njesoj si europianet, shqiptare ngrini koken lart e duajeni veten e atdheun, shqiptare ju shkelqeni ne art sport e biznes kudo qe ndodheni. Kryeministri i Shqiperise refuzon te numeroje kriminelet sepse ata nuk kane vend ne gojen e tij por ne duart e drejtesise. Kryeministri numeron artistet, sportistet, biznesmenet shqiptare kudo ku jane ne kete planet, ai numeron medaljet dhe sukseset e bashkekombasve te vet per te na rritur dinjitetin tone kombetar. Per kete e votoj une Edi Ramen dhe do votoja çdo parti ne te ardhmen qe ndjek te njejten linje ne te ardhmen.
Dakord ke folur per te gjithe shqipetaret e ndershem , jo te Saliut