Dosja 'Partizani' - Spahiu: Shumica e demokratëve janë ish-pronarë, por Berisha s’ua ktheu pronat siç bëri me dhëndrin

18 Shtator 2024, 14:53Politika TEMA
Dosja 'Partizani' - Spahiu: Shumica e demokratëve janë

Juristi Kreshik Spahiu u ndal te privatizimi i ish-kompleksit Partizani. Spahiu tha gjatë intervistës së tij në Report Tv se demokratët janë ish-pronarë tokash, por Berisha nuk ua ka kthyer siç bëri me dhëndrin e tij duke e privilegjuar.

“Çdo militant e di tani që Berisha nuk është i varfër, pra ai njeriu me një apartament. Tani të gjithë e dinë që ai i ka një familje të pasur, që ndërton kulla.

Nga një tokë 2 mijë metra ndërton 18 pallate. Berisha i 2005-së ndryshon shumë nga ai i 2024. Madje slogani i 2005 ishte me duar të pastra.

U rikthye në pushtet se besuan se ishte më i ndershëm nga Fatos Nano. Shumica e demokratëve janë ish-pronar dhe si kanë marr pronat e tyre.

Pra Berisha ka qenë selektiv. A ka privilegjuar ai çdo pronar si ka bërë me dhëndrin e vetë? Nuk e ka bërë”, tha Spahiu.

1 Komente

  1. T
    Toni

    O njerez nuk ka ish pronar tek fusha aviacionit , ish pronarve gjysherve te ktyre me dimiq ja bleu token me florinj ne dor italia fashiste , kta jan te xhveshur nga xhdo pron , kta duan gjalpin dhe leket , toka esht shtetrore esht kosideruar private per abuzim me pronat e shtetit , per kte tjetersim ky zagari saliu duhet te shkoj ne burg .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje