“Politika të dështuara për kufijtë dhe krimin! Britania po bëhet si një çmendinë”/ Prestigjozja britanike jehonë deklaratave të Ramës

3 Nëntor 2022, 12:03Politika TEMA

“Politika të dështuara për kufijtë dhe krimin!

Britanikja “Daily Mail” i ka bërë jehonë komenteve dhe deklaratave të bëra për BBC të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që ka akuzuar Sekretaren e Brendshme Suella Braverman për ‘demonizimin’ e shqiptarëve me një gjuhë ‘thjesht ksenofobike’ pasi ajo tha se shumë shqiptarë që zbarkojnë në Kent me gomone nuk janë azilkërkues të vërtetë por po bëjnë lojëra me këtë sistem.

Edi Rama pretendon se Britania po bëhet një ‘çmendinë’ dhe akuzoi Sekretaren e Brendshme për ‘gjetjen e kokave të turkut’ kur ‘politikat e dështuara’ janë fajtore për krizën e migracionit, duke paralajmëruar se Britania duhet ta trajtojë vendin e tij me ‘respekt’ nëse dëshiron të vulosë një marrëveshje për kthime të shpejta të shqiptarëve në atdhe.

“Rama, i cili ka qenë kryeministri i Shqipërisë që nga viti 2013, tha se ishte ‘çmenduri’ të fajësosh vendin e tij për problemet e emigracionit dhe krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se ishte ‘i neveritur’ nga gjuha e Sekretares së Brendshme këtë javë kur ajo pretendoi se kishte një ‘pushtim’ të Anglisë nga migrantët që kalonin Kanalin Anglez”.

Rama tha: ‘Ka të bëjë me gjetjen e kokave të turkut dhe fajësimin e të tjerëve. Ndërsa është shumë e qartë, edhe nga Tirana, e cila nuk është aq afër Londrës, se bëhet fjalë për politika të dështuara, nuk bëhet fjalë për shqiptarë, as alienët apo gangsterët, por për politikat e dështuara për kufijtë dhe për krimin.’

Sekretarja Braverman ka veçuar shpesh azilkërkuesit shqiptarë në fjalën e saj pasi numri i tyre që kalonin Kanalin me gomone u rrit shumë.


Ajo gjithashtu ka menduar të negociojë me Shqipërinë për të larguar më shpejt azilkërkuesit shqiptarë që nuk do të pranohen nga Britania e Madhe, por kjo marrëveshje tani mund të jetë në rrezik për t’u zbatuar.

Sekretarja e Brendshme tha të hënën: ‘Nëse Laburistët do të ishin në krye, ata do të lejonin të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend, ata do të lejonin të gjitha gomonet të vinin në MB, ata do të hapnin kufijtë tanë dhe do të minonin totalisht besimin e popullit britanik në kontrollin e sovranitetit tonë”.

Ajo tha gjithashtu se Britania e Madhe kishte parë një ‘rritje të numrit të të ardhurve shqiptarë’ dhe tha se ‘shumë prej tyre kam frikë të them se abuzojnë me ligjet tona moderne të skllavërisë’, duke shtuar:

‘Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta. Dhe është shumë e vështirë të shihet se si kërkesat për azil mund të jenë me të vërtetë kërkesa legjitime për azil’.

Edi Rama tha se Mbretëria e Bashkuar ka qenë një fener për botën për sa i përket integrimit të njerëzve që vijnë nga jashtë – por tani pretendon se ka një kulturë për të ‘gjetur kokat e turkut’ gjatë krizës së migracionit, kur ‘politikat e dështuara’ janë fajtore për këtë situatë.

Ai tha për Newsnight të mërkurën mbrëma se këto ishin ‘fjalë të çmendura’ dhe tha se kjo lloj gjuhe nxit ksenofobinë dhe shkon kundër ‘traditës britanike të integrimit të pakicave’.

Ai ka pohuar se shqiptarët në MB ‘punojnë shumë dhe paguajnë taksa’.

 “Mendova se erdhi një pikë ku ishte e pamundur të mos reagoja sepse ishte vërtet një siklet për qytetërimin tonë të dëgjonte të gjitha llojet e fjalëve të çmendura që hidheshin në ajër si normaliteti dhe ‘pushtimi’ ishte kulmi. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kokave të turkut dhe fajësimin e të tjerëve. Ndërsa është shumë e qartë, edhe nga Tirana, e cila nuk është aq afër Londrës, se bëhet fjalë për politika të dështuara, nuk bëhet fjalë për shqiptarë apo alienët apo gangsterët, por bëhet fjalë për politika të dështuara për kufijtë dhe për krimin”.

I pyetur se çfarë mund të jetë pasoja e kësaj gjuhe për shqiptarët e vendosur në Britaninë e Madhe, ai tha:

“Nuk vjen për mirë. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion, nuk është gjë tjetër veçse të nxisë ksenofobinë dhe të shënjestrojë, të veçojë komunitetin dhe praktikisht të shkojë krejtësisht kundër traditës së madhe britanike të integrimit të pakicave. Britania ishte një model për këtë dhe tani po bëhet, nuk e di, si një çmendinë. Unë nuk jam aspak i zemëruar. Unë jam një admirues i madh i Mbretërisë së Bashkuar. Unë kam miq që jam i privilegjuar t’i kem atje dhe admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por unë me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë.”

I pyetur nëse do të ishte i lumtur të punonte me qeverinë dhe agjencitë e Mbretërisë së Bashkuar për të goditur bandat e trafikut, ai tha se vendi i tij tashmë punon me agjencitë e Mbreterise se Bashkuar.

“Nuk janë profesionistë të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar. Problemi është kjo retorikë politike e marrëzive”, tha ai.

Sipas Daily Mail, komentet e Rames dukej se rrezikonin një projekt midis Home Office  dhe Tiranës për të ngritur një program largimi ‘të shpejtë’ për emigrantët shqiptarë qe nuk do te perfitojne azil.

I pyetur në lidhje me komentet e Ramea të mërkurën në mbrëmje, ministri i imigracionit Robert Jenrick tha se Mbretëria e Bashkuar duhet t’i japë përparësi strehimit për njerëzit në ‘rrezik të vërtetë’.

Ai i tha Sky News’ : “Dua të kem një marrëdhënie konstruktive dhe produktive me miqtë tanë shqiptarë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Por është e saktë që një e katërta e njerëzve që kanë ardhur me gomone kanë ardhur nga Shqipëria këtë vit dhe NCA, organizata jonë kombëtare e krimit, ka thënë se një pjesë shumë e konsiderueshme e krimit të rëndë të organizuar vjen nga këta individë. ‘

Një marrëveshje e ‘kthimet e shpejta’ me Shqipërinë u njoftua nga ish-sekretarja e Brendshme Priti Patel në gusht.

Zyra e Brendshme tha se shqiptarët që kërkuan azil këtu do t’u trajtohen rastet ‘menjëherë’ dhe ata që nuk kanë të drejtë të jenë në MB do të largohen ‘sa më shpejt të jetë e mundur’.

18 Komente

  1. k
    k

    Britania është shtet demokratik dhe liberal. Rama meqe qenka kaq i mençur, të Pyesni veten pse shqiptaret largohen, pse korrupsioni është galopant, pse është vend droge dhe Mos japi leksione nga moçali Ku jeton.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maverick

      Po k…ri po!!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Politikat e deshtuara te Britanise Madhe- Edvin Ra

        Rama ne krye te vendit me te perparuar dhe te zhvilluar te Evropes ka nevoje per refugjate.Por refugjatet vertet do kthehen nje dite kur te mesojne qe Rama nuk do merret me me ekspozita pikturash.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zen

          Ne nje shtet demokratik nuk ka vend per ksonofobi aq me teper kur vjen nga India apo Pakistani. Mos na jep mesime demokracie se Evropa I ka jetuar ne kurriz mène shume se familja indiane e kryeministrit britanik. Ne Indi vazhdojne te ekzistojne kastat dhe shqiptaret nuk mund te konsiderohen si skllever indiane.

          Përgjigjjuni
          1. b
            ben

            sakte

            Përgjigjjuni
          2. E
            Emigranti

            Rama, ashtu si seksetaret e tij.....ka ik nga "qendra"....do çentrim! E ka katandisur administraten me kurva dhe halabak....e shkon neper "glob jep mendje lart e poshte....pa ia kerkuar njeri!

            Përgjigjjuni
          3. K
            Koli

            Idjotlliqe shume rraciste ajo sekretarja e re dhe shume e pa edukat

            Përgjigjjuni
            1. A
              Armand

              Po mir mo ka then Ram se sdin ku kan koken ata edhe ndrojn kryeministrat cdo dy jav sja ka fajin nj ri se na can trapin jan kap shqiptaret shqiptaret me mulu budalliqet e paaftsin e vet

              Përgjigjjuni
              1. *
                *****

                Ju lutem evitojeni shprehjen "koka turku" ; sidomos ne tema ne tilla. Eshte nje konjcation negativ qe bie ne kundeshtim me idete te cilat argumenti perfaqeson. Sekretarja Braveman flet per nje lloj pushtimi qe ka filluar vite me perpara qe atehere kur prinderit e saj erdhen nga India ne vitet 1960. Do te demonizoj shqiptaret qe ato vende pune qe jane bosh ne Britani ti zevendesoj me kushurinjte dhe fisin e vet ne Indi.

                Përgjigjjuni
                1. b
                  ben

                  sakte

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Mandi

                  Ju nuk doni as nje vend normal qe zdo ti doni as shqiptaret

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tiku

                    Po ik moj te qifsha racen...ke goje e flet per shqiptaret ti

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      latif

                      Po kushedi do ta kete qir naj shqiptar kete dhe e ka len dhe i ka thy zemren dhe kjo del e ben si kare

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sindi

                        Sekretare e paafte me vjen keq qe flet ne kete menyre po ca mund te presesh nga keto aman

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Genci

                          Qenkan vertet te paturp kta ,shqiptaret Ngelen duke punuar andej ndersa kjo thot kto fjal per ne

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Komunist me Rolex

                            Daily Mail është tabloid me gossip baxhella si trei kekvina etj si Tema jo media prestigjoze, jane The Guardian, Times etj media ne UK

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              SW7

                              Daily Mail lexohet nga ata qe ta bejne jeten Ferr ne rruge nga Racistet dhe anglezet anti evropian Mos e nenvlereso.The guardian eshte gazete e majte dhe The Times eshte Gazete e Racistit Murdoch qe ka Sky dhe Sky news jane ata qe nxorren angline nga BE.dikur shanin Polaket,pastaj,Rumunet tani Shqiptaret.nje italian me thoshte aty nga 93 qe flisnim ne Londer qe ne vitet 50 shkruanin ne Mure qe italianet jane Qen por Qen te zi dhe nuk i linin te hypnin ne Pub.njesoj edhe me irlandezet.anglezet jane komb protestant dhe passive aggressive,shume here me Raciste se gjermanet.Kur anglezet kapnin tokat e te tjereve quhej Kolonizim,tani qe te tjeret Po kapin tokat e anglezeve quhet pushtim.fare e keqe anglezi dhembe verdhe.vetem Irlanda i uli ne gjunje deri sa iken si te dhier .

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                E17

                                Daily Mail si e djathte i kundervihet premtimeve per Emigracion te rralluar dhe kritikon qeverine qe nuk mban premtimin. Te tjerat si The Guardian, The Times- jane te majta, bolshevike. Anej nga Shqiperia me afer tyre a TemA e Meros, si Zeri i Popullit njiheri. Njashtu, tash pysni Edin pse qunat e Hasit nuk shkojne me avion ne parajsen Kukes......ose Surrel...

                                Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje