
Kryetari i Delegacionit Shqiptar në Parlamentin Europian, Taulant Balla ka dënuar deklaratat e deputetit të Parlamentit Europian, Nicolas Bay kundër shqiptarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shprehse prej disa ditësh, gjatë një vizite në Kosovë, një anëtar i Parlamentit Europian, Nicolas Bay, përfaqësues i ekstremit të djathtë, ka bërë deklarata tepër të rënda fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe besimeve tona fetare.
Sipas Ballës ky është një akt i rëndë, që nuk mund të kalohet kurrësesi në heshtje.
Balla deklaroi se Shqipëria do t’i kërkojë zyrtarisht Parlamentit Europian të dënojë këto deklarata të papërgjegjshme dhe marrjen e masave disiplinore dhe ligjore ndaj këtij anëtari të Parlamentit Europian, si nxitës i urrejtjes dhe diskriminimit etnik dhe fetar.
“Prej disa ditësh, gjatë një vizite në Kosovë, një anëtar i Parlamentit Europian, Nicolas Bay, përfaqësues i ekstremit të djathtë, ka bërë deklarata tepër të rënda fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe besimeve tona fetare, duke cënuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, si komb autokton në Kosovë.
Është një akt i rëndë, që nuk mund të kalohet kurrësesi në heshtje, adresimi nga një anëtar i PE ndaj Qeverisë së Kosovës si një “zgjatim i mafias shqiptare dhe i shtetit të islamizuar shqiptar”, shoqëruar me akuza haluçinante për spastrim fetar të minoritetit serb në Kosovë, të cilët janë të mirë-përfaqësuar në Parlamentin, Qeverinë dhe pushtetin vendor të Kosovës.
Do t’i kërkojmë zyrtarisht Parlamentit Europian, që në respekt të rregulloreve të veta kundër rracizmit dhe anti-diskriminimit të dënojnë urgjentësisht këto deklarata të papërgjeshme dhe marrjen e masave disiplinore e ligjore ndaj këtij anëtari të Parlamentit Europian, si nxitës i urrejtjes dhe diskriminimit etnik e fetar.
Kujtoj se Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti Europian kanë nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët kundër rracizmit dhe ksenofobisë, për “nevojën e parandalimit të të gjitha formave të diskriminimit”. Deklaratat e këtij anëtari të Parlamentit Europian janë rasti që Bashkimi Europian të tregojë se rregullat zbatohen dhe respektohen njëlloj nga të gjithë.
Vërejmë me shqetësim se rublat vazhdojnë të frymëzojnë dhe sponsorizojnë qëndrime të tilla ndaj shqiptarëve, njëlloj sikurse ka ndodhur edhe me Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport tërësisht të pavërtetë të deputetit Dick Marty”, shkruan Balla.
...nje te verrete qe e di cdo shqiptar me gjak shqiptar.
Cilen te vertete o idiot. Nese do ishe vertet shqiptar ti do te te vlonte gjaku nga indinjimi per gjithe keto fyerje, por nuk je, me zemer jo qe jo.
Ekstremi i djathtë francez është hapur fare kundër kombit shqiptar. Partia e Lë Penit është pro Rusisë dhe Serbisë. Dhe nuk ështê hera e parë që eurodeputetë të ekstremit të djathtë apo të ekstremit të majtë kanë mbrojtur Millosheviçin dhe politikën e tij tê pastrimit etnik të Kosovës.
Sepse propaganda ruse dhe serbe ka kohe qe gelon dhe ka qene mese e sukseshme. GJithandej shqiptaret njihen si kriminela, trafikante droge etj Vijne ne Shqiperi pavaresisht se nuk kane prova direkt thone qe shtepite jane ndertuar me para te vjedhura, pallatet me para te droges, makinat Benz etj jane vjedhur. E verteta eshte qe ka patjeter raste te tilla si ato me lart, po nuk eshte i gjithe populli kriminel, dhe deri tani as ne si individe shqiptare as politikanet tane nuk kane bere ndonje pune te madhe per ta ndryshuar nuk por them gje per politikanet e supozuar te djathe dhe ate te pseudolirise se ata gjithe punen qe kane bere dhe bejne ka qene dhe eshte kunder dhe ne dem te shqiptareve nuk ka si te ishte ndryshe kur kane qene spiune e agjente te huaj. Pse ka serish humbameno qe i votojne nuk arrij ende ta kuptoj. Kur do kemi nje opozite dinjitoze qe e do kete vend dhe e ve qeverine me shpatulla per muri per politikat e brendshme dhe financiare por qe ka nje front te perbashket me qeverine per politikat e jashme, te gjitha keto ne te mire te kombit nuk e di, por mezi po e pres ate dite.