Fasha 800 kWH? Rama: Familjet paguajnë vetëm 20% të faturës së tyre, 80% e paguan Qeveria si ‘mburojë’ financiare'

3 Nëntor 2022, 21:25Politika TEMA

Fasha 800 kWH? Rama: Familjet paguajnë vetëm 20% të faturës

Kryeminitri Edi Rama e riktheksoi qëllimin e Qeverisë për të mbrojtur konsumatorët familjarë në këtë krizë energjetike, ndërkohë që e përsëriti deklaratën se do të jetë Qeveria ajo që do të vendosë ose jo fashën 800 kWH.

“ERE nuk ka asnjë detyrë dhe të drejtë vtë vendosë fashën. Fashat vendosen bazuar në një politikë të qeverisë. Ne kemi vendosur një mburojë financiare për familjarët dhe biznesin e vogël.

Nga faturat që i shkon atyre në shtëpi 20% i paguajnë familjarët dhe 80% i paguan Qeveria. Pothuajse i njëjti raport vlen edhe për biznesin e vogël. Dhe kjo s’ka të bëjë me ERE-n, që vendon çmimin real. Synimi është që të nxisim kursimin.

E rëndësishme me shqiptarët është që të mos i gënjesh dhe të ndash me ta të vërteta. E rëndësishme është që ne nuk e kemi zgjedhur këtë luftë dhe kjo nuk ka të bëjë me ne. Lufta e Putinit ndaj Ukrainës nuk ka qëllim fundor Ukrainën, por është sebepi për të gjunjëzuar perëndimin”, tha Rama në ‘Real Story’ në Report Tv.

1 Komente

  1. B
    Bylykbashi

    Po Qeveria nga i merr lekët? A nuk i merr nga familjet shqiptare, nga taksat e tyre? Qeveria nuk paguan asnje kokër leku. Të gjitha i paguajnë familjet shqiptare nëpërmjet taksave dhe buxhetit familjar,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje