“Procesi i Berlinit”, liderët e Ballkanit Perëndimor firmosin 3 marrëveshje

3 Nëntor 2022, 12:38Politika TEMA

“Procesi i Berlinit”, liderët e Ballkanit Perëndimor

Gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë firmosur këtë të enjte 3 marrëveshje të ndryshme si pjesë e samitit të “Procesit të Berlinit”. Bëhet fjalë për marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Në samitin e “Procesit të Berlinit” fokusi ka qenë kriza energjetike dhe mënyrat alternative që duhen gjetur për ta siguruar atë. Përveç krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor atje merr pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Mishel. Mikëpritës i këtij samiti është kancelari Olaf Scholz.

-Lëvizja e lirë brenda 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Pas nënshkrimit, mund të lëvizet vetëm me karta identiteti brenda rajonit. Aktualisht Shqipëria e ka këtë marrëveshje vetëm me 3 vendet që bëjnë pjesë në Ballkanin e Hapur, por tashmë kjo lëvizje do të mundësohet vetëm me karta identiteti edhe në 3 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

-Njohja e diplomave reciproke mes 6 vendeve të rajonit

-Punësimi i profesioneve të lira: Marrëveshja e tretë ka bëjë me disa profesione që janë kategorizuar si profesione të lira. Pas marrëveshjes, kjo kategori profesionistësh do të mund të punësohet lehtësisht në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor

22 Komente

  1. Roberto

    Po Kosova?? A ishte Albin Kurti i pranishem ne kete samit te Open Balkan apo refuzoi si gjithmone??? Na jepni nje lajm me te sakte se nuk po na ze gjumi naten dhe nese Albini do jete i pranishem do bejme dasem te madhe. Hahjaaaaaaha.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      nuk eshte per open ballkan o gyzel i ram jevgut meso te lexosh.

      Përgjigjjuni
      1. R
        RKS

        Oo Roberto idioti, Kosova dhe dy shtete tjera të Ballkanit perendimor ka tre vjet që e përsërisin se nuk ka alternativ ndaj Procesit të Berlinit dhe Tregu të përbashkët Rajonal dhe zavendim të Berlinit me Beograd. Ballkani i Hapun osht nji qenef serbistani. Anomalia ishte që jashtëqitjet e dy vendeve tjera t'Ballkanit perendimor pranuen me hi n'agjenda serbe. Projekti i Beogradit i Ballkanit të Hapun ishte pikërisht për ta minue kët proces t'Berlinit dhe për me e largue rolin europian si dhe prishja e balancën ndërshtetnore te 6 shteteve. Tash me Ballkanin e Hapun ka me u fshi bytha kurse jashtëqitje që e mbeshteten meritojnë gropën septike ku tashme veç e kanë sigurue n'kalendarin e historisë . Dasmen mos e bo për Albini por boje për vetën tande. Apo se ki problem udhëheqjen tuej nga Beogradi???

        Përgjigjjuni
      2. s
        spartak

        Hajt për hajër ishallah , po si t'ia bëjmë, që këto profesione i duan ma shumë edhe ato të BE-së , dhe nga pagesat që kanë, s'ka për të mbet gjë për dhëmb në Ballkan. E sa për lëvizjen e lirë s'e kemi problem hiç . Ja kemi marrë dorën asaj pune ka 32 vjet: Me Viza, pa Viza ; Me Pasaporta e pa Pasaporta : Me Karta e pa Karta Identiteti; Me Gomone e pa Gomone ; Me Aviona e pa Aviona ; Me Autobuza e pa Autobuza ; Malit e Fushës ; prandaj hiç mos na kenë dert, kur thonë Kosovarët . Tung.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Neutrino

          Pse ka profesion arkitekt në Shqipëri?

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liridon

            te gjitha marreveshje qe ndikojne shume tek ekonomia e shqiperise , respekte

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jori

              Tani ne e kemi me te thesht per te levizur ne te gjithe ballkanin bravo

              Përgjigjjuni
              1. K
                Koli

                Vertet per tu lavderuar Rama ka bere shume levizje politike te sakta dhe qe kan shume interes nderkombetar

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Titii

                  Nje arsyje akoma me e fort pse arsimi Po ndryshon dhe po behet shumher me I mire sec ishte me perpara

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    AI

                    Po kush jane kto vende o tema..ju kane ikur dhe ju gazetaret merrni nga Bangladeshei...

                    Përgjigjjuni
                    1. n
                      nardi

                      Levizja e lire eshte nje nga marreveshjet me te mira dhe me produktive brenda ketyre 6 vendeve te ballkanit

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        lafter

                        Sa mire edhe per ne qe do na njihet diploma ne keto 6 vende.Marreveshje goxha te rendesishme

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          petrit

                          OOO sa mireee qenka tani qe na njihet diploma edhe ne keto vende

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Esi

                            Nje arritje e madhe kjo per arsimin

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gerti

                              Kemi besim te ju sepse asnjehere sna zhgenjeni

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Egi

                                Te gjitha keto marveshje do ndikojne pozitivisht ne vendin ton

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Siar

                                  Gjithmone nga keto takime kemi pasur marreveshje me shtetet e kjo eshte merite vetem e kryeministrit tone

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kevi

                                    Prandaj me pelqen ky rama se ben takime te cillat sjellin vetem te mira per vendin ton

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kosovari

                                      Me kete levizje te lire ne ballkan ,a ka firmosur Kurti -Osmani ? se bene namin per Open Ballkan ,tani i bie qe Serbet te hyjne ne Kosove pa problem ,kurse Kosovaret se kane patur problem se kane dhe pasaporte Serbe , kur do dalin ne konference shtypi kjo dyshe Kosovare anti Shqiptare e Amerikane

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dea

                                        Rama eshte lider vizionar i cili ka fituar besimin e te gjitheve dhe mban marredhenie te mira me lideret e tjere

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Roberto

                                          Po mire mor Detar bilbil gjyzar ti vertet "di te lexosh" ndersa une nuk di por ti nuk di akoma te kuptosh se Open Ballkan eshte nisme qe ka dale dhe mbeshtetet nga Procesi i Berlinit. Aty u krijua dhe Open Ballkan. Pastaj sipas jush levizja e lire ku do ndodhe ne Ballkan apo gjetke??? Duhet ta kuptosh jo vetem ta lexosh o Detar dhe ti o Kosovar.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. b
                                            besja

                                            alamet marrveshje, po keto me serbine i kishim se jane firmos njehere ne kuader te open ballkan

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje