
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Samitin për procesin e Berlinit nuk la pa përmendur akuzat e sekretares së brendshme britanik Suella Braveman e cila duke akuzuar shqiptarët ngriti alarmin për emigrimin e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Rama tha se në Britani shqiptarët janë integruar, duke shtuar se Britania duhet të mësojë nga Gjermania për menaxhimin e situatave të tilla.
“ Gjermania vite më parë pati një problem të ngjashëm, me njerëz nga rajoni ynë, por edhe nga Shqipëria shkuan dhe nuk dëgjova asnjë politikan gjerman të flasë për pushtim nuk dëgjova një ministër të brendshëm të flasë e të thotë që shqiptarët janë kriminelë e të sjellë kriminel.
Pashë një respekt për shqiptarët dhe për të ecur në mënyrë konkrete dhe duke i dhënë fund asaj trazie në mënyrën më dinjitoze dhe më të respektuar. Ndaj në vend që të ndizej një narrativë e çmendur pushtuesish dhe gangsterësh përfaqësuesit britanik duhet të vijnë në Gjermani e të ndreqin problemet e veta. më duhet të kujtoj se qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë të ligjshëm.
Nëse ka problem mes Kanalit dhe Francës le të gjejnë një zgjidhje, ne jemi të lumtur të bashkëpunojmë, por nuk do ta pranojmë këtë retorikë. Shqiptarët janë të integruar në Britani, dhe nuk janë miliona. Ka një 1200 drejtues biznesesh që janë shqiptarë, ka akademikë të mirë respektuar kur vjen fjala për kriminelët në burgjet britanike janë më pak se 1 %. Të flasësh për gangsterë tingëllon si një britmë nga një çmendinë”, tha Rama.
Po ti je pishtar, ti je Lider Global,lol = Hajt tash jepi ene drejten e votes emigrantit, ta mban bitha! Po pse ikin keta te cmendur nga parajsa Rama, nuk e kuptojme na....
Qëndrimi i Ramës të kujton shprehjen "Dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë".
Si thua ti kari anonim ti mbroje Rama shqiptaret apo te rrije si ai ithtari yt si koqe para nderkombetareve?Mund te jete cfare te doje por nuk ka komplekse dhe sdo tja dije ke ka para.Vetem humbamenot rrine si dhi e zgjebosur dhe ti je nje prej tyre.
Komuniteti shqiptr ne gjermeni ka truguar qe eshte nje komunitet puntor dhe paqe dashes prandaj dhe respektohet nga qeveria gjermane
E degjova ne Newsnight ramen dje. Perfect! Keta kapen pas shqiptareve,kur dihet qe krimi atje drejtohet nga vete anglezet dhe irlandezet,qe bejne ligjin gjithekund.Sidomos irlandezet qe drejtojne gjithcka dhe mafiet e tjera qe jane shume te fuqishme dhe shume te organizuara.Keta kapen pas krimit shqiptar qe perben pjesen me te vogel te krimit atje dhe kryesisht ne Canabis,qe pihet hapur dhe mbillet hapur ne te gjitha shtepite e profesoreve te Cambridge dhe Oxford.
Po se ne angli shkoj ne te rinjt qe pertoj ne bejn shkoll e i bien per shkurt
Sa mire iua ben Rama me menyren si ju flet
Mos po fliste me vete, o olta?
Shpresojme me te miren per vendin tone
Edi Rame o Edi Rame Une per ty kom simpati Ja bone inglizit Tete me dy
Kryeministri qe na perfaqeson te gjitheve
Ta kuptojne mire ata qe na konsiderojne kriminela kur ndertojme shkollat ku femijet e tyre shkollohen